Lajme nga vendi
Procedura revolucionare në klinikën Zhan Mitrev – zëvendësim minimalisht invaziv i protezës së valvulës mitrale
Është kryer implantimi i një valvule biologjike në pozicionin mitral (valvula brenda valvulës) – një procedurë komplekse hibride tek pacientja74-vjeçare në gjendje të rëndë të përgjithshme me dëmtim të funksionit të veshkave dhe është vendosur në aparat për dializë.
Kjo metodë minimale invazive e zëvendësimit të protezës së valvulës mitrale është e rrallë në mbarë botën dhe është kryer tek pacientja 74-vjeçare në Klinikën Zhan Mitrev. Ekipi, i përbërë nga kardiokirurgë dhe kardiologë intervenues, realizoi procedurën TMVI (Transcatether mitral valve implatation procedure), në mënyrë të suksesshme me implantimin e valvulës, pa kirurgji klasike.
“Sot kemi një rast të veçantë, një procedurë tepër komplekse tek një paciente në gjendje shëndetësore jashtëzakonisht të rëndë. Këto misione në dukje të pamundura që u zgjasin jetën pacientëve me vite e dekada, këtu në klinikën Zhan Mitrev, bëhen të mundshme dhegjithnjë më të shpeshta, duke i shtyrë kështu kufijtë e kardiokirurgjisë në mbarë botën. Për 25 vjet, ekipi në Klinikën Zhan Mitrev ka vendosur standarde të reja në kujdesin shëndetësor gjithëpërfshirës dhe ka gjetur mënyra për të ndihmuar sa më shumë pacientë. “Me pajisje moderne, duke aplikuar teknologji të avancuar, ne krijojmë mundësi jetësore për pacientët tanë dhe justifikojmë funksionin e vërtetë të mjekësisë”, theksoi dr. Mitrev.
Proteza e valvulës mitrale është vendosur mbi pjesën e sipërme të zemrës në pozicionin mitral, pa i’u nënshtruar operacionit klasik. Dallimi ndërmjet kirurgjisë klasike dhe kësaj ndërhyrjeje është se ka vetëm një hapje të vogël në gjoks – 5 cm në anën e majtë, përmes së cilës arrihet pjesa e sipërme e zemrës dhe me anë të përdorimit të një katetre speciale, futet valvula e re në valvulën ekzistuese, pa përdorur qarkullimin ekstrakorporal.
“Arritje të tilla kardiokirurgjike tregojnë për potencialin e madh të autoriteteve shëndetësore në Maqedoni. Risia në kryerjen e këtij operacionipothuajse të pamundur në rastin e pacientes e cila më parë i është nënshtruar dy operacioneve të tjera, ka përfitime të mëdha si për pacienten ashtu edhe për sistemin shëndetësor në tërësi, duke përfshirë këtu edhe fondin. Metoda inovative e kryerjes së procedurës minimalisht invazive, është e sigurt për pacientët, e mbi të gjitha, mbart shumë përfitime financiare përsa i përket të gjithë procesit të shërimit të plotë të pacientit. Shembuj të tillë nxisin disponueshmëri më të madhe nga fondi për ndërhyrje kirurgjikale në klinikat private”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë.
Ekipi i kardiokirurgëve dhe kardiologëve intervenues u drejtua nga Dr.Mitrev, së bashku me Doc. Dr. Oliver Bushljetikj, specialist nëmjekësisë interne, subspecialist në kardiologji dhe Dr. Vilma Ampova Sokollov, specialiste në mjekësinë interne dhe subspecialiste në kardiologji.
“Pacientja ka pasur dy operacione të mëhershme dhe duhej të operohej për herë të tretë sepse proteza e valvulës mitrale kishte humbur funksionin plotësisht”. Arritëm të vendosim një protezë në valvulën mitrale, mbi majën e zemrës, në pozicion mitral, pa iu nënshtruar operacionit klasik dhe duke shmangur kështu ekspozimin ndaj rrezikut shtesë, një operacion që sigurisht nuk do ta përballonte dot. Ky lloj operacioni është relativisht një risi , veçanërisht për zëvendësimin e valvulës aortale, ndërsa përsa i përket protezës mitrale, këto janë raste jashtëzakonisht të rralla.
Kjo procedurë zakonisht kryhet në valvulën e aortës, dhe shumë rrallë në valvulën mitrale. Në rastin konkret, meqënëse gjoksi i saj ishte hapur dy herë më parë, kjo ishte e vetmja mundësi për t’i shpëtuar jetën.
Kjo ishte e vetmja mundësi për një rezultat pozitiv për pacienten,” theksoi Dr. Bushljetikj.
Pacientja për herë të parë është operuar në vitin 1994 në Spitalin Mjekësorë Ushtarak në Beograd, ndërsa herën e dytë në vitin 2011 në Klinikën Zhan Mitrev, ku është bërë një rioperacion për zëvendësimin e valvulës mitrale me protezë biologjike. Me këto operacione – i parëkur ishte shumë e re, në moshën 43 vjeçare në Beograd, operacioni i dytë pas 17 vjetësh (2011) dhe tani pas 14 vitesh, pacientes i ështëmundësuar 30 vjet jetë, që është në fakt një dëshmi për luftën e mjekëve dhe aplikimin e duhur të mjekësisë moderne në funksion të shpëtimit dhe zgjatjes së jetës.
Lajme nga vendi
S’dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga Ipard 3! Tripunovski: Monitorojmë çmimet e plehrave artificiale
Nuk dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga programi IPARD 3. Komisioni Evropian nuk ka dhënë afate konkrete për shqyrtimin e raportit që qeveria e Maqedonisë e dorëzoi lidhur me skandalin e korrupsionit me drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Ile Stoilev, që çoi në pezullimin e pagesave.
Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, në emisionin Biznis 21 tha se në takimin në Bruksel kërkuan që raporti të shqyrtohet sa më shpejt, por nuk morën përgjigje konkrete, vetëm një sinjalizim që do të merret në shqyrtim.
“Diskutuam për raportin e dorëzuar, që të shqyrtohet sa më shpejt dhe ai në mënyrë praktike të shqyrtohet në tërësi nga ana e tyre, nga administrata dhe në përputhje me atë shqyrtim dhe vërejtjet eventuale nëse ka, të veprohet me vazhdimin e mëtejmë të punës së Agjencisë së Pagesave. Nuk kemi përgjigje konkrete, megjithatë kemi një sinjalizim se do të vendoset në procedurë të përshpejtuar shqyrtimi i atij raporti. Bëhet fjalë për raporte voluminoze. Kur saktësisht do të ndodhë nuk mund të them, sepse administrata në Bruksel nuk punon me data konkrete”, theksoi ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.
Tripunovski për arrestimin e dy drejtorëve nga resori i tij tha se kjo është dëshmi se nuk ka persona të mbrojtur nga pozita e funksionarëve. Tha se nuk do të mbrojë askënd, por edhe se nuk ndjen përgjegjësi.
Ministri pretendon se me vëmendje po ndiqet gjendja me luftën në Iran, e cila përveç çmimeve të naftës i ka rritur edhe çmimet botërore të plehrave për 40 për qind, gjë që mund ta shtrenjtojë edhe ushqimin. Tha se në shtator të vitit të kaluar janë ndarë mbi 46.000 kartela për naftë të gjelbër, të cilat bujqit nuk i përdorin gjatë dimrit dhe tani mund t’ua lehtësojnë shpenzimet.
Dua të them se kjo naftë që e kanë marrë në kartelat e tyre, ose kanë bërë ndoshta rezerva gjatë dimrit ose e përdorin tani, është një lloj ndihme në lehtësimin e këtyre shpenzimeve. Ja ju thashë në pjesën e naftës çfarë kemi bërë, mendoj se kemi derivatet më të lira në rajon. Mirëpo ushqimi është i rrezikuar, këto plehra artificiale u nevojiten bujqve, a do të kemi këtu ndonjë masë shtesë reagimi? Me vëmendje po e ndjekim gjendjen dhe do të reagojmë nëse ka nevojë”, deklaroi Cvetan Tripunovski – ministër i Bujqësisë.
Edhe pse një pjesë e bujqve reaguan se u detyrohen rreth 100 milionë euro për subvencione, ndër to edhe për vitin 2024, Tripunovski siguron se subvencionet paguhen rregullisht.
Lajme nga vendi
Mjeku nga një fshat i Tetovës arrestohet për vrasjen e 76-vjeçarit në Ohër
Një mjek nga fshati Bërvenicë i Tetovës është arrestuar dje, pasi dyshohet se ka kryer vrasjen e një 76-vjeçari në Ohër, mësohet jozyrtarisht, përcjell INA.
Sipas informacioneve, dje rreth orës 17:20 në fshatin Bërvenicë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bazë të një fletarresti qendror të lëshuar nga SPB Ohër, kanë privuar nga liria personin me inicialet Zh.G. (53), i cili dyshohet për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.
Më herët, në orën 08:24, në SPB Ohër ishte raportuar se në shtëpinë familjare në rrugën “Nada Fileva” në Ohër, ishte gjetur pa shenja jete 76-vjeçari me inicialet K.M.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori publik dhe ekipet policore, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.(INA)
Lajme nga vendi
Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 24 të këtij muaji, në ora 15:30, në SPB Shkup, 45-vjeçari nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person.
Sipas denoncimit, personi i është paraqitur, është prezantuar si i punësuar në polici dhe i ka ofruar që t’i kthejë paratë – 40 mijë euro që i ka investuar në firmë të huaj në të cilën ka qenë i punësuar dhe që ka ndaluar me punë.
Nga policia shtojnë se pasi që nuk është kryer shërbimi, denoncuesi ka dyshuar se personi është mashtrues dhe ka denoncuar.
Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni3 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota3 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

