Lajme nga vendi
Për bujqit këtë vit mbi 120 milionë euro, në vijim pagesat e rregullta të subvencioneve

Për bujqit këtë vit nga buxheti qendror do të sigurohen mbi 7,2 miliardë denarë ose mbi 120 milionë euro pagesa të drejtpërdrejta, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski.
Siç theksoi Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas vizitës në Komunën e Shtipit, deri nga fundi i vitit 2024 janë shlyer të gjitha borxhet e mbetura lidhur me subvencionet, e tani realizohen pagesat vijuese.
“Absolutisht ka para për pagesa të drejtpërdrejta të bujqve në buxhetin e ri. Prej se jemi Qeveri, vetëm vitin e kaluar, nga 24 qershori deri në fund të vitit 2024 janë transferuar mbi 70 milionë euro për bujqit, me çka janë shlyer borxhet dhe tani ka pagesa vijuese. Për vitin 2025 janë paraparë më shumë se 7,2 milionë miliardë denarë ose mbi 120 milionë euro pagesa të drejtpërdrejta për bujqt nga buxheti qendror”, tha Mickoski.
Kryeministri edhe një herë potencoi se bujqit janë prioritet i kësaj Qeverie.
“Në vitin 2024 kemi pasur rezultate të mira edhe te vreshtarët, kultuvuesit e mollëve, duhanit, përkrahje kanë marrë edhe ata që prodhojnë produkte të hershme kopshtare, kultivuesit e kumbullave, është siguruar treg edhe për orizin, grurin, elbin,…Në mënyrë të vazhdueshme ndihmohen bujqit, ashtu do të vazhdojmë edhe këtë vit”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve