Sport
FUTBOLL: EKIPET VIJOJNË PËRGATITJET SIPAS PLANI PROGRAMIT
Ekipet e futbollit Shkëndija, Struga Trim Lum, Besa e Dobërdollit vazhdojnë përgatitjet sipas plan programit të hartuar duke zhvilluar edhe ndeshje kontrolluese
Ekipet e kategorisë pare të dytë në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit që do të fillon më 15 dhe 16 shkurt, vazhdojnë realizimin e përgatitjeve sipas plan programeve të stafeve teknik të tyre si dhe në bazë të kushteve që kanë Shkëndija e Tetovës pas zhvendosjes në tokën turke ku zhvillon fazën kryesore të përgatitjeve dje ka zhvilluar ndeshje miqësore me skuadrën Yelimay Semey e cila ka përfunduar me fitore bindëse të skuadrës nga Kazakistani 0-3. Megjithatë ky test i shërbeu trajnerit Jeton Beqiri për të parë në veprim lojtarët në kombinime të ndryshme, ndërsa kuqezinjtë vazhdojnë punën për ndeshjet e radhës në Antalia.
Ndeshje miqësore në Antalia ka zhvilluar edhe kampioni në fuqi në futbollin vendor Struga Trim Lum kundër gjigantëve rus Rubin Kazan të cilën e kanë humbur me rezultat 1-0. Megjithatë trajneri Qatip Osmani ka mbetur I kënaqur me angazhimin e lojtarëve.
Besa e Dobërdollit në Gostivar ka zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese në kuadër të përgatitjeve për sezonin pranveror kundër Skopjes që e fitoi 3-1 me dy golat e Remzifaik Selmanit dhe një të Shefit Shefitit. Ndërkaq ekipi I ligës së dytë Arsimi i Çegranit ka barazuar me Borecin e Velesit 3-3.
Sport
MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G
Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.
Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.
Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.
Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.
Sport
QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË
Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires
Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.
Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.
Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .
Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.
Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.
Sport
MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT
Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24
Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.
Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.
Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.
Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

