Connect with us

Lajme nga vendi

LSDM-ja akuzon pushtetin për mungesën e terapive biologjike në Klinikën e Onkologjisë

Published

on

LSDM-ja opozitare vazhdon me akuzat ndaj pushtetit për mungesën e terapive biologjike në Klinikën e Onkologjisë. Sipas tyre, derisa pacientët në Klinikën e Onkologjisë po luftojnë për jetën e tyre, Qeveria e VMRO-DPMNE-së dhe zyrtarët e saj të paaftë po tregojnë mosinteresim të plotë për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Për një javë e tërë Klinika ka mbetur pa barna bazë për terapi biologjike dhe personat në gjendje kritike janë të detyruar të kërkojnë mënyra për të shpëtuar veten. Kjo është një fatkeqësi që është rezultat i qasjes jashtëzakonisht amatore dhe të çorganizuar të qeverisë. Ata akuzojnë drejtorin e Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski se në vend që të kërkojë zgjidhje urgjente po përdorë të njëjtën histori arsyetimesh. Një gjë është e qartë: paaftësia dhe mosinteresimi i kësaj qeverie rrezikon drejtpërdrejt jetë njerëzore. Çdo ditë vonesë do të thotë jetë të humbura. Është koha për veprim dhe përgjegjësi urgjente – kjo nuk është më vetëm çështje politike, por çështje jete a vdekjeje, thuhet mes tjerash në reagimin e LSDM-së. /Alsat.mk

Lajme nga vendi

Prokuroria nuk konfirmon nëse në periudhën e kaluar janë dorëzuar raporte të sakta apo të rreme për cilësinë e ujit në Gostivar

Published

on

A po kryheshin rregullish analizat e ujit në Gostivar nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar dhe Instituti për Shëndet Publik, dhe pse nga këto analiza nuk u konstatua me kohë ndotja e ujit, është një pistë tjeter që po e heton prokuroria.

Në brifingun me gazetarë, prokurorët thanë se për momentin nuk mund të konfirmojnë nëse në periudhën e kaluar janë dorëzuar raporte të sakta apo të rreme për cilësinë e ujit, pasi hetimet janë ende në zhvillim.

Për këtë arsye do të kryhen ekspertiza shtesë për mënyrën e marrjes dhe analizimit të mostrave, ndërsa do të shqyrtohen edhe të gjitha analizat e ujit të realizuara gjatë këtij dhe vitit të kaluar. Nëse konstatohen parregullsi ose përgjegjësi të personave apo institucioneve të tjera, hetimi do të zgjerohet edhe ndaj tyre.

Ndërkohë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se analizat e kryera nga Qendra për Shëndet Publik në Gostivar më 29 qershor dhe 13 korrik e vlerësonin ujin si të sigurt për pije, edhe pse pikërisht më 13 korrik filloi rritja e numrit të pacientëve me probleme gastrointestinale. përcjell Zhurnal.mk .

Continue Reading

Lajme nga vendi

ASh: Situata në Gostivar drejtë stabilizimit: ta ruajmë qetësinë dhe përgjegjësinë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rezultatet e fundit të analizave mikrobiologjike të ujit nga katër pika në Gostivar tregojnë se situata është në përmirësim dhe në proces të stabilizimit.

I ftojmë qytetarët që të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve kompetente dhe informacionet t’i marrin nga burimet zyrtare. Shqetësimi i tyre është plotësisht i kuptueshëm i drejtë, por në këtë moment nevojitet qetësi, maturi dhe bashkëpunim deri në përfundimin e të gjitha analizave dhe procedurave përkatëse.

Nuk duhet të shpejtojmë me gjykime, etiketime apo akuza pa përfunduar puna profesionale e institucioneve. Njëkohësisht, bëjmë thirrje që të ndalet fjalori ofendues dhe përçarës, sepse shëndeti publik duhet të na bashkojë dhe jo të përdoret për përplasje politike.

Shtabi i Krizës është duke kryer detyrat e tij, ndërsa kryetari i Komunës së Gostivarit ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet komunale për menaxhimin e situatës dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Po ashtu, përfshirja dhe mbështetja e Qeverisë dhe e institucioneve qendrore është e rëndësishme dhe e mirëseardhur.

Prioriteti i vetëm duhet të mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, informimi i rregullt dhe transparent dhe kthimi sa më i shpejtë i situatës në normalitet.
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rezultatet e fundit të analizave mikrobiologjike të ujit nga katër pika në Gostivar tregojnë se situata është në përmirësim dhe në proces të stabilizimit.

Advertisement

I ftojmë qytetarët që të vazhdojnë t’u përmbahen rekomandimeve të institucioneve kompetente dhe informacionet t’i marrin nga burimet zyrtare. Shqetësimi i tyre është plotësisht i kuptueshëm i drejtë, por në këtë moment nevojitet qetësi, maturi dhe bashkëpunim deri në përfundimin e të gjitha analizave dhe procedurave përkatëse.

Nuk duhet të shpejtojmë me gjykime, etiketime apo akuza pa përfunduar puna profesionale e institucioneve. Njëkohësisht, bëjmë thirrje që të ndalet fjalori ofendues dhe përçarës, sepse shëndeti publik duhet të na bashkojë dhe jo të përdoret për përplasje politike.

Shtabi i Krizës është duke kryer detyrat e tij, ndërsa kryetari i Komunës së Gostivarit ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet komunale për menaxhimin e situatës dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Po ashtu, përfshirja dhe mbështetja e Qeverisë dhe e institucioneve qendrore është e rëndësishme dhe e mirëseardhur.

Prioriteti i vetëm duhet të mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, informimi i rregullt dhe transparent dhe kthimi sa më i shpejtë i situatës në normalitet.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Edhe për sot pasdite parashihet mot me erëra të fuqishme dhe shi

Published

on

Pas stuhisë që dje përfshiu Shkupin dhe disa qytete të tjera të vendit, DPHM njofton se edhe sot, si dhe gjatë ditëve në vijim, priten stuhi afatshkurtra të shoqëruara me erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshrit. Të premten priten reshje më të dendura shiu, ndërsa për shkak të depërtimit të një mase ajrore më të ftohtë nga veriu, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme.

Stuhi me breshër priten edhe pasditen e sotme. Moti gjatë ditës do të jetë pjesërisht i vranët me intervale me diell, ndërsa në disa zona do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe paqëndrueshmëri lokale të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe në disa vende edhe stuhi të izoluara me breshër. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here erë e fortë nga veriu, me shpejtësi që në disa vende do të kalojë 60 kilometra në orë.

Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë reshje të përkohshme shiu dhe kushte për paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Deri të premten në kryeqytet do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe herë pas here i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe bubullima, ndërsa në disa pjesë të qytetit ekziston mundësia e paraqitjes së breshrit.

Kujtojmë se pas stuhisë me erëra të forta dhe reshje shiu që dje përfshiu territorin e Maqedonisë së Veriut, në numrin unik për thirrje emergjente 112 janë pranuar mbi 9.000 thirrje nga qytetarët, njoftoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), deri në orën 22:00 në Shkup janë regjistruar 117 automjete të dëmtuara, 35 çati të dëmtuara, 189 pemë të rrëzuara, shtatë semaforë të dëmtuar, pesë zjarre dhe 10 persona të lënduar.

Continue Reading

Më të lexuarat