Connect with us

Lajme nga vendi

Plani Gjeneral Urbanistik për Tetovën miratohet në vitin 2026

Published

on

Plani Gjeneral Urbanistik për komunën e Tetovës pritet që të sillet në vitin 2026.Kështu ka deklaruar kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami, gjatë një brifingu me gazetarë. Sipas Kasamit, përzgjedhja e disa modaliteteve e ka stërzgjatur këtë proces. Kreu I komunës së Tetovës sqaroi se fillimisht ka pasur dakordësi me ish pushtetin qendror që 50 përqind e planit të financohet nga Agjencioni Shtetëror për Planifikim dhe 50 përqind e financimit të jetë nga Ministria e Transportit, por ky proces ka dështuar sepse Ministria e Transportit është tërhequr.Deklara Ndryshe, komuna e Tetovës vazhdon të funksionojë pa Plan Gjeneral Urbanistik prej vitit 2003, ndërsa ka pasur një ndryshim në vitin 2013, por që atëherë e këndej nuk është arritur që të përpunohet dhe pastaj të miratohet ky plan. Nga komuna e Tetovës, respektivisht nga Sektori i Urbanizmit në komunën e Tetovës kanë bërë të ditur se pritet që hapësira aktuale prej 1100 hektarëve të zgjerohet në 1300 hektarëve.Kjo do të mundësonte zgjerimin e hapësirës për ndërtim por në pjesë periferike të qytetit të Tetovës. TV KOHA

Lajme nga vendi

MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Published

on

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.

Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.

“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

Published

on

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

Published

on

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat