Connect with us

Lajme nga vendi

Mickoski: Supermarketet dhe objektet tjera tregtare do të jenë të nënshtruara kontrollimeve, pasi prioriteti ynë si Qeveri është të mbrojmë standardin e qytetarëve

Published

on

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur  pyetjes së gazetarëve në lidhje me atë që është diskutuar në takimin e sotëm të  zhvilluar në Qeveri për çmimet në supermarkete, tha:

„Po, mëngjesin e sotëm, para se të vij këtu, pata një koordinim me ministrin për ekonomi dhe punë, zëvendësministrin, kryetarin e Komisionit për mbrojtje të konkurrencës dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëropr të Tregut, ku kemi rënë dakord për hapat që do të merren që sot.

E dini që gjatë konferencës së djeshme për media, në të njëjtën konferencë për media, nga ana e kolegëve tuaj u përmendën dy zinxhirë marketesh, të cilat sipas asaj siç tregojnë, bëjnë disa lloj shmangiesh të ligjeve dhe procedurave dhe këto do t’i nënshtrohen kontrolleve rigoroze, duke filluar nga sot dhe gjatë ditëve në vijim. Sepse, sipas informacionit që disponojmë, kemi rreth 20,000 komitentë për çdo zinxhir supermarketi dhe do të duhet të shqyrtojmë thellë nëse ka indikacione të tilla.

Po ashtu, edhe objektet tjera tregtare do të jenë t’i nënshtrohen këtij lloji të kontrollit, pasi standardi i qytetarëve është prioriteti ynë dhe ne do të bëjmë gjithçka si Qeveri për ta mbrojtur atë. Ky është një mesazh që të gjithë duhet ta dinë dhe të kuptojnë se ne jemi të seriozë dhe këtë sulm e kuptojmë si sulm ndaj standardit të qytetarëve, ndërsa ne si Qeveri kemi të drejtë dhe detyrim ta mbrojmë interesin publik dhe standardin e qytetarëve.“

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat