Connect with us

Sport

KF BESA  VIJON PËRGATITJET SIPAS PLANIT TË STAFIT TEKNIK

Published

on

Ekipi nga Dobërdollit për të siguruar  mbijetesën  në elitën e futbollit vendor  vijon përgatitjet  sipas  planit, ndërsa  nga  dita e nesërme  fillon edhe me  ndeshjet kontrolluese.

 Klubi  i  futbollit  Besa  e Dobërdollit nga  10 janari nën drejtimin  e  shefit të stafit teknik  Gorazd Mihajllov , në kushtet aktuale në Gostivar vijon përgatitjet për  pjesën pranverore  të  kampionatit  në  elitën e futbollit vendor.  Për  punën  fazës së parë drejtori  teknik Izair Emini thotë  se është i kënaqur  me  punën  e  kësaj  faze  pasi  po punohet  me përkushtim dhe seriozitetin e nivelit  më të lartë.

  ‘’Fazën e parë  e kemi  filluar  më 10 janar dhe normalisht  shkon   sipas  asaj që ka planifikuar trajneri. Mirëpo  kohën e fundit  pak edhe  kushtet atmosferike na  vështirësuan në fakt, mirëpo çdo gjë shkon sipas planit. Faza e para  vijon shumë mirë  dhe normalisht  fazën e parë  presim ta përmbyllim me dy ndeshje kontrolluese . me datën 22  jemi  Arsimin e Çegranit  dhe më pas me Skopjen’’  deklaroi Izair Emini  drejtor  sportiv në KF Besa

 Drejtori  sportiv Izair Emini  tha  se  faza  kryesore  do të  zhvillohet  në Ohër  ku edhe  do të zhvillohen  tre  ndeshje kontrolluese

Faza e dytë është planifikuar  nga  data  28 janar. Do të thotë që ne  do të shkojmë në qytetin e Ohrit  ku edhe  atje  kemi  planifikuar  tre  ndeshje kontrolluese   do të shohim  cilat ekipe  do të jenë atje. Thanë se  ka  ekipe   nga  Serbia, Kosova është edhe  një ekip e Ohrit.  Do të shkojmë atje  ku   ndoshta  do të ketë kushte më të mira  për punë , më të rehatshme që të kalojmë fazën e dytë atje  në Ohri ‘’ tha Izair Emini.

Advertisement

 Ekipi  gjatë këtij afati kalimtar në radhët veta ka sjell  dy përforcime  ndërsa  ditëve në vijim priten edhe tre të tjerë

 ‘’Është e vërtet  që ky afatë kalimtar është i vështirë , tani në këtë detyrë të re e shohë se sa i vështirë afati kalimtar i janarit.  Momentalisht neve  kemi sjell dy futbollist  ata  janë Shefit Shefiti  dhe japonezi Jememi  Kande. Jemi në bisedime   në fakt në fazën përfundimtare  të tre lojtarëve  që  duhet të na  vinë. Po presim që të na vinë pasi kemi  pak probleme edhe me vizat e punës  që na  vështirësojnë punën . Por presim  që nga  kjo javë të na  bashkohen  dhe  në Ohër të kompletohemi si ekip‘’tha drejtori sportiv Izair Emini

Pjesa  pranverore e kampionatit  fillon më 17 shkurt, ndërsa Besa e Dobërdollit është mysafire e n Voska Sportit, ndërsa qëllimi  parësor  i ekipit është të  sigurohet mbijetesa

Sport

FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT

Published

on

Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të  futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica  Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.

Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e  xhiros  së 20-të.

Kjo  javë sjell  disa  ndeshje mjaftë tërheqëse sa i  përket  e ekipeve  që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por  edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.

Një ndeshje më interesante  pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të  cilat  aktualisht mbajnë mesin e tabelës.

Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.

Advertisement

Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:

Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!

Published

on

Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e  njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend  më lartë.

 Federata e Botërore e futbollit FIFA ka  publikuar renditjen e ekipeve  për këtë muaj.

 Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe  Portugalisë.

 Përfaqësuesja e  Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e  fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e  67-të.   Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.

 Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.

Advertisement

 Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.

 Përfaqësuesja e  Kosovës e cila më  31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim  në  Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe  më lartë në renditjen e  FIFA-s.

  Shabam Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00

Published

on

Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.

Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting  ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.

Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat