Lajme nga vendi
Mexhiti:Përkrahim Tetovën me shumë projekte

Promovimi I projekteve që pritet të realizohen në Tetovë gjatë këtij viti me mbështetje të qeverisë, ishte qëllimi i vizitës së zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti në komunën e Tetovës. Bëhet fjalë për projektin që kanë të bëjnë më rrjetin e ujësjellësve, kanalizimeve, infrastrukturën rrugore, stacionin për grumbullimin e mbeturinave dhe objektin e shkollës së mesme tekstile. Mexhiti, me këtë rast është shprehur se Kasami ka arritur që të realizojë shumë projekte me një xhiro-llogari të bllokuar ndërsa tani me përkrahjen e qeverisë do të bëjë akoma më shumë punë.
Në ndërkohë, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, është shprehur i kënaqur me mbështetjen e deritanishme nga qeveria sidomos me projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën në Tetovë.
Kasami dhe Mexhiti vizituan edhe punimet që zhvillohen në vazhdimin e bulevardit Vidoja Smilevski Bato. Njëra pjesë e bulevardit realizohet me mjete të komunës së Tetovës dhe pjesa tjetër me mbështetje të qeverisë.
Lajme nga vendi
BDI paralajmëron: S’do lejojmë devijime nga Marrëveshja e Ohrit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë, duke theksuar se si parti politike do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të barazisë dhe të drejtave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit transmeton INA. Sipas BDI-së, fushata aktuale për regjistrimin e popullsisë përbën një strategji të mirëkoordinuar me qëllim të dobësimit të themeleve të barazisë në shtet.
Kumtesë nga Bashkimi Demokratik për Integrim:
“BDI shpreh shqetësim të thellë për fushatën e re të realizuar nga mbetjet e VLEN, të porositur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, kundër regjistrimit të popullsisë, një proces thelbësor për funksionimin demokratik dhe multietnik të shtetit.
Kjo strategji është trishtuese dhe e paprecedentë në historinë e pluralizmit në vend. Nuk ka ndodhur më parë që për politika kaq haptazi antishqiptare, partitë maqedonase të përdorin si “mashë” partitë shqiptare për të përgatitur terrenin për ndërhyrje institucionale.
Po shohim një model të rrezikshëm që po përsëritet me një skenar të qartë:
Fillimisht, partitë e vogla shqiptare dalin dhe relativizojnë ose kritikojnë një shtyllë të Marrëveshjes së Ohrit;
Më pas, VMRO-DPMNE dhe partnerët e saj e shfrytëzojnë këtë për ta sulmuar ose anuluar tërësisht.
Kështu ndodhi me Balancuesin: u quajt me “defekte”, pastaj u shfuqizua.
Kështu ndodhi me përdorimin e gjuhës shqipe: u përkufizua si “gjuhë e përkthyer”, dhe menjëherë pasoi sulmi ndaj ligjit.
Tani ka nisur edhe me regjistrimin: krijohet narrativa se procesi ka qenë i manipuluar, me qëllim që nesër të hidhet poshtë nga VMRO dhe ZNAM.
BDI e denoncon me forcë këtë qasje si një strategji të mirëkoordinuar për të dobësuar themelet e barazisë në këtë shtet. I bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë dhe gjithë faktorëve të përgjegjshëm që ta kuptojnë rrezikun e këtij modeli të ri që prodhon ndasi, mohim dhe tension.
BDI do të qëndrojë në mbrojtje të barazisë, të drejtës për përfaqësim dhe të vlerave që buruan nga Marrëveshja e Ohrit, dokument që garanton paqen”. (INA)
Lajme nga vendi
ASH: “Bota serbe” dhe heshtja e VLEN – një rrezik i madh për shqiptarët dhe sovranitetin e shtetit

Aleanca për Shqiptarët, edhe njëherë shpreh shqetësim lidhur me përmbajtjen e dokumentit zyrtar të miratuar nga Komiteti për Punë të Jashtme (AFET) i Parlamentit Evropian, i cili konfirmon atë që ne kemi paralajmëruar prej muajsh: se Maqedonia e Veriut është kthyer në shënjestër të drejtpërdrejtë të operacioneve të ndikimit të huaj dashakeq, që synojnë minimin e orientimit euroatlantik dhe rrënimin e institucioneve demokratike të vendit.
Lajme nga vendi
Rritet rreziku nga zjarret, QMK me thirrje për kujdes nga qytetarët

Me rritjen e temperaturave të larta, rritet edhe rreziku për përhapjen e zjarreve.
Nga Qendra për Menaxhim me Kriza apelojnë qytetarët për kujdes të shtuar gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në natyrë.
“Tregoni kujdes gjatë qëndrimit dhe lëvizjes në natyrë. Mos digjni kashtë, mbeturina ose zjarre të pakontrolluara në ambiente të hapura”.
“Vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të parandalojmë zjarret që paraqesin rrezik potencial për njerëzit, pronën dhe natyrën”, apelojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve