Lajme nga vendi
Taravari: Instalohet sistemi i ri i ajrit të komprimuar në “Nënë Tereza”
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka dhënë një lajm të madh për qytetarët, duke zgjidhur një problem të rëndësishëm që ka prekur shëndetin e qytetarëve. Pas shumë vitesh vonesë, sistemi i ajrit të komprimuar në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” – Shkup, që kishte lënë pacientët pa shërbime për shkak të mungesës së ajrit të kompresuar në sallat e operacionit, tani po vihet në funksion.
“Ju informojmë se është përfunduar plotësisht montimi dhe instalimi i Sistemit të ajrit të komprimuar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ Shkup”, ka shkruar Taravari në rrjetin e tij social Facebook, duke theksuar përkushtimin për të ofruar kushte më të mira për shërbimet shëndetësore dhe pacientët.
Nga Ministria e Shëndetësisë janë tërhequr edhe detaje të rëndësishme për përfundimin e punimeve.
“Janë montuar dhe instaluar tre kompresorë me pajisjet shoqëruese të nevojshme,” thuhet në komunikatë, duke shtuar se gjithashtu janë përmirësuar pikat e shpërndarjes dhe lidhjes së tubave të bakrit për të siguruar funksionimin optimal të sallave operative.
Pas realizimit të këtyre aktiviteteve, sistemi i ajrit të komprimuar do të sigurojë që sallat e operimit të funksionojnë pa ndërprerje, duke ofruar shërbime cilësore dhe të sigurt për pacientët. Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhap përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

