Lajme nga vendi
VLEN: BDI dhe patericat e saj të humbur në të kaluarën, të izoluar në realitetin e sotëm!
Thirrjet e BDI-së non grata dhe patericave të saj janë vetëm përpjekje të dëshpëruara për të shpërqendruar qytetarët nga e vërteta, shqiptarët janë të lodhur nga mashtrimet dhe fjalët e tyre boshe! Realiteti është i qartë për të gjithë, BDI dhe patericat e saj janë të rrëzuar politikisht dhe të izoluar, pa vizion dhe pa të ardhme. Sot, kur shohin që VLEN po sjell ndryshim, ata bëjnë atë që dinë më mirë, krijojnë zhurmë për të mbuluar dështimet e tyre. Por shqiptarët e dinë të vërtetën: BDI është e izoluar! Ata nuk i dëgjon askush, as brenda vendit dhe as jashtë. Amerikanët i kanë vulosur si të padëshiruar, dhe këtë nuk e mbulojnë dot me fjalë të mëdha. Ne, koalicioni VLEN, jemi krenarë që respektohemi ndërkombëtarisht. Pjesëmarrja jonë në inaugurimin e Presidentit Trump është një nder dhe një dëshmi e pozicionit tonë të fortë në arenën ndërkombëtare. Aktualisht Afrim Gashi, Izet Mexhiti, Arben Taravari dhe Zeqirija Ibrahimi ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për takime të rëndësishme, ku po diskutojnë për nevojat reale të qytetarëve dhe për të ardhmen e vendit. Në vend që të kërkojë akuza kundër të tjerëve përmes kumtesave, BDI duhet të shikojë në oborrin e saj dhe të shpjegojë se si liderët e saj arritën deri në atë pikë që të jenë në lista të zeza apo nën monitorim nga institucionet ndërkombëtare. Ndërsa ne ndërtojmë ura, BDI dhe patericat e saj kanë ngelur në vendnumëro me politikat e tyre të vjetra dhe pa vizion. BDI dhe patericat e saj mund të bëjnë zhurmë sa të duan, por shqiptarët e dinë kush po punon për ta dhe kush ka dështuar. Dikush në Uashington duke përfaqësuar shqiptarët, dikush duke fshirë djersën nga frika se mos përfundojnë në listat e zeza! VLEN është zëri i popullit, ndërsa BDI non grata është turpi i së kaluarës! thuhet në reagumin e VLEN-it.
Lajme nga vendi
FILIPÇE: INSPEKTIME NË TË GJITHA SISTEMET E UJËSJELLËSIT NË VEND
Rasti në Gostivar nuk është i izoluar, por bëhet fjalë për dobësi sistematike dhe joefikasitet institucional, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venco Filipçe.
Në konferencën e sotme për media ai tha se ka informacione se edhe në vende të tjera të vendit ka probleme me cilësinë e ujit, ndërsa institucionet nuk po reagojnë.
Duke iu referuar një raporti të siguruar nga informatorë, Filipçe deklaroi se uji në Spitalin e Specializuar për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkuloz në Leshkë ka rezultuar i ndotur.
“Askush nuk ka reaguar. Bëhet fjalë për dokumente zyrtare të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë. Mostra e marrë nga çezma e spitalit në Leshok, ku trajtohen pacientët, ka treguar 51 baktere koliforme në 100 mililitra ujë. Në raport thuhet se uji nuk i plotëson standardet e cilësisë për ujë të pijshëm. A e dinë këta njerëz se çfarë po bëjnë? Çfarë lloj menaxhimi i institucioneve është ky? A është qëllimi të rrezikohet shëndeti i të gjithë qytetarëve në vend?”
Lideri socialdemokrat bëri thirrje që analizat dhe kontrollet të kryhen menjëherë, ndërsa kërkoi dorëheqje dhe përgjegjësi penale për drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Shëndetit Publik, Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe të Prokurorisë, duke i akuzuar se kanë vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve.
Lajme nga vendi
Pas zënkës me gruan, merr fëmijën 10-muajsh pa leje dhe largohet për në Zvicër
Dje në orën 08:10 në DPB Gostivar, një 21-vjeçare nga një fshat i Gostivarit ka denoncuar se, pas një mosmarrëveshjeje paraprake në shtëpinë familjare, bashkëshorti i saj kundërligjshëm dhe pa pëlqimin e saj ka marrë fëmijën e tyre 10-muajsh për në Zvicër. Për rastin janë njoftuar shërbimet kompetente dhe Qendra për Punë Sociale në Gostivar për zbardhjen e plotë të rastit.
Lajme nga vendi
16-vjeçari pa leje drejtimi me veturë përfshihet në aksident,i konfiskohet automjeti
Dje rreth orës 14:00 në një hapësirë parkingu në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga fshati Poroj. Paraprakisht, ai pa leje drejtimi ka drejtuar automjetin e udhëtarëve “Smart” me targa të Tetovës dhe me automjetin ka qenë i përfshirë në një aksident komunikacioni. Automjeti është konfiskuar dhe ndaluar në stacionin policor, ndërsa biseda zyrtare me të është kryer në prani të inspektorit për delikuencë të të miturve dhe kujdestarit të tij. Pas dokumentimit të rastit, ndaj personit do të dorëzohet kallëzimi përkatës.

