Lajme nga vendi
Alarme për bomba në disa shkolla edhe në Tetovë (video)

Në disa lokacione në shtet sot në mëngjes ka alarme për bomba, informojnë nga MPB .
Ssipas informacioneve të Televizionit Koha pas alarmit për bombë menjëherë nxënësit e shkollave Lirija , 8 Shtatori ,gjimnazin e Tetovës dhe shkollën Goce Dellçev janë evakuar dhe janë lëshuar për në shtëpi .
Deri në këto momente nuk kemi informacione nga sektori për punë të brendshme dhe sektori për arsim pran komunës së Tetovës .
Sipas informacioneve të pakonfirmuara alarm për bombë dhe mbyllje të shkollave ka edhe në shkolla të tjera të qytetit dhe fshatrave për rreth
Së shpejti televizioni Koha do ju sjell informacione zyrtare për ngjarjen.
Lajme nga vendi
Shkupjani humbi jetën pasi u godit nga një motoçikletë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një person ka humbur jetë nga aksidenti i mbrëmjes së djeshme në rrugën “Leninova” në Shkup, përcjell TV21. Sipas MPB-së, një motoçikletë ka goditur për vdekje një këmbësor 68 vjeç.
“Më 01.07.2025 rreth orës 19:30 në SPB Shkup është raportuar se në një vendkalim për këmbësorë pranë rrugës “Leninova” në Shkup, një motoçikletë e markës “Kawasaki” me targa të Shkupit ka goditur këmbësorin J.N. (68) nga Shkupi, pas çka motoçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari në motoçikletë, H.I. (26) nga Shkupi, ka pësuar lëndime të lehta, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” dhe në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”. Si pasojë e lëndimeve të marra, J.N. ka ndërruar jetë në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë”. Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga një ekip i SPB Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Lëvizja në Malin Sharr vetëm me leje të posaçme, në të kundërtën pasojnë gjobat

Gjobë deri në mbi një mijë euro për shëtitje në Malin Sharr, pa pëlqimin e “Parkut Kombëtar”. Ndalesa tashmë është në fuqi, ndërsa për lëvizje të lirë duhet së pari të bëhet paraqitja elektronike dhe të pritet konfirmimi përmes emailit.
“Vizitorët paraqiten në ueb faqen tonë dhe është procedurë shumë e thjeshtë, disa sekonda, dhe pas dërgesës së paraqitjes marrin email me konfirmim për lëvizje në mal, me çka rehat lëvizin në zonën ku janë lajmëruar dhe arsyen që e kanë paraqitur. Dënimet janë të mëdha dhe kontrollet do të jenë të shtuara nga kontrollorët tanë policia dhe zjarrfikësit, andaj kujdes dënimet janë të mëdha dhe nuk duam që askush të merr një dënim të tillë”, deklaroi Millorad Andieski, Parku Kombëtar “Mali Sharr”.
Ky vendim është marrë me qëllim të mbrojtjes së pyjeve nga zjarret, sidomos në këtë periudhë kur temperaturat janë tejet të larta. Në periudhën e fundit zjarret në hapësira të ndryshme janë shtuar dukshëm. Kryeshefi i njësisë Territoriale kundër Zjarrit në Tetovë, Avni Ameti, thotë se problemi më i madh shkaktohet nga bujqit të cilët pastrojnë arat dhe pastaj mbetjet i djegin.
“Bujqit dinë që të bëjnë ndezje me pastrimin, andaj duhet kujdes që të mos bëjnë ndonjë dëm më të madh, si dhe të paraqiten tek zjarrfikësit që ta kemi më lehtë nëse zjarri përhapet që të dimë lokacionin dhe të intervenojmë më shpejtë, sepse kur intervenojmë më shpejtë dihet se shpëtojmë të mirat e banorëve dhe jetët e tyre”, tha Avni Ameti, Kryeshef i NJTKZ.
Vitin e kaluar në vend pati qindra zjarre ndërsa u dogjën mbi 90.000 hektarë sipërfaqe. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Qeveria me zgjidhje për problemin e shkollës në Norovë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit ka miratuar vendimin që çon drejt zgjidhjes përfundimtare të problemit të shkollës në Norovë, gjegjësisht çështjes pronësore që lidhet me ndërtimin e objektit të ri të shkollës së Norovës.
Burime nga Qeveria bëjnë të ditur se ky vendim hap rrugën për përfundimin e procedurave ligjore dhe administrative, duke garantuar bazën e nevojshme për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës arsimore në këtë zonë.
Objekti i shkollës së re në Norovë është ndërtuar nga fshatarët, me vetiniciativë, për shkak se, siç thonë, objekti i vjetër nuk i plotëson kushtet elementare. Por nga Komuna e Krushevës deklaruan se objekti është ilegal, ndërsa pritej që i njëjti të rrënohej. Me vendimin e qeverisë, pritet që të gjendet zgjidhje ligjore që do të mundësojë shfrytëzimin e këtij objekti nga nxënësit dhe mësimdhënësit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve