Connect with us

Sport

CHAMPIONSI RITHEHET SOTME 9 NDESHJE INTERESANTE

Published

on

Pas një pauze të gjatë, sot dhe nesër rikthehen ndeshjet xhiros s; shtatë të garës më të fortë për klubet evropiane, ato të Ligës së Kampionëve.

Në program janë ndeshjet e xhiros së parafundit të fazës së ligës, format ky që po aplikohet për herë të parë në këtë garë, ndërsa sot do të zhvillohen nëntë ndeshje.

Dy sfidat e para që do të luhen më herët janë ato mes Monakos e Aston Villas dhe Atalanta e Shturm Grazit.

Në orën 21:00, Barcelona  në transafertë  kundër  Benfikas  në  Lisbonë do të synojë të sigurojë biletën e kualifikimit në fazën tjetër të garave . Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo që do të luhet në Madrid, mes Atletiko Madridit dhe Bajer Leverkuzenit, po ashtu në orën 21:00. Juventusi në ndërkohë do të ketë punë në udhëtim me Klub Brizhin, ndërsa Liverpulli do të jetë nikoqir i Lille-s në stadiumin “Anfield”.  Në Beograd   ka një ndeshje interesante  ku  Crvena Zvezda  sfidon PSV-n, skuadra  italiane Bollonja takohet me Borusia Dortmund   dhe ndeshja e  fundit është ajo mes Slovan Bratislava dhe Shtutgart

XHIROJA E 7-të, takohen:

Advertisement

18:45 Atalanta – Sturm Graz

18:45 AS Monako – Aston Villa

21:00 Atletiko Madrid – Bajer Leverkuzen

21:00 Benfika – Barcelona

21:00 Bolonja – Borusia Dortmund

Advertisement

21:00 Klub Brizh  – Juventus

21:00 Crvena Zvezda – PSV

21:00 Liverpull – Lille

21:00 Slovan Bratislava – Shtutgart
Shaban Sinani/ TV Koha

Sport

 KËTË FUNDJAVË ZHVILLOHET JAVA E TRETË NË LIGËN E PARË

Published

on

Java e  tretë e  kampionatit më ligën e parë të futbollit vendor do të zhvillohet  gjatë  katër ditëve duke filluar nga  dita e sotme  dhe përfundon me dy përballje të hënën. Të gjitha ndeshjet  nisin  në ora 17:00

 Këtë fundjavë  ka vazhduar kampionati  i ri i futbollit në Ligëm e parë me ndeshjet e javës së tretë me dy ndeshjet e sotme si Struga Trim Lum – Rabotniçki dhe Vardari  AP Brera. Nesër në Kratovë zhvillohet ndeshja mes ekipit Sileks dhe  Makedonija  Gj.P.  Ndërsa  një ndeshje  mjaftë  interesante  dhe  mjaftë tërheqëse do të  zhvillohen  të  dielën në stadiumin e qytetit  në Tetovë ku  do të përballen  Shkëndija  dhe  Arsimi i Çegranit. Ky është dueli i parë i këtyre dy skuadrave  si anëtare  të Ligës së Parë.  Java e  tretë e sezonit  2025/2026   mbyllet  të  hënën me ndeshjet  Pelisteri – Shkup  që  luhet  në stadiumin e Kavadarit  si dhe  ndeshja  në Kumanovë  ku  Bashkim i është nikoqire e Tikveshit. Të  gjitha  ndeshjet  e   ditës së  shtunë , të diel dhe  të hënë  fillojnë në ora  17:00

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

SHKËNDIJA SHËNOI FITORE TË MADHE NDAJ LUDOGORETSIT

Published

on

Shkëndija mbrëmë në kuadër të ndeshjes së parë  ta  fazës së play off-it  për  kualifikim në fazën e grupe të Europa Ligës, mundi  kampionin e Bullgarisë  Ludogorets  2-1 Ndeshja kthyese mes Ludogorets dhe Shkëndijës, që do të luhet në Bullgari, është caktuar për të enjten e ardhshme. 

 Kampionia e Maqedonisë së Veriut klubi i futbollit Shkëndija, në kuadër të play-off-it për Ligën e Evropës shënoi fitore të madhe në Shkup, kundër kampionit bullgar Ludogorets me rezultat 2:1.Kuqezinjtë me një rezultat pozitiv do të udhëtojnë  javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit në Razgrad, ku ekipi tetovar mund të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të kompeticionit të dytë më të madh të UEFA-s, që sjell më shumë duele evropiane dhe përfitim financiar më të madh. Autorët të golave  të fitores kundër Ludogorets ishin Liridon Latifi dhe Besart Ibraimi Ibrahimi,ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Duarte.

Trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes para gazetarëve u shprehë i kënaqur me fitoren dhe lojën e ekipit të tij edhe pse u vërejtën disa gabime sidomos në repartin e mbrojtjes

“Ishte një ndeshje e bukur dhe një fitore e bukur e Shkëndijës, për shkak se u arrit me një lojë pozitive. Gjithmonë gabimet në futboll ekzistojnë, bëmë disa lëshime në mbrojtje, por duke pasur parasysh se kundër cilit kundërshtarë luajmë edhe gabime dhe pakujdesitë më të vogla, ato kanë mundësi ta dënojnë. Unë mendoj që ekipi kundërshtar është akoma favorit për këtë dy luftim, por ne do të mundohemi edhe në ndeshjen e kthimit ta japim maksimumin, do të mundohemi që ti kryejmë detyrat, ta respektojmë fanellën, të tregojmë ndeshje të bukur dhe pse jo mos të kualifikohemi”, deklaroi trajneri Jeton Beqiri. 

Nga ana  tjetër  trajner i Ludogorets, Rui Mota, pas ndeshjes dhe humbjes nga Shkëndija, tha se  skuadra e tij bëri shumë gabime, veçanërisht pas epërsisë kur duhej të luanin shumë më lehtë dhe më agresivisht.

Advertisement

Ne filluam mirë, luajtëm siç u dakorduam në fillim të ndeshjes, shfrytëzuam hapësirën dhe pastaj kur morëm epërsinë, u ndalëm. Filluam ta humbasim topin shumë lehtë dhe kundërshtarët tanë morën atë që donin nga ne në këtë ndeshje. Sikur falë krahëve të shpejtë dhe kundërsulmeve të tyre, pranuam dy gola. Në fushën ku luajtëm, nuk duhej të kishim bërë kaq shumë gabime“, tha Mota.

 Kampioni i  Kosovës  Drita e Gjilanit në stadiumin ‘’Fadil Vokrri{{ në Prishtinë mundi  skuadrën  e Differdange 03  nga Luksemburgut  2-1, ndërsa  Dinamo City  i Tiranës  nga  Bialistoku i Polonisë  kthehet me disfatë  3-0. Ndeshjet  kthyese  zhvillohen më  28 gusht

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

Struga Trim Lum – Rabotniçki hapin xhiron e tretë në Ligën e Parë

Published

on

Pas dy javëve të para interesante, Liga e Parë e Maqedonisë në futboll rikthehet këtë fundjavë me xhiron e tretë në program.

Java e tretë starton sot pasdite me përballjen ndërmjet Strugës dhe Rabotniçkit, që luhet nga ora 17:00, ndërsa në mbrëmje, nga ora 20:00, do të zhvillohet edhe dueli tjetër i ditës Vardari – Brera.

Të shtunën është paraparë një ndeshje e vetme, ajo ndërmjet Sileksit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa të dielën në program është dueli Shkëndija – Arsimi.

Xhiroja e tretë do të mbyllet të hënën me dy duele interesante si Bashkimi – Tikveshi dhe Pelisteri – Shkupi.

Continue Reading

Më të lexuarat