Connect with us

Lajme nga vendi

Lidhja e Sindikatave në Maqedoninë e Veriut kërkoi ndryshimin e Ligjit për Mobing

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të mbetet çështje e hapur ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen nga ngacmimet në vendin e punës apo miratimi i një ligji të ri, ndonëse iniciativa për ndryshime ka nisur para tre viteve, transmeton Portalb.mk.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut, në një deklaratë për MIA, tha se ka filluar procedura për analizimin e nevojës për hartimin e ligjit të ri dhe se është formuar grupi punues, por deri më tani askush nuk i ka ftuar.

“Praktika ka treguar se zgjidhjet ligjore nuk kanë ofruar një kuadër ligjor të kënaqshëm për mbrojtje efektive nga ngacmimet në vendin e punës. Për këto arsye, tre vjet më parë filloi një procedurë për të analizuar nevojën për hartimin e një ligji të ri, LSM ka përfaqësuesin e saj në grupin e punës, por për arsye të panjohura, grupi i punës nuk është thirrur për të dhënë mendimin e tij dhe të vazhdojë me punë”, thonë nga LSM.

Ata theksojnë se zbatimi i ligjit të miratuar në vitin 2013 ka treguar se ekziston nevoja për përmirësimin e dispozitave dhe përshtatjen e tyre me standardet ndërkombëtare të punës.

Që nga viti 2013, janë bërë 25 ankesa në LSM për ngacmimet në vendin e punës.

Advertisement

Në vitin 2024, dy persona kërkuan ndihmë nga LSM.

Në vitin 2024 Portalb.mk kreu një anketë për shqetësimet në vendin e punës në sektorin publik në Maqedoninë e Veriut. Nga 45 persona që u përgjigjën në anketë, 24 janë shprehur se kanë përjetuar shqetësime verbale, fizike dhe gjinore në vendin e punës. Megjithatë, këto raste nuk i paraqesin për shkak të frikërave të ndryshme personale, politike dhe të tjera. Prokuroria dhe Ministria e Brendshme nuk kanë statistika për ngacmimet në vendin e punës. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut edhe atëherë theksoi se praktika ka treguar se zgjidhjet ligjore nuk ofrojnë kuadër ligjor të kënaqshëm për mbrojtje efektive nga ngacmimet në vendin e punës.

Advertisement

Lajme nga vendi

S’dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga Ipard 3! Tripunovski: Monitorojmë çmimet e plehrave artificiale

Published

on

Nuk dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga programi IPARD 3. Komisioni Evropian nuk ka dhënë afate konkrete për shqyrtimin e raportit që qeveria e Maqedonisë e dorëzoi lidhur me skandalin e korrupsionit me drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Ile Stoilev, që çoi në pezullimin e pagesave.

Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, në emisionin Biznis 21 tha se në takimin në Bruksel kërkuan që raporti të shqyrtohet sa më shpejt, por nuk morën përgjigje konkrete, vetëm një sinjalizim që do të merret në shqyrtim.

“Diskutuam për raportin e dorëzuar, që të shqyrtohet sa më shpejt dhe ai në mënyrë praktike të shqyrtohet në tërësi nga ana e tyre, nga administrata dhe në përputhje me atë shqyrtim dhe vërejtjet eventuale nëse ka, të veprohet me vazhdimin e mëtejmë të punës së Agjencisë së Pagesave. Nuk kemi përgjigje konkrete, megjithatë kemi një sinjalizim se do të vendoset në procedurë të përshpejtuar shqyrtimi i atij raporti. Bëhet fjalë për raporte voluminoze. Kur saktësisht do të ndodhë nuk mund të them, sepse administrata në Bruksel nuk punon me data konkrete”, theksoi ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.

Tripunovski për arrestimin e dy drejtorëve nga resori i tij tha se kjo është dëshmi se nuk ka persona të mbrojtur nga pozita e funksionarëve. Tha se nuk do të mbrojë askënd, por edhe se nuk ndjen përgjegjësi.

Ministri pretendon se me vëmendje po ndiqet gjendja me luftën në Iran, e cila përveç çmimeve të naftës i ka rritur edhe çmimet botërore të plehrave për 40 për qind, gjë që mund ta shtrenjtojë edhe ushqimin. Tha se në shtator të vitit të kaluar janë ndarë mbi 46.000 kartela për naftë të gjelbër, të cilat bujqit nuk i përdorin gjatë dimrit dhe tani mund t’ua lehtësojnë shpenzimet.

Advertisement

Dua të them se kjo naftë që e kanë marrë në kartelat e tyre, ose kanë bërë ndoshta rezerva gjatë dimrit ose e përdorin tani, është një lloj ndihme në lehtësimin e këtyre shpenzimeve. Ja ju thashë në pjesën e naftës çfarë kemi bërë, mendoj se kemi derivatet më të lira në rajon. Mirëpo ushqimi është i rrezikuar, këto plehra artificiale u nevojiten bujqve, a do të kemi këtu ndonjë masë shtesë reagimi? Me vëmendje po e ndjekim gjendjen dhe do të reagojmë nëse ka nevojë”, deklaroi Cvetan Tripunovski – ministër i Bujqësisë.

Edhe pse një pjesë e bujqve reaguan se u detyrohen rreth 100 milionë euro për subvencione, ndër to edhe për vitin 2024, Tripunovski siguron se subvencionet paguhen rregullisht.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mjeku nga një fshat i Tetovës arrestohet për vrasjen e 76-vjeçarit në Ohër

Published

on

Një mjek nga fshati Bërvenicë i Tetovës është arrestuar dje, pasi dyshohet se ka kryer vrasjen e një 76-vjeçari në Ohër, mësohet jozyrtarisht, përcjell INA.

Sipas informacioneve, dje rreth orës 17:20 në fshatin Bërvenicë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bazë të një fletarresti qendror të lëshuar nga SPB Ohër, kanë privuar nga liria personin me inicialet Zh.G. (53), i cili dyshohet për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Më herët, në orën 08:24, në SPB Ohër ishte raportuar se në shtëpinë familjare në rrugën “Nada Fileva” në Ohër, ishte gjetur pa shenja jete 76-vjeçari me inicialet K.M.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori publik dhe ekipet policore, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.(INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro

Published

on

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 24 të këtij muaji, në ora 15:30, në SPB Shkup, 45-vjeçari nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person.

Sipas denoncimit, personi i është paraqitur, është prezantuar si i punësuar në polici dhe i ka ofruar që t’i kthejë paratë – 40 mijë euro që i ka investuar në firmë të huaj në të cilën ka qenë i punësuar dhe që ka ndaluar me punë.

Nga policia shtojnë se pasi që nuk është kryer shërbimi, denoncuesi ka dyshuar se personi është mashtrues dhe ka denoncuar.

Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat