Connect with us

Lajme nga vendi

Procedura revolucionare në klinikën Zhan Mitrev – zëvendësim minimalisht invaziv i protezës së valvulës mitrale

Published

on

Është kryer implantimi i një valvule biologjike në pozicionin mitral (valvula brenda valvulës) – një procedurë komplekse hibride tek pacientja74-vjeçare në gjendje të rëndë të përgjithshme me dëmtim të funksionit të veshkave dhe është vendosur në aparat për dializë.

Kjo metodë minimale invazive e zëvendësimit të protezës së valvulës mitrale është e rrallë në mbarë botën dhe është kryer tek pacientja 74-vjeçare në Klinikën Zhan Mitrev. Ekipi, i përbërë nga kardiokirurgë dhe kardiologë intervenues, realizoi procedurën TMVI (Transcatether mitral valve implatation procedure), në mënyrë të suksesshme me implantimin e valvulës, pa kirurgji klasike.

“Sot kemi një rast të veçantë, një procedurë tepër komplekse tek një paciente në gjendje shëndetësore jashtëzakonisht të rëndë. Këto misione në dukje të pamundura që u zgjasin jetën pacientëve me vite e dekada, këtu në klinikën Zhan Mitrev, bëhen të mundshme dhegjithnjë më të shpeshta, duke i shtyrë kështu kufijtë e kardiokirurgjisë në mbarë botën. Për 25 vjet, ekipi në Klinikën Zhan Mitrev ka vendosur standarde të reja në kujdesin shëndetësor gjithëpërfshirës dhe ka gjetur mënyra për të ndihmuar sa më shumë pacientë. “Me pajisje moderne, duke aplikuar teknologji të avancuar, ne krijojmë mundësi jetësore për pacientët tanë dhe justifikojmë funksionin e vërtetë të mjekësisë”, theksoi dr. Mitrev.

Proteza e valvulës mitrale është vendosur mbi pjesën e sipërme të zemrës në pozicionin mitral, pa i’u nënshtruar operacionit klasik. Dallimi ndërmjet kirurgjisë klasike dhe kësaj ndërhyrjeje është se ka vetëm një hapje të vogël në gjoks – 5 cm në anën e majtë, përmes së cilës arrihet pjesa e sipërme e zemrës dhe me anë të përdorimit të një katetre speciale, futet valvula e re në valvulën ekzistuese, pa përdorur qarkullimin ekstrakorporal.

“Arritje të tilla kardiokirurgjike tregojnë për potencialin e madh të autoriteteve shëndetësore në Maqedoni. Risia në kryerjen e këtij operacionipothuajse të pamundur në rastin e pacientes e cila më parë i është nënshtruar dy operacioneve të tjera,  ka përfitime të mëdha si për pacienten ashtu edhe për sistemin shëndetësor në tërësi, duke përfshirë këtu edhe fondin. Metoda inovative e kryerjes së procedurës minimalisht invazive, është e sigurt për pacientët, e mbi të gjitha, mbart shumë përfitime financiare përsa i përket të gjithë procesit të shërimit të plotë të pacientit. Shembuj të tillë nxisin disponueshmëri më të madhe nga fondi për ndërhyrje kirurgjikale në klinikat private”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë.

Advertisement

Ekipi i kardiokirurgëve dhe kardiologëve intervenues u drejtua nga Dr.Mitrev, së bashku me Doc. Dr. Oliver Bushljetikj, specialist nëmjekësisë interne, subspecialist në kardiologji dhe Dr. Vilma Ampova Sokollov, specialiste në mjekësinë interne dhe subspecialiste në kardiologji.

“Pacientja ka pasur dy operacione të mëhershme dhe duhej të operohej për herë të tretë sepse proteza e valvulës mitrale kishte humbur funksionin plotësisht”. Arritëm të vendosim një protezë në valvulën mitrale, mbi majën e zemrës, në pozicion mitral, pa iu nënshtruar operacionit klasik dhe duke shmangur kështu ekspozimin ndaj rrezikut shtesë, një operacion që sigurisht nuk do ta përballonte dot. Ky lloj operacioni është relativisht një risi , veçanërisht për zëvendësimin e valvulës aortale, ndërsa përsa i përket protezës mitrale, këto janë raste jashtëzakonisht të rralla.

Kjo procedurë zakonisht kryhet në valvulën e aortës, dhe shumë rrallë në valvulën mitrale. Në rastin konkret, meqënëse gjoksi i saj ishte hapur dy herë më parë, kjo ishte e vetmja mundësi për t’i shpëtuar jetën.

Kjo ishte e vetmja mundësi për një rezultat pozitiv për pacienten,” theksoi Dr. Bushljetikj.

Pacientja për herë të parë është operuar në vitin 1994 në Spitalin Mjekësorë Ushtarak në Beograd, ndërsa herën e dytë në vitin 2011 në Klinikën Zhan Mitrev, ku është bërë një rioperacion për zëvendësimin e valvulës mitrale me protezë biologjike. Me këto operacione – i parëkur ishte shumë e re, në moshën 43 vjeçare në Beograd, operacioni i dytë pas 17 vjetësh (2011) dhe tani pas 14 vitesh, pacientes i ështëmundësuar 30 vjet jetë, që është në fakt një dëshmi për luftën e mjekëve dhe aplikimin e duhur të mjekësisë moderne në funksion të shpëtimit dhe zgjatjes së jetës.

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat