Lajme nga vendi
LSDM-ja mbetet në qëndrimin për të mos mbështetur interpelancat e BDI-së ndaj ministrave
LSDM-ja mbetet në qëndrimin për të mos mbështetur interpelancat e BDI-së ndaj ministrave. Sipas zëdhënëses së LSDM-së Bogdanka Kuzeska, kjo parti nuk dëshiron të bëhet pjesë e ndarjeve në bazë etnike.
„Mbetemi në qëndrimin që është edhe vendim i Këshillit Ekzekutiv të partisë që të mos mbështesim dhe të mos votojmë interpelancat që janë parashtruar nga BDI-ja. Nuk janë të nevojshme ndarje të reja në bazë etnike, për parashtrimin e interpelancave duhet të shihen kriteret dhe gjithsesi të gjitha argumentet që janë të lidhura me punën e keqe të ndonjë ministri që të mund të parashtrohen dhe të mbështeten dhe jo në bazë të linjës etnike”, tha Bogdanka Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së.
Lajme nga vendi
E enjtja ditë pushimi për të gjithë, këto janë ditët e jopunës në vitin 2026 në Maqedoninë e Veriut
Viti 2026 që vjen do të na sjellë më shumë fundjava të gjata sesa viti që do të lëmë pas. E enjte, 1 janar, do të jetë ditë pushimi për të gjithë qytetarët.
Në vitin 2026 ditë jopune janë:
Lajme nga vendi
Kuvendi miratoi Ligjin për Këshillin gjyqësor
Kuvendi sot në kuadër të seancës së 79-të plenare me 73 vota “pro” dhe një “të përmbajtur”, ka miratuar Ligjin për Këshillin gjyqësor.
Qëllimi kryesor i ndryshimeve ligjore është eliminimi i dobësive të identifikuara deri më tani në kornizën ligjore ekzistuese dhe sigurimi i një Këshilli gjyqësor më funksional, transparent dhe llogaridhënës.
Risitë kryesore të parashikuara në ligj janë publikimi në procedurën për shkarkimin e kryetarit të Këshillit gjyqësor, precizimi i kritereve për zgjedhjen e një “juristi të shquar” dhe vendosja e debatit publik gjatë zgjedhjes së kandidatëve për anëtarë jo-gjyqësorë me qëllim të transparencës dhe llogaridhënies më të madhe.
Njëherësh, parashikohet edhe forcimi i kritereve për zgjedhjen, përgjegjësinë dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve, duke precizuar qartë procedurën mbi përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve, por edhe të anëtarëve të Këshillit gjyqësor.
Risi e rëndësishme është vendosja e një detyrimi për Këshillin gjyqësor për të precizuar, individualizuar dhe shpjeguar vendimet mbi përzgjedhjen dhe përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve, duke përcaktuar afatet për ndërmarrjen e veprimeve për përgjegjësinë disiplinore të gjykatësve, si dhe duke precizuar bazat dhe procedurën për ankimim kundër vendimit të Këshillit gjyqësor dhe zgjidhje të shumta të tjera për përmirësimin e kornizës së përgjithshme ligjore konform rekomandimeve të Bashkimit Evropian.
Lajme nga vendi
Banka Popullore: Borxhi i jashtëm neto i vendit është ulur për 106 milionë euro në kuartalin e tretë të vitit 2025
Banka Popullore i publikoi informatat për ndryshimet më të rëndësishme në borxhin e jashtëm, kërkesat e jashtme dhe pozicionin ndërkombëtare të investimeve për fundin e kuartalit të tretë të vitit 2025.

“Në datën 30.09.2025, borxhi i jashtëm neto arrin 4.494 milionë euro (ose 27,1% e PBB-së së projektuar). Neto borxhi i jashtëm i vendit, në kuartalin e tretë të vitit 2025, është ulur për 106 milionë euro, ose për 2,3%. Nga aspekti i strukturës, neto-borxhi privat edhe më tutje ka pjesëmarrje më të madhe në neto borxhin e përgjithshëm me 67%”, citohet në kumtesën e Bankës Popullore.
Gjatë kuartalit të tretë të vitit 2025, pozicioni negativ i intestimeve ndërkombëtare neto (PNI) është ulur për 250 milionë euro dhe arrin 8.738 milionë euro, që paraqet 52,7% e PBB-së së projektuar për vitin 2025.

