Lajme nga vendi
Takimi Durmishi- Bolat: Thellimi i bashkëpunimit të lidhjeve ekonomike ndërmjet Maqedonise së Veriut dhe Turqisë, është prioriteti jonë
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot është takuar me ministrin e Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, i cili ndodhet për një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut. Në takimin që u mbajt në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, të dy ministrat diskutuan për marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe për zhvillimin dhe thellimin e këtyre marrëdhënieve.Siç theksoi ministri Durmishi në këtë takim, Republika e Turqisë është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm tregtarë dhe një vend që vazhdimisht investon në ekonominë e Maqedonisë në sektorë të ndryshëm si një partner strategjik investues.“Të dhënat e shkëmbimit tregtare tregojnë se Republika e Turqisë vitin e kaluar u rendit e 7-ta në listën e vendeve me të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut ka vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar. Shpresoj që në periudhën e ardhshme ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë”, tha Durmishi në takim dhe shtoi se në dhjetë muajt e parë të vitit 2024, këmbimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë arrin në 747.5 milionë euro, që është një rritje prej 10.4% krahasuar me 10 muajt e parë të 2023Ministri Durmishi nënvizoi se investimet turke në Maqedoni gjithsej janë rreth dy miliardë euro. Investitorët turq përbëjnë 38 për qind të totalit të investimeve të huaja në vend. Turqia është partneri ynë i pestë për sa i përket investimeve dhe i shtati për sa i përket tregtisë.Në takim u theksua se bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është i mirë, por kapacitetet nuk shfrytëzohen sa duhet. Duhet të punohet për ndërlidhje ndërmjet kompanive të vogla dhe të mesme në pothuajse të gjithë sektorëtPalët në këtë takim iu referuan edhe për mundësive për bashkëpunimit mes dy vendeve, ku një herit u bë apel për rritjen e investimeve.Dy ministrat diskutuan edhe për pjesëmarrjen më të madhe të kompanive turke në projektet e infrastrukturës dhe energjetikës maqedonase me qëllim të rritjes së Sektori i Koordinimit të aktiviteteve të ministrit Сектор за координација на активностите на министерот
investimeve në Maqedoninë e Veriut.
![]()
![]()
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

