Connect with us

Lajme nga vendi

Higjiena publike vazhdon të jetë një problem në Tetovë (video)

Published

on

Pastërtia ose higjiena publike vazhdon të jetë një problem që me dekada nuk po gjen zgjidhje.Në mungesë të një angazhimi më të madh të institucioneve përgjegjëse dhe mungesa e një vetëdije më të  lartë për pastërtinë publike, kanë bërë që qyteti gjithandej të jetë më mbeturina të vogla. Letra, mbetje të ushqimeve dhe qese plastike në trotuare është pamja që haset në çdo skaj të Tetovës. Qytetarët shprehen se përveç ndërmarrjes komunale publike edhe vet njerëzit duhet të jenë më shumë të kujdesshëm ndaj mirëmbajtjes së higjienës publike.Por, qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre edhe me mungesën e shportave të vogla për hedhjen e mbeturinave.Sipas tyre, duhet edhe në shumë vende të qytetit të vendosen shporta për hedhurina, ndërsa mirëmbajtja duhet të jetë në nivel më të lartë.
Nga ana tjetër edhe pse në disa vende ka shporta për mbeturina të njejtat janë zakonisht të zbrazëta kurse rreth e rrotull tyre vërehen letra dhe mbeturina të ndryshme. Nuk mungon edhe dukuria e dëmtimit të shportave nga persona të pandërgjegjshëm. Kjo dukuri haset edhe me kontajnierët e mëdhenj për mbeturinat e amvisërive.
Nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë, shprehen se janë rreth 40 puntorë të cilët kujdesen për pastërtinë publike në qytetin e Tetovës. Dy herë brenda ditës me dy ndrime këta puntorë kujdesen që të kemi një qytet më të pastër dhe Tetova të ketë një imazh më të mirë në aspektin e pastërtisë publike. Drejtuesit e ndërmarrjes premtojnë edhe larjen e rrugëve me përmirësimin e kushteve klimatike si dhe shtimin e numrit të shportave.
Samet Bislimi –drejtor Nga Ndërmarrja Publike Komunale Tetova-Tetovë thonë se duhet që të ketë më shumë aksione për pastrimin e qytetit nga mbeturinat me nxënës të shkollave të mesme dhe me shoqata joqeveritare. Por, deri më tani edhe pse është miratuar një ligj për pastërtinë publike ku parashihen dënime nëse qytetarët hasen duke hedhur letra në hapësira publike, megjithatë nuk është shqiptuar asnjë dënim.

Lajme nga vendi

Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet

Published

on

“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.

Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme nga vendi

48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi

Published

on

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë.

Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria sqaron se kjo masë është e justifikuar për shkak të kompleksitetit të rastit dhe karakterit të tij ndërkombëtar, ku afatet kohore për veprim janë shpesh të kufizuara. Institucionet po vijojnë me intensitet punën për zbardhjen e plotë të lëndës dhe kanë paralajmëruar se publiku do të informohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

PROTESTA E PESTË NË TETOVË KUNDËR TATIMEVE RETROAKTIVE

Published

on

Protesta e pestë me rradhë. Qytetarët sot protestuan përsëri para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për tatimet të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës që ata kanë punuar jashtë vendit, ata thonë se kjo është e jashtëligjshme. Qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.

Semi Beqiri – Protestues
Protestuesit kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet e marra me efekt retroaktiv. Besir Abdullahi thotë se protestat janë apolitike dhe kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, megjithatë u bën thirrje kryetarëve të partive që t’i mbështesin në këtë mision.

Semi Beqiri – Protestues
Qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën derisa të dëgjohet zëri i tyre, ndërsa thonë se protestat do të dislokohen edhe në Shkup nëse nuk gjindet zgjidhje. Ata thonë se tash më janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me partitë opozitare dhe se çështja e tyre do të adresohet edhe në parlament së shpejti.
Semi Beqiri – Protestues

Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

Continue Reading

Më të lexuarat