Sport
KARATE: RMV-ja ME 35 GARUES UDHËTON NË POLONI
Në edicionin e 52-të kampionati europian i karatesë për kadet, junior dhe U-21 marrin pjesë 1208 garues nga 49 vende në mesin e të cilave edhe Maqedonia me 35 karateist
Qyteti Bielsko-Biala në Poloni nga data 8 deri më 10 shkurtë është nikoqire e edicionit të 52-të me radhë kampionati evropian i karatesë për kadetë, junior dhe U-21 ku do të marrin pjesë 1208 garues nga 49 shtete në mesin e të cilëve edhe Maqedonia e Veriut. Për këtë kampionat evropian reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut është duke zhvilluar përgatitje intensive , këtë për TV Koha e deklaroi drejtori sportiv i reprezentacion Arlind Huseini
‘’Seancat stërvitore të reprezentacionit të Maqedonisë janë në përfundim e sipër, edhe këtë javë kemi seancën përfundimtare me reprezentacionin e Maqedonisë. Janë duke u zhvilluar në mënyrën shumë të mirë, lëndime nuk kemi, gjithçka shkon sipas planit të seleksionuesve. Kështu që presim që me datën 4 shkurt të udhëtojmë në kampionatin evropian të 52-n me radhë që mbahet Bielsko-Biala në Poloni dhe pres që realisht këto anëtar të reprezentacionit të tregojnë më të mirën për shkak se me të vërtet janë garues të shkëlqyer, talente të mirë. Një ekipi i bukur i garuesve që tregon që se do të arrijnë suksese në këtë kampionat europian‘’ deklaroi Arlind Husein drejtor sportiv i reprezentacionit
Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në këtë kampionat europian për kadet, junior dhe u-21 do të përfaqësohet me formacion të kompletuar në kategorinë e meshkujve dhe femrave si në KATA ashtu edhe në KUMITE.
‘’Numëri i përgjithshëm është 35 garues, të ndarë në KATA dhe kumitë, kemi 5 seleksionues, shefi delegacionit si dhe unë si drejtor sportiv i reprezentacionit‘’ tha Huseini
Reprezentacioni ynë në këto kampionate europiane tradicionalisht ka pasur suksese ndaj edhe kësaj radhe pritet që të shënojnë rezultate të mira dhe pse jo të fitojnë edhe medalje.
‘’Unë gjithmonë jam tip i tillë që pres nga të gjithë garuesit të japin maksimumin dhe të arrin sukses për shkak se është një garë që gjithkush, çdo sportist donë të japi maksimumin , pasi gara nuk përsëritet edhe një herë. Kështu që unë ia lë at që çdo njëri prej tyre është shumë i përgatitur mirë dhe pres nga të gjithë . Këtë radhë nuk do ti ndaj pasi që të gjithë janë kampionë në kategoritë e tyre’’ tha drejtori sportiv Arlind Huseini.
Ekspedita e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në karate në Poloni do të udhëton me datën 4 shkurt, ndërsa kthimi është parapa për datën 10 shkurt /SHABAN SINANI TV KOHA/


Sport
MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G
Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.
Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.
Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.
Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.
Sport
QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË
Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires
Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.
Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.
Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .
Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.
Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.
Sport
MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT
Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24
Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.
Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.
Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.
Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

