Lajme nga vendi
BDI: Të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja ndaj shqiptarëve dhe mungesa e vullnetit për bashkëjetesë
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese për media ka shprehur shqetësimet e saj rreth situatës së krijuar pas refuzimit të presidentes Siljanovska për të nënshkruar dekretin për licensat në të dy gjuhët.
“Në frymën e ditëve të festës, përmbahemi nga retorika e ashpër, por nuk mund të mbetemi të heshtur përballë agresionit të shtetit ndaj vlerave tona kolektive.
Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga urrejtja e vazhdueshme, nga mungesa e vullnetit për bashkëjetesë, nga përpjekjet e pandalshme për të shtypur gjuhën shqipe dhe për të zhvlerësuar shqiptarët në këtë shtet tonin të përbashkët.
Ata që mendojnë se do të rriten duke rrënuar fqinjët e tyre, bashkëqytetarët e tyre, janë në një iluzion të madh – askush nuk është bërë më i madh duke nënçmuar tjetrin, përkundrazi…
Jemi të zhgënjyer edhe nga heshtja e atyre bashkëqytetarëve që shohin, por nuk reagojnë. Kjo nuk është vetëm një çështje e shqiptarëve, kjo është një çështje e vlerave të këtij shteti.
Ajo që ne si shqiptarë e kemi të shenjtë – gjuha jonë, dinjiteti ynë, pjesëmarrja jonë e barabartë në këtë vend – nuk mund të jetë vazhdimisht një objektiv agresioni pa pasoja për shtetin në tërësi.
Në prag të festave të Krishtlindjeve, të gjithë besimtarëve ortodoksë u urojmë paqe, harmoni dhe ngrohtësi në familjet e tyre.
Vlerat e vërteta nuk maten me atë se sa ulet tjetri, por me atë se sa mund të rritemi së bashku, me respekt dhe mirëkuptim.
Bashkëjetesa nuk është dobësi, por forcë. Ndryshimet nuk janë pengesë, por pasuri.
Të gjithë qytetarëve u urojmë festa të mbushura me mirësi dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, thuhet në kumtesën e BDI-së.
Lajme nga vendi
Vrasja në Tetovë, MPB jep detaje të reja

SPB Tetovë sot ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi ditën e diel në Tetovë. Nga atje thonë se për rastin janë kryer bastisje në disa lokacione, me çka janë ndaluar katër të dyshuar.
“Më 11.08.2025, në periudhën prej orës 12:50 deri në orën 15:00, në fshatin Gajre të Tetovës, në bazë të urdhrit të gjykatës dhe në lidhje me shkëmbimin e zjarrit që ndodhi më 10.08.2025 në Tetovë, është kryer bastisje në disa lokacione në fshatin Gajre të Tetovës, ku u gjetën sende me interes për hetimin.
Gjatë bastisjeve, u arrestuan dy femra, A.M. (41) dhe E.M. (19), si dhe dy të mitur të moshës 15 dhe 17 vjeç, të gjithë nga fshati Gajre.
Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit dhe për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit”, thonë nga SPB Tetovë
Lajme nga vendi
VLEN: Bujar Osmani në OSBE, me Serbinë kundër Kosovës

VLEN sot ka akuzuar BDI-në se po tenton ta paraqesin mandatin e Osmanit si Kryesues i OSBE-së si një triumf diplomatik, ndërsa, sipas tyre, situata është krejt ndryshe.
“Gjatë presidencës së tij në OSBE, Bujar Osmani shpesh mbajti qëndrim që u përputhej me interesat e Beogradit, duke qenë të dëmshme për Kosovën, partnerin tonë më të afërt dhe më të rëndësishëm në rajon. Në vend që të mbronte parimet e drejtësisë dhe vetëvendosjes, ai ndoqi linjën e diplomacisë serbe, duke shmangur të mbajë një qëndrim të qartë kundër politikave agresive të Serbisë ndaj Kosovës.
Mbi identitetin e “de-eskalimit”, Osmani sugjeroi zgjidhje që minuan sovranitetin e Kosovës: mohuan vullnetin demokratik të qytetarëve dhe mundësuan krijimin e strukturave paralele që janë në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit.
Pikat më shqetësuese nga veprimi i Bujar Osmanit ndaj Kosovës janë: Kërkoi dorëheqjen e kryetarëve të komunave të zgjedhur në mënyrë legjitime, duke cenuar procesin demokratik vetëm sepse rezultatet nuk i leverdisnin Serbisë.
Kushtëzoi që Kosova të tërhiqej nga forcat e saj të sigurisë në territorin e vet, ndërsa për Serbinë kërkonte vetëm “ulje simbolike të gatishmërisë luftarake”, duke cënuar parimin e barazisë dhe veprimit sovran.
Përplasja e rolit të OSBE-së si ndërmjetës për proceset zgjedhore, sikur Kosova nuk ishte një shtet i pavarur e funksional me institucione dhe mekanizma zgjedhorë të vetë.
Deri sa Kosova kërkonte mbështetje për pranimin në organizata ndërkombëtare dhe për parandalimin e veprimeve destabilizuese të Serbisë në veri të vendit, OSBE-ja nën drejtimin e Osmanit shpesh heshti ose dërgoi mesazhe tepër të zbutura, interpretuar nga Beogradi si dritë jeshile për të vazhduar provokimet”, thonë nga VLEN.
Nga VLEN shtojnë se kjo është një shembull i nënshtrimit diplomatik, ku interesi personal dhe partiak i BDI-së erdhi përpara Kosovës, shqiptarëve dhe stabilitetit rajonal.
Lajme nga vendi
Mickoski: Pjesëmarrja e kandidatëve të pavarur nuk mund të rregullohet me udhëzim të KSHZ-së – do veprojmë sipas ligjit

Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë do të zhvillojnë një takim me ekspertë juridikë, të cilët pretendojnë se pjesëmarrja e kandidatëve të pavarur në zgjedhje nuk mund të rregullohet me udhëzim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).
Pas takimit, siç paralajmëroi kryeministri, do të ndërmerren hapa përkatës, të cilët do të jenë në përputhje me ligjet.
“Ministria e Drejtësisë do të ketë një takim me një pjesë të këtyre ekspertëve, po presim të shohim mendimin e tyre dhe pastaj të ndërmarrim një hap të tillë, përndryshe do të veprohet sigurisht sipas ligjit. Nuk do të veprohet jashtë ligjit”, tha Mickoski gjatë vizitës në Klinikën Universitare të Urologjisë.
Dje, Mickoski deklaroi se shfuqizimi i udhëzimit të KSHZ-së nga viti 2024 për procedurën e mbledhjes së nënshkrimeve nuk e cenon procesin zgjedhor për zgjedhjet lokale. Ai theksoi se KSHZ ka detyrim ligjor të sjellë një udhëzim të ri, dhe se si do të jetë ai, varet nga vetë Komisioni.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve