Lajme nga vendi
Mickoski: Kjo Qeveri, kjo gjeneratë do t’i konfirmojë dhe do ta vazhdojë veprën e ilindenasve për Maqedoni sovrane
Lufta në shtëpi është luftë të cilën ne do ta udhëheqim, luftë për infrastrukturë më të mirë, shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, ekonomi konkurruese dhe atë e bëjmë pasi jemi zgjedhur si Qeveri, por kjo luftë për një nga popujt me numër më të vogël në Evropë, nuk mjafton. Duhet të fitojmë edhe në Uashington, Bruksel, Berlin, Londër, Paris, Romë dhe shumë metropole tjera, nëse dëshirojmë që çështja e jonë më në fund të marrë epilogun e vet, pasi kjo nuk është zgjidhur, kjo me shekuj zgjat dhe ende po ekziston.
Këtë e ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski sot në profilin e tij në Fejsbuk.
“Për këtë shkak shumë është me rëndësi lidhja që e ka atdheu me maqedonasit jasht, të vazhdojë të përforcohet, të bëhet edhe më e fuqishme dhe të jetë në një nivel më të lartë. Për këtë shkak dua t’ju bind edhe krahas të gjitha sfidave në shtëpi, edhe përballë të gjithë grabitqarëve, të cilët nuk dëshirojnë që Maqedonia të jetë e suksesshme edhe në planin e brendshëm, edhe në atë jashtëm, se kjo Qeveri, kjo gjeneratë do t’i konfirmojë idealet ilindenase dhe do ta vazhdojë veprën e ilindenasve për Maqedoni sovrane, të pavarur dhe demokratike, e cila do të bëhet më e pasura në Ballkan!”, ka shkruar në Fejsbuk kryeministri Mickoski, i cili gjendet për vizitë në SHBA.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

