Lajme nga vendi
Mickoski: Si Qeveri bëjmë gjithçka për të rikthyer një pjesë të kohës së humbur dhe dinjitetit, që të mund të thoni se Maqedonia është përsëri e juaja
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori pjesë në përkujtimin e 30-vjetorit të krijimit të kishës “Shën Nikolla”, ku morën pjesë edhe shumë mërgimtarë maqedonas.
Në fjalimin e tij, ai theksoi se këto 7 muaj që nga zgjedhja e Qeverisë, ajo po e udhëheq luftën brenda vendit për një infrastrukturë më të mirë, shëndetësi më të mirë, arsim më cilësor, një ekonomi konkurruese dhe se kjo luftë do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet.
“Por, kjo luftë për popullin maqedonas kam frikë se nuk është e mjaftueshme, do të duhet të fitojmë këtu në Uashington, në Nju Jork, në Bruksel, në Berlin, në Londër, në Paris, në Romë dhe në metropolet e tjera botërore, nëse duam që çështja maqedonase të merr një zgjidhje të përhershme, sepse ajo nuk është zgjidhur, ajo ka zgjatur dhe vazhdon të ekzistojë për shekuj. Kështu që është shumë e rëndësishme që kjo lidhje që ka atdheu me maqedonasit jashtë atdheut të vazhdojë të funksionojë, të forcohet dhe të bëhet edhe më e fortë. Si Qeveri jemi të angazhuar të ndërtojmë marrëdhënien tonë me diasporën maqedonase, lidhja duhet të forcohet dhe të jetë e fortë. Nuk duhet të lejojmë që diaspora jonë të jetë e zhgënjyer, sepse elitat politike maqedonase nuk janë në gjendje ta kultivojnë dhe ta mbajnë atë lidhje”, theksoi Kryeministri Mickoski.
Sipas Kryeministrit, nuk ka një dëshmi më të fuqishme të identitetit maqedonas sesa kur ka më shumë maqedonas, pavarësisht nëse ata janë lindur në Maqedoni apo jashtë Maqedonisë, sepse në këtë mënyrë mbrohet kombi dhe identiteti maqedonas, me pasardhësit.
“Ne Maqedonasit jemi njerëz të thjeshtë, me zemër të madhe, mikpritës. Nuk ka mënyrë më të mirë se të mësojmë fëmijët që nga mosha më e vogël me traditat dhe zakonet maqedonase. Tradita dhe zakonet duhet të ruhen, ato janë pjesë e pandashme e identitetit maqedonas”, nënvizoi ai.
Ai theksoi se e di që ndoshta gjatë këtyre më shumë se tre dekadave të demokracisë në Maqedoni, elitat politike shpesh herë kanë zhgënjyer maqedonasit dhe se shpesh këto zhgënjime kanë qenë shkaku që shumë bashkatdhetarë të largohen nga atdheu i tyre.
“Dua të dërgoj një mesazh që do të bëjmë gjithçka si Qeveri, do të bëjmë gjithçka që mundemi dhe do të bëjmë më shumë se sa mundemi për të rikthyer pjesën e humbur të kohës dhe një pjesë të humbur të dinjitetit, që ju të mund të thoni se Maqedonia është përsëri e juaja dhe do të jeni përsëri maqedonas krenarë. Ky është qëllimi ynë dhe ky është frymëzimi ynë sepse ne si një brez morëm përsipër ta punojmë këtë punë. Të jeni të sigurt se do të investojmë çdo atom energjie që të punojmë vetëm për interesin e atdheut dhe të qytetarëve”, u tha Kryeministri Mickoski të pranishmëve.
Ai dha garanci se, pavarësisht të gjitha sfidave në vend dhe të gjithë tradhtarëve që nuk duan që Maqedonia të jetë e suksesshme, kjo Qeveri, ky brez do të konfirmojë idealet e Ilindenit dhe do të vazhdojë veprën e Ilindenasve, të komitëve, të udhëheqësve, më pas dhe të partizanëve për një Maqedoni sovrane, të pavarur, demokratike, e cila do të jetë shteti më i pasur dhe më me prosperitet në Ballkan dhe pse jo edhe në Evropë.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

