Connect with us

Lajme nga vendi

MMJPH: Me 1.5 milionë euro të siguruara nga programi IPA 2 i BE-së do të përmirësohet korniza ligjore për cilësinë e ajrit

Published

on

(29.01.2025) Me mbështetjen e Programit IPA 2 të BE-së, në nëntor 2024 filloi zbatimi i  projektit për harmonizimin e kuadrit ligjor për cilësinë e ajrit me rregulloret evropiane.

Në kuadër të projektit dyvjeçar për të cilin Bashkimi Evropian ka siguruar fonde në shumë prej 1.5 milionë euro, do të transpozohen plotësisht direktivat evropiane (2008/50/EC, 2004/107/EC dhe 2016/2284/EC) në legjislacionin kombëtar, domethënë do të plotësohet legjislacioni për ajrin. Në përputhje me direktivat, do të hartohet një ligj krejtësisht i ri për cilësinë e ajrit të ambientit dhe disa akte nënligjore, apo rregullore që do të ndjekin kërkesat e direktivave të BE-së, duke siguruar kështu një rregullim më të madh në këtë fushë. Gjithashtu do të përgatiten plane për zbatimin e direktivave për cilësinë e ajrit, duke përfshirë edhe implikimet fiskale për zbatimin e tyre.

Në kuadër të projektit do të hartohen dokumente planifikuese kombëtare për mbrojtjen e ajrit të ambientit që dalin nga Ligji për cilësinë e ajrit të ambientit, të cilat do të përcaktojnë dhe prioritizojnë masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit në bashkëpunim me institucionet kompetente.

Në të njëjtën kohë, do të punohet për përmirësimin e inventarit kombëtar të emetimeve në ajër dhe përgatitjen dhe zbatimin e një plani për monitorimin e metaleve të rënda, hidrokarbureve aromatike policiklike dhe përbërjeve organike të avullueshme. Në përputhje me shtrirjen e shtuar të matjeve, do të krijohen zona dhe grumbullime për këto substanca.

Njëkohësisht do të punohet për forcimin e kapaciteteve administrative për zbatimin e tyre dhe në këtë mënyrë përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat