Lajme nga vendi
KF ARSIMI SOT NISI PËRGATITJET PËR SEZONIN PRAVEROR
Skuadra e Ligës së dytë Arsimi i Çegranit sot nisi përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit. Ekipi tre fazat përgatitore do ti zhvillon në Gostivar ku do të zhvilloj 5 ndeshje kontrolluese.
Klubi i futbollit Arsimi nga Çegrani, nga dita e sotme zyrtarisht nisi përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit në Ligën e dytë të futbollit vendor. Në grumbullimin e parë që u mbajt në stadiumin me barë artificial në Gostivar të pranishëm ishin stafi teknik që e drejtojnë Vildan Saliju dhe futbollistë të cilët pritet të jenë bartës për formacionin më të mirë përfshirë këtu edhe tre prurjet e reja Maliq Beluli , Alpaj Jusufi dhe Stojan Stojçevski . Trajneri Vildan Saliju për TV Koha theksoi se përgatitjet do të zhvillohen në terrenet vendore dhe do të zhvillohen disa ndeshje kontrolluese duke filluar nga 17 janari
‘Faza përgatitore në stinën e dimrit është pak sa problem për shkak të kushteve që na paraqiten këtu në vendin tonë. Por si të gjitha klubet tjera edhe ne do të përballojmë të gjitha vështirësitë që do të na paraqiten gjatë rrugës dhe kështu që edhe në mbledhjen me lojtarët që e patë u sqaruam për plan programin, ndeshjet miqësore të cilat do ti kemi dhe mbetet që ato të japin maksimumin që të përgatiten se ky është muaji kur ne duhet të përgatitemi mirë dhe pastaj në bazë të përgatitjeve tona do të çfaqemi edhe në ndeshjet kampionale’’ Deklaroi trajneri Vildan Saliju
Sipas trajnerit Saliju objektivi i ekipi nga Çegrani mbetet që të pozicionohen në mesin e tre skuadrave më të mira pra objektivi mbetet ajo që a qenë ajo e fillimit të kampionati
‘’Ajo që ka qenë edhe në fillim të vitit që ju kemi thënë lojtarëve se klubin dëshirojmë ta ngrejë në një nivele më të larta dhe tash është një mundësi e mirë , kemi një mundësi të artë duke llogaritë të jem i sinqertë dhe modest kundërshtarët të cilët i kemi. Objektivat tonë janë tre vendet e para dhe realisht mendojmë me lojtarë e ri të cilët na janë bashkëngjitë në ekip, lojtarë me përvojë dhe të cilët pritet edhe në vazhdim të kemi edhe tre- katër afrime të reja dhe të bëjmë një ekip më konkurrues që ne si staf teknik me pas edhe zgjedhjet e duhura për ndeshjet kampionale . Besojmë fuqishëm se mbështetjen të cilën e kemi nga diaspora jonë e mrekullueshme të cilët i falënderoj përzemërsisht për mundin dhe kontributin që japin dhe me mbështetjen e kryesisë këtu në vend dhe me potencialin që ka ekipi jonë dhe lojtarët tanë besojmë se këto objektiva do t’ia arrijmë’’ deklaroi trajneri Saliju
Njëri nga tre përforcimet më me përvojë është Maliq Beluli i cili vinë nga Besa e Dobërdollit. Ai tha se me ekipin arsimit do të mundohen to arrin ambiciet he objektivat, pasi atmosfera në këtë klub është e shkëlqyer
MALIQ BELULI – FUTBOLLIST I KF ARSIMI 0.28
‘Si ditë e parë këtu atmosfera është shumë pozitive ishte një mikpritje shumë e mirë nga ana e klubit, nga bashkë lojtarët nga stafi teknik. Jam i lumtur që kemi nisur kështu’’ deklaroi Maliq Beluli futbollist i ri i Arsimit
Pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e dytë fillon me 15 shkurt, ndërsa klubi I futbollit Arsimi në ndeshjen e pare të sezonit pranveror është mysafire e Bellasicës në Strumicë. Kujtojmë se skuadra nga Çegrani në pjesën vjeshtore të kampionatit nga 15 ndeshje të zhvilluara ka 9 fitore, 2 barazime dhe 4 disfata duke grumbulluar 29 pikë dhe aktualisht mban pozitën e katërt me 29 pikë. TV KOHA
Lajme nga vendi
TRANSPORTI PUBLIK FALAS NË TETOVË PËR ATA QË NUK KANË BORXHE NË KOMUNË
Nga muaj mars në Tetovë pritet që transporti publik të jetë falas për qytetarët e Tetovës. Por për të marrë një kartelë për transport publik falas do të duhet paraprakisht ti kesh të paguara të gjitha borxhet ndaj komunës së Tetovës dhe ndërmarrjeve komunale.
“ Për qytetarët që kanë shlyer të gjithë obligimet ndaj komunës së Tetovës transporti publik do të jetë falas, mjaftojnë që ata të aplikojnë në teknik për ata dhe për anëtarët e familjes që jetojnë në të njëjtën adresë dhe pas aplikimit kartela merret personalisht në zyrat e ndërmarrjes në Tetova Transport dhe transporti publik do të jetë falas.”
Ndërsa Arlind Pajaziti i angazhuar nga komuna e Tetovës për IT thotë se do të ketë tra kartela, njëra do të jetë për qytetarët për transport falas, një për nxënësit dhe një për ata qytetarë që duan të mbushin kartelën për udhëtim.
Ky është një hap që e transformon transportin publik në një transport publik dhe digjital , ku do mundësohet qytetarëve disa mundësi dhe alternative për shfrytëzimin e transportit . Kjo është kartela digjitale për shfrytëzimin e transportit pa pagesë për të gjithë qytetarët e komunës së Tetovës të njëjtit mund të pajisen me këta kartela pas aplikimit në aplikacionin zyrtar të komunës së Tetovës.
Transporti publik flas nuk do të jetë për në Kodër të diellit, por qytetarët që do të kenë kartela do të kenë zbritje. Ndërsa Kasamipremtoi se do të sjellë edhe pesë autobusë të rinj elektrik dhe se do të ketë transport publik dhe për në komunat rurale dhe fshatrat e malësisë së Tetovës.

Lajme nga vendi
RRITJA E PAGAVE: LSM-ja “BLLOKOI” ODAT EKONOMIKE!
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot bllokoi Odat Ekonomike, duke kërkuar që të ulen në tavolinë me punëdhënësit dhe të dakordihen që paga minimale të jetë 600 euro.
Në këtë protestë dolën vetëm 40 njerëz, respektivisht 21 para selisë së Odës Ekonomike të RMV-së dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, që gjenden në ndërtesën e njëjtë në Qendër të Shkupit.
21 është minimum që sipas Ligjit për tubime publike nevojitet për të bllokuar rrugët, kurse Kryetari I LSM-së, Slobodan Trendafilov tha se kanë vendosur për këtë hap pasi ishte publikuar një xhirim I tij dhe fëmijëve se si shfrytëzojnë veturën zyrtare, ditën kur punëtorët bllokuan Kuvendin.
“Punëdhënësit duhet të kuptojnë se miqtë e tyre janë punëtorët, por mund të kenë edhe armiq. Pronarët e njëjtë, nuk lejpojnë organizimin sindikalist në pjesën më të madhe të sektorit privat. Dua të jap një mesazh për punëtorët. Vetëm 1 nga 10 kolegët tuaj, po lufton për pagat tuaja. Mund ta paramendoni se nëse nga 540.000 vetëm 100.000 dalin në rrugë”
LSM-ja javën e ardhshme do ta bllokojë edhe Qeverinë, kurse udhëheqësia e sindikatave paralajmëroi një protestë tjetër të madhe në ditë jopune me transport të organizuar me qëllim që t`u jepet shansi të gjithë punëtorëve të dalin në rrugë.
Data e protestës nuk u saktësua.
Lajme nga vendi
Sadulla Izairi bëri deklaratë solemne si anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor
Pritjet e gjyqtarëve janë të njejta sikur edhe pritjet e qytetarëve ndaj Këshillit Gjyqësor, ndërsa kjo është të kemi një gjyqësor më efikas dhe më të pavarur. Qëllimi ynë i përbashkët, i këshillit Gjyqësor, së bashku me kolegët tjerë, do të përpiqemi të përmirësojmë gjendjet në gjyqësor dhe ta ngritim nivelin e besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Ky është qëllimi ynë, tha sot anëtari i ri i Këshillit Gjyqësor Sadulla Izairi, i cili dha deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi.
_L23BPNUIE/large.webp?use_watermark=1)
Izairi theksoi se është anëtar i ri i Këshillit Gjyqësor me propozim të gjyqtarëve dhe i falënderoi kolegët që votuan për të.
_lHAPRQjeQ/large.webp?use_watermark=1)
Në deklaratën solemne morën pjesë edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit Marina Dimovska dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski, i cili ia uroi zgjedhjen Izairit, i falënderoi gjyqtarët që votuan për të, duke shtuar se e kanë bërë zgjedhjen e vërtetë.
_V985MFzjV/large.webp?use_watermark=1)
“Nuk jemi të kompletuar tërësisht. Na mungon edhe një anëtar, i cili duhet të zgjidhet nga Kuvendi. Jemi në pritje edhe të atij anëtari. Ne edhe tani funksionojmë, megjithatë kur të jemi në përbërje të plotë do të mund të funksionojmë ende më mirë. Në dritën e agjendave reformuese mendoj se Këshilli Gjyqësor paraprin nga të gjitha institucionet. Ajo që ishte si obligim, tashmë është bërë nga ana jonë dhe shpresojmë se do të arrijmë, jo vetëm ne por edhe gjithë vendi të lëvizë drejt atyre proceseve”, tha Kambovski.

