Sport
MIHAJLLOV- BESA MAKSIMALISHT DO JETË E PËRGATITUIR
Klubi i futbollit Besa e Dobërdollit e cila tani më 25 ditë duke zhvilluar përgatitjet për pjesën e dytë kampionatit në elitën e futbollit vendor. Ekipi menjëherë pas kthimit nga Ohri, ku për tetë ditë kanë zhvilluar një pjesë të fazës kryesore të përgatitjeve menjëherë ka zhvilluar ndeshje kontrolluese në stadiumin e qytetit në Gostivar me Bregallnicën e Shtipit. Rezultati përfundimtar nga kjo ndeshje kontrolluese ka përfunduar 4-1 . Trajneri Gorazd Mihajllov pas ndeshjes me Bregallnicën ka folur për përgatitjet e ekipit nëpër gjithësi.
“Gjithsesi duke pasur parasysh se janë përgatitje, patjetër të jem I kënaqur para se gjithash, nga loja akoma ka edhe disa moment që duhet të përmirësohen , por ka edhe dy javë deri në fillimin kampionatit dhe mendoj se maksimalisht do jemi të përgatitur. Për ndeshjen kundër Bregallnicës mund të them se luajtëm me një formacion të kombinuar ku të gjithëve iu dha rast. P{por fakti që më gëzon se pas negativës 0-1 u kthyes dhe shënuam 4 gola dhe patë edhe disa raste të qindpërqindta që nuk I shfrytëzuam . Megjithatë këto janë ditët e fundit të përgatitjeve dy javë para fillimit të kampionatit dhe normalisht që ndihet lodhja tek lojtarët. Megjithatë ajo që më gëzon është se lojtarët me profesionalizëm të nivelit lartë kanë luajtur këtë ndeshje”
Autor të golave për ekipin Besa, kundër Bregallnicës ishin Vlatko Stojanovski 2 gola, ndërsa Lamallari dhe një autogol i lojtarit mysafir Haxhi Kimovit. Ndeshjen e fundit kontrolluese ekipi Besa e Dobërdollit do ta zhvillon po në Gostivar kundër kampionit në fuqi Struga Trim Lum më 8 shkurt.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G
Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.
Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.
Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.
Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.
Sport
QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË
Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires
Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.
Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.
Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .
Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.
Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.
Sport
MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT
Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24
Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.
Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.
Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.
Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

