Uncategorized
Urim HASIPI: Të unifikohemi për njeriun që do ta kthejë Bërvenicën

Në komunën e Bërvenicës sipas statistikave zyrtare jetojnë 7377 shqiptarë kurse 5715 janë maqedonas.Pra,dallimi është i madh mes këtyre dy komuniteteve respektivisht 1662 janë më shumë shqiptarë.Por, prej zgjedhjeve lokale të vitit 2021, komuna e Bërvenicës udhëhiqet nga maqedonasit,pasi që dallimi mes kandidatit maqedonas dhe atij shqiptarë ishte vetëm 33 vota në raundin e dytë. Kjo, falë inateve të shqiptarëve. Kjo papjekuri dhe ky mos koordinim mes shqiptarëve është i pafalshëm.Por, kur kanë mbetur edhe tetë muaj nga zgjedhjet lokale gabimi i para viteve nuk guxon të ndodhë.
Prandaj, kërkohet që partitë shqiptare të unifikohen dhe të dalin me një kandidat të vetëm për kryetar komune në Bërvenicë. Nuk ka vend për kalkulime politike as përplasje.Politika ditore duhet të mbajë larg duart nga Bërvenica. Por, për të arritur një konsenus partiak duhen njerëz të duhur, në vendin dhe në momentin e duhur.
I tillë është Haqim Ramadani, i cili ndër vite është zëri i shqiptarëve të kësaj komune dhe jo vetëm aq, por edhe më shumë.Është njeriu që nuk do të kundërshtohej nga asnjë parti sepse gëzon kredibilitet moral dhe kombëtar të udhëheq me këtë komunë.Haqim Ramadani është një nga figurat kryesore që ka mbajtur gjallë frymën shqiptare por edhe ka ngritur zërin kur janë bërë padrejtësi, shkelje dhe kanë tentuar që të nëpërkëmbin shqiptarët e kësaj zone.Nuk ka heshtur as atëherë kur janë arritur suksese por gjithmonë meritat i ka ndarë me të tjerët.Në zgjedhjet lokale të këtij viti, Haqim Ramadani është kandidati i vetëm me përvojën institucionale,arsimimin adekuat, vizionin dhe aftësinë për ta udhëhequr këtë komunë siç e meriton shumica shqiptare. Por, ajo që është përparësia e tij është se edhe pjesa tjetër gjegjësisht popullata pakicë maqedonase nuk do të duhej të ketë frikë nga ardhja e tij në krye të komunës sepse ai ka dëshmuar bashkëpunim në të kaluarën me të gjithë pa pëtjashtim.
Prandaj, ai nuk duhet të shihet si kërcënim për maqedonasit por si njeri që do të hap perspektiva për të gjithë pa dallim. Ai me mbi 16 vite përvojë në administratën komunale, duke shërbyer si Sekretar i Komunës, Udhëheqës i Seksionit dhe aktualisht drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, e njeh çdo aspekt të qeverisjes lokale dhe di si të sjellë ndryshime të prekshme ose thënë më qartë, i din hallet e banorëve më mirë se çdo kush tjetër.
Haqim Ramadani nuk është kandidat për eksperiment apo kalkulime matematikore për raundin e dytë kur bëhen pazare në kurriz të shqiptarëve por ai është alternativa e vetme reale për zhvillimin dhe rikthimin e komunës në duart e popullit shumicë në këtë rast të shqiptarëve. Ai njihet në mesin e popullatës lokale si i afërm me të gjitha subjektet politike. Kjo përparësi e tij duhet të reflektojë tek strukturat lokale të partive tjera të cilët duhet ta mbështesin edhe në rast se partitë nuk kanë marrëveshje.
Duke shfletuar biografinë dhe prejardhjen familjare të tij mund të konstatohet se Haqimi vjen nga një familje e fisme dhe bujare e cila nuk ka referenca negative në mesin e popullatës dhe kjo tregon se ai mbetet një figurë që unifikon dhe nuk përçanë prandaj ka më shumë arsye për ta përkrahur se sa për ta kundërshtuar.
Madje, shkojmë më tej, Haqim Ramadani me gjithë bagazhin e tij si kuadër në ngritje gjatë karrierës së tij është dëshmuar se nuk është përfshirë në afera korruptive dhe kjo është përparësia e tij. Nëse vërtet kanë interes për rikthimin e komunës, partitë shqiptare duhet të lënë anash interesat partiake,inatet, përplasjet ditore dhe të bashkohen rreth një kandidati të vetëm, të dëshmuar dhe me përvojë, e ai është Haqim Ramadani.
Përçarja vetëm sa do të ndihmojë mbajtjen e pushtetit nga qeverisja aktuale, ndërsa uniteti në kë rast garanton fitoren dhe drejtësinë për shumicën.
Ndërkohë për të arritur këtë sukses, vota e diasporës është çelësi për të ardhmen e kësaj komune.Duhet mobilizim kombëtar për të dalë faqebardhë si popull.
Prandaj,bashkëatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit kanë një rol vendimtar në rikthimin e drejtësisë, dinjitetit dhe barazisë në Bërvenicë.Një votë nga diaspora është një hap më afër kthimit të komunës në duart e shumicës shqiptare prandaj ky moment është për tu treguar se e duam vendin tonë me vepra konkrete.
Nësë edhe kësaj rradhe nuk ka unitet,nuk ka koordinim, nuk ka bashkëveprim atëherë Bërvenica do të jetë mëkati i rradhës i pafalshëm për partitë politike të cilët thirren në interesat shqiptare por për kalkulime politike kanë devijuar nga rruga kombëtare.
Viti 2021 në këtë komunë do të duhet të mbahet mend për keq për ne shqiptarët kurse tetori i 2025 do të duhet të mbahet mend për vetëdijësimin kombëtar duke e bërë Bërvenicën me kryetar shqiptar dhe duke u krenuar të gjithë!
(Ky shkrim është autorial dhe nuk paraqet qëndrimet e redaksive ku unë punoj)
Uncategorized
Durmishi në “Top Tema”: BDI apo Fronti në çarje totale – kujt t’i “japin” komuna Taravarit apo Selës?

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Top Tema”, hodhi dritë mbi kaosin e brendshëm që po përjeton BDI dhe i ashtuquajturi “Front Evropian”, duke theksuar se tashmë gara e tyre nuk është për ide, por për pazare mes njëri-tjetrin.
“BDI apo Fronti është në krizën më të thellë të brendshme që ka përjetuar ndonjëherë. Deri dje flisnin për bojkot të zgjedhjeve lokale, sot nuk kanë as kë të kandidojnë”, tha Durmishi.
Ai shtoi se situata është aq e tensionuar, sa brenda Frontit do të jemi dëshmitarë të shpërthimeve të reja, pazareve dhe përplasjes së interesave personale, ku secili tenton të sigurojë ndonjë copë pushtet për vete.
“Taravari u kërkon komuna, Sela u kërkon komuna, edhe satelitët e tjerë kërkojnë pjesën e tyre. Të gjithë flasin për ndarje pushteti, por askush për qytetarin”, theksoi ministri.
Sipas tij, ky është dallimi mes dy blloqeve të sotme shqiptare “VLEN që ndërton një ofertë të re për qytetarët dhe BDI që sillet sikur komunat i ka në xhep.
Uncategorized
QEVERIA EMËRON BESNIK FERATIN EDHE PËR NJË MANDAT SI ZËVENDËS DREJTOR NË AGJENCINË PËR SIGURI NACIONALE

Qeveria në seancën e sotme e ka emëruar Besnik Feratin zëvendës drejtor në Agjencinë për Siguri Nacionale.
Ferati në këtë post vjen edhe për një mandat të ri 4 vjeçar. .
Uncategorized
VLEN në ofanzivë, fillojnë punësimet masovike të shqiptarëve

Koalicioni VLEN ka nisur një ofensivë konkrete për të kthyer premtimet në vepra, duke realizuar një valë punësimesh që kanë sjellë përfshirje më të madhe të shqiptarëve në institucionet shtetërore. Vetëm në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave Amë janë punësuar 38 shqiptarë, duke zhbllokuar një situatë të trashëguar me vite mungese përfaqësimi.
Ky nuk është rasti i vetëm. Në ndërmarrjen NOMAGAS janë punësuar 8 shqiptarë, në Doganë 19 shqiptarë, 15 shqiptarë në MEPSO, në QSHP 8 shqiptarë, ndërsa emërime janë bërë edhe në institucione të tjera qendrore dhe lokale, si pjesë e një strategjie të koordinuar për barazi dhe përfshirje.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve që VLEN ka dhënë ndaj qytetarëve shqiptarë një qasje që nuk ndalet me retorikë, por dëshmohet me rezultate konkrete në terren.
Sipas burimeve nga koalicioni, kjo është vetëm faza e parë e reformës për përfaqësim të drejtë dhe të dinjitetshëm, me nisma që do të zbatohen në sektorë të tjerë strategjikë në javët në vijim si ELEM, Ministria e Mbrojtjes, DAP, Rrugët e Maqedonisë, Posta e Maqedonisë, Pyjet e Maqedonisë etj.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve