Connect with us

Lajme nga vendi

Pas pushimit tre javor të dimrit sot fillon gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2024/2025

Published

on

Pas pushimit tre javor të dimrit, sot për filloristët dhe nxënësit e shkollave të mesme fillon gjysmë vjetori i dytë i vitit shkollor 2024/2025.

Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, përveç për maturantët, të cilët sipas kalendarit për organizim të vitit shkollor në shkollat e mesme publike, do të mësojnë deri më 16 maj.

Viti shkollor nuk do të vazhdojë si vitin e kaluar sepse nuk do të ketë pushim pranveror i cili ishte vendosur vitin e kaluar.

Për këtë vendim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në këtë vit shkollor anketoi mësimdhënës, prindër dhe nxënës nga klasat më të larta, dhe siç informoi, shumica ishin deklaruar se nuk duan pushim pranveror.

Me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, mësimdhënësve dhe prindërve u dëshiroi përballje me sukses me sfidat e reja, duke theksuar se çdonjëri duhet të kontribuojë në ndërtimin e shkollave miqësore dhe të sigurta, në të cilat sundon kultura e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit. Këto, siç theksoi Janevska, janë parakushte të rëndësishme për arritjen e njohurive, aftësive dhe kompetencave cilësore, të cilat të rinjtë i formojnë si qytetarë me përgjegjësi dhe liderë të ardhshëm të shoqërisë gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të prosperuar.

Advertisement

Lajme nga vendi

30 pacientë në pritje për transplantim zemre

Published

on

Në vitet e fundit është shënuar përparim i dukshëm në fushën e transplantimit, por sistemi ende varet kryesisht nga një vendim i vështirë, por human – pëlqimi i familjes së një donatori të ndjerë. Nga Shoqata Kombëtare e pacientëve me mbështetje mekanike të qarkullimit të zemrës theksojnë se një donator i vetëm mund të shpëtojë deri në tetë jetë njerëzish, transmeton Zhurnal.

Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet larg mesatares evropiane për sa i përket dhurimit të organeve. Sigurimi i pëlqimit nga familjet e donatorëve potencialë shpesh është i vështirë, ndërsa lista e pacientëve që presin transplantim është e gjatë dhe për shumë prej tyre kjo ndërhyrje nënkupton vetë jetën.

Veçanërisht të prekur janë pacientët që jetojnë me mbështetje mekanike të zemrës, të cilët përballen çdo ditë me pasiguri dhe sfida të mëdha shëndetësore.

Ndërkohë, dhurimi familjar i organeve është më i përhapur. Një shembull i tillë është Ilço Giovski, i cili ka dhuruar një pjesë të mëlçisë për vajzën e tij nëntë muajshe.

Nga shoqata apelojnë për rritjen e ndërgjegjësimit qytetar dhe për më shumë humanizëm, edhe në momentet më të vështira. Ata rikujtojnë se dhurimi i organeve përfaqëson aktin më të lartë të humanitetit.

Advertisement

Mbështetje për këtë kauzë japin edhe bashkësitë fetare, të cilat e konsiderojnë dhurimin e organeve si një akt mëshire, dashurie dhe shprese.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mbi 75cm borë në Kodër të Diellit! Sezoni i skijimit vazhdon dhe sjell turistë të huaj

Published

on

Edhe pse jemi në fund të muajit mars, në Kodër të Diellit në Tetovë bora ka arritur mbi 75 centimetra. Bora e re e rënë gjatë vikendit dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që sezoni i skijimit të vazhdojë dhe të tërheqë turistë. Nga kjo qendër njoftojnë se, deri sa të ketë borë të mjaftueshme, sezoni do të vijojë, ndërsa çmimet e biletave për ski janë ulur për 30%.

“Po siç e shihni ka borë të re edhe vazhdojmë me skijim domethënë deri sa të kemi borë ski qendra do të funksionojë. Gjithashtu këto dy uikende, këto dy javë kemi pasur zbritje të ski pasave deri më 30%. Gjithashtu do të vazhdojë edhe këto javët tjera që vijnë zbritja e ski pasave”, tha Gani Alija – drejtor i Qendrës së Skijimit.

Takuam edhe disa turistë. Njëri nga Bjellorusia shprehet i kënaqur dhe mahnitur nga bukuritë e Kodrës së Diellit.

“Super është fundi i sezonit ka mjaft bore, koha është shumë e mirë. Kam qenë në Bansko pothuajse tre muaj, por këtu është shkëlqyeshëm”, tha një turist.

“Tani janë kushtet më të mira. Ka më tepër se 20 centimetra më tepër borë. Shkëlqyeshëm, momentalisht kënaqemi’’, shtoi një turist tjetër.

Advertisement

Ndërsa hotelierët bëjnë të ditur se shumica e turistëve janë të huaj, bora ka sjellë gjithashtu edhe vizitorë të rinj.

“Ne ende jemi në sezon, kemi vazhdimisht mysafirë edhe pse normal ka filluar të zvogëlohet numri. Kjo dëbora e re që ka ra natyrisht se na sjell mysafirë të ri. Ka kërkesa të reja të cilët duan të vijnë të skijojnë pasi që e dinë se ka borë të re. Ndërsa sa i përket mysafirëve ato si duket janë lodhë dhe presim pranverën’’, deklaroi Hashim Hasani – pronar hoteli.

Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit vazhdon me intensitet të plotë, bëjnë të ditur nga qendra e skijimit, duke theksuar se kushtet për skijim janë të shkëlqyera.

Continue Reading

Lajme nga vendi

​Fillon gjyqi ndaj Stojançe Jovanovskit për vdekjen tragjike të nënës dhe fëmijës

Published

on

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot nis procesi gjyqësor kundër Stojançe Jovanovskit, i cili akuzohet për disa vepra penale lidhur me ngjarjen tragjike të 2 marsit, kur bashkëshortja e tij, Ivana Jovanovska, së bashku me vajzën e tyre 6-vjeçare, i dhanë fund jetës.

​Gjykimi do të udhëhiqet nga gjyqtari Ivica Stefanovski, i njohur për opinionin për trajtimin e lëndëve të profilit të lartë.

​Sipas Prokurorisë, i akuzuari ngarkohet për lëndim trupor të kryer si vepër e vazhdueshme në kuadër të dhunës në familje, rrezikim të sigurisë, si dhe për shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje.

​Nga dëshmitë e mbledhura rezulton se në periudhën nga viti 2019 e deri në ditën e ngjarjes tragjike, Jovanovski ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces divorci. Ajo, si dhe dëshmitarë të tjerë, në disa raste i kishin denoncuar incidentet në institucionet kompetente.
​Prokuroria thekson se dhuna është intensifikuar gjatë viteve 2025 dhe 2026.

Në ditën e tragjedisë, i akuzuari fillimisht e kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht atë pranë vendit të saj të punës, e më pas ka vazhduar me kërcënime për jetën edhe gjatë rrugës me makinë drejt gjykatës.
​Në afërsi të gjykatës, ai e ka sulmuar sërish duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Më vonë, pasi morën vajzën e tyre nga shkolla, u drejtuan për në shtëpi. Ndërsa i akuzuari mbeti para ndërtesës, gruaja u mbyll në banesë bashkë me fëmijën.
​Sipas aktakuzës, në gjendje të rëndë shqetësimi psikik, frike dhe ndjenje pashpresëshmërie, ajo u hodh nga ballkoni i banesës në katin e gjashtë së bashku me vajzën e saj.
​Ky rast ka shkaktuar reagime të forta në opinion dhe ka hapur pikëpyetje të mëdha mbi mbrojtjen institucionale të viktimave të dhunës në familje.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat