Connect with us

Lajme nga vendi

BDI i reagon presidentes Siljanovska: Përshkrimi i një agresioni të përgjakshëm si një “operacion ushtarak”, relativizon aktet kriminale të Rusisë

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku sipas tyre “Agresioni i paprovokuar dhe i dhunshëm i Rusisë ndaj Ukrainës u përshkrua si operacion ushtarak”. Nga BDI thonë se një narrativë e tillë është e papranueshme dhe bie në kundërshtim me qëndrimet e shtetit tonë si anëtar i NATO-s dhe si vend aspirant për integrim evropian.

“Përshkrimi i një agresioni të përgjakshëm që ka shkaktuar vuajtje të pafundme si një “operacion ushtarak” relativizon aktet kriminale dhe mohon realitetin e hidhur që po përjeton populli ukrainas. BDI riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe dënon çdo përpjekje për të përdorur gjuhë që i përshtatet propagandës së Kremlinit. Përfaqësuesit e lartë të shtetit duhet të pasqyrojnë qartë dhe me përgjegjësi pozicionin e vendit tonë, duke respektuar angazhimet tona ndërkombëtare dhe aleancat strategjike. I bëjmë thirrje Presidentes të reflektojë mbi përgjegjësinë e saj për të përfaqësuar me dinjitet dhe qartësi interesat dhe vlerat e Maqedonisë së Veriut”, thonë nga BDI.

Lajme nga vendi

Vala e të nxehtit, ISHP me rekomandime për mbrojtjen e të moshuarve

Published

on

Nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajri nga jugu, nga sot deri në mesin e javës së ardhshme, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Temperatura ditore kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa vende-vende do të kalojë 40 gradë Celsius, informojnë sot Drejtoria për Punë Hidrometereologjike.

Të dielën në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, do të ketë kushte për vranësira lokale të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Instituti i Shëndetit Publik këto ditë ka dalë me rekomandime për mbrojtjen e të moshuarve nga moti i nxehtë.

Bëhet apel që të moshuarit të shmangin ekspozimin në diell, si dhe punën në ambient të hapur në periudhën nga ora 11 dhe 17. Të veshin rroba pambuku të lehta me ngjyra të çelëta, syze dielli mbrojtëse, kapelë me strehë të lartë dhe strehë të gjerë dhe krem ​​mbrojtës nga dielli me faktor UV 30+ kur ekspozoheni në diell. të pihet ujë më shumë se zakonisht dhe mos prisni derisa të ndjeni etje për të pirë ujë. Të shmangen pijet alkoolike, si dhe ato që përmbajnë kafeinë, dhe pijet jashtëzakonisht të ftohta. Nëse mjeku juaj ju ka caktuar ndonjë kufizim sa i përket konsumimit të lëngjeve, të konsultohen me të.

Rekomandohet të evitohet përdorimi i sobave, furrave dhe pajisjeve të ngjashme në periudhën nga ora 11 deri në orën 17.

Advertisement

“Personat me sëmundje kronike, e sidomos ata me sëmundje kardiovaskulare, neurologjike dhe respiratore, duhet të jenë tejet të disiplinuar sa i përket këtyre rekomandimeve dhe ta marrin me rregull terapinë e tyre”, theksojnë nga ISHP.

Për të gjitha ndryshimet në gjendjen shëndetësore, siç theksohet, detyrimisht të konsultoheni me mjekun tuaj amë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: VLEN do ta mbështesë Mendi Qyrën në Komunën e Strugës

Published

on

Zv.kryeministri Arben Fetai dhe njëri ndër liderët e VLEN-it, ka thënë se do ta mbështesin Mendi Qyran si kandidat për kryetar të Komunës së Strugës.

Para shpalljes së kandidaturës nga Mendi Qyra, Fetai në emisionin “PodGo”, tha se VLEN do ta mbështesë Mendi Qyran, duke e quajtur edhe kandidaturë të qëlluar dhe fituese.

“Jemi në fazën e sondazheve. Është një kandidaturë e pavarur e cila tashmë përkrahet zyrtarisht nga VLEN-i që është Mendi Qyra në Komunën e Strugës. Është kandidatura më e qëlluar e mundshme. Do ta ketë përkrahjen e plotë të koalicionit. Ai ka qenë edhe themelues i subjektit Aleanca për Shqiptarët, e ndjejmë të afërt me dhe besoj është kandidaturë fituese që në fillim”, tha mes tjerash Fetai.

Ndërsa sa i përket komunave tjera, ai tha se ende nuk i kanë konfirmuar kandidatët dhe se për momentin janë duke bërë sondazhe.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Limani: Nuk e përjashtoj mundësinë që të jem kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës

Published

on

Ministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini nga radhët e VLEN, Fatmir Limani nuk e përjashtoi mundësinë që të jetë kandidat për kryetar të komunës së Kërçovës në zgjedhjet lokale në vjeshtë, përcjell TV21. Limani tha se emri i tij është pjesë e anketave që po zhvillohen.

“Emri im është duke u anketuar, është pjesë përbërëse e anketave nga pala tjetër e opozitës. Nuk e përjashtoj këtë mundësi. Të gjithë e dimë se as Kërçova dhe as një komunë tjetër nuk janë dëshirë e jona personale, por është një realitet i bazuar mbi kërkesën dhe nevojat e qytetarëve. Ashtu siç të vendoset, ashtu edhe do të prononcohemi në fund”, the Limani.

Continue Reading

Më të lexuarat