Lajme nga vendi
Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti gjatë takimit me qytetarët në Çashkë ka thënë se maqedonasve nuk duhet t’i pengojë shqipja dhe avancimi i shqiptarëve meqë shqiptarët nuk janë të ardhur. Ai më tej, tha se nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do i mbetet ky vend, duke aluduar në prejardhje bullgare të maqedonasve.
“Unë jam shumë i dëshpëruar kur dëgjoj debate të intelektualëve, të analistëve e publicistëve, të bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Ata i mundon shumë pse shqiptarët e kanë ndryshuar statusin e vet politik në këtë vend dhe nuk janë më qiraxhinj në shtëpi të vet por janë bërë zot në shtëpi të vet. Atyre u pengon përse shqiptarët kanë gjuhën e vet, flasin gjuhën e vet, shkruajnë gjuhën e vet, kanë administrator shqiptarë, kanë policë, kanë ushtarakë, kanë ushtarë, do të thotë, kanë përfaqësim në të gjitha institucionet, i shoh me gjuhën e gjarprit flasin sikur ky shtet është vetëm i maqedonasve. Por nuk shkon ashtu, se nuk është vetëm i tyre. Në këtë shtet shqiptarët nuk janë ardhacakë. “Pse shqiptarët këtu të flasin shqip, pse nuk flasin arabisht algjerianët në Francë, pse nuk flasin turqisht turqit që janë 6 milion në Gjermani. Këta po të duan të flasin shqip le të shkojnë në Shqipëri”. Po të ja nisim kështu, hajde dikush të shkojë në Bullgari, dikush të shkojë në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend ne?”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve