Lajme nga vendi
KRRE: EVN Home t’i korrigjojë faturat e rrymës dhe të bëjë shpërndarje adekuate në blloqe
Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) informon se (në bazë të Sistemit tarifor për shitje të energjisë elektrike të konsumatorëve të cilët i furnizon furnizuesi universal në afat të fundit, neni 10 paragrafi 8), të gjitha amvisëritë të cilat kanë marrë fatura për energji elektrike dhe kanë për herë të parë konsum të faturuar në bllokun e katërt, EVN Home është e detyruar t’i korrigjojë faturat për energji elektrike dhe të bëjë shpërndarje adekuate për energjinë elektrike dhe të bëjë shpërndarje adekuate në blloqe sipas historisë të konsumit mesatar të amvisërisë gjatë tri periudhave të fundit llogaritëse.
Konsumatorët të cilët janë të pakënaqur nga llogaritja e energjisë së shpenzuar dhe vlerës së faturës, (sipas nenit 37 nga Ligji për energjetikë, Rregullat për furnizim të energjisë elektrike dhe Rregullave për parashtrimin e ankesave dhe zgjidhjen e kontesteve, konsumatorët për çdo faturë), shtohet në kumtesë, kanë të drejtë të bëjnë ankesë për furnizuesin universal EVN HOME.
“Nëse konsumatori nuk është i kënaqur me përgjigjen e marrë ose nuk merr përgjigje brenda afatit të përcaktuar me ligj (8 ditë), ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë KRRE-së si organ i shkallës së dytë. Nuk ka ndonjë formë/formular specifik të paraparë për ankesën në KRRE dhe ata duhet t’i bashkëngjisin asaj: një kopje të ankesës së paraqitur në EVN HOME, përgjigjen nga EVN HOME dhe një kopje të faturës për të cilën ankohen. Ankesa mund të dorëzohet në arkivin e KRRE -së ose në mënyrë elektronike me email në erc@erc.org.mk dhe potrosuvaci@erc.org.mk”, sqaron KRRE-ja dhe shton se pala e pakënaqur mund të iniciojë kontest administrativ kundër vendimeve të KRRE-së.
Nga 1 janari i vitit 2025 çmimi i rrymës për konsum mesatar në të gjitha katër blloqet është rritur për më pak se një për qind (0,92 %). Konkretisht në bllokun e parë çmimi është rritur për 0,68%, përderisa në bllokun e dytë çmimi është rritur për 0,90 %.
Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale, nënvizohet në kumtesë, ju bën thirrje partive politike të mos i politizojnë vendimet e KRRE-së i cili është organ i pavarur.
Lajme nga vendi
Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet
“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.
Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/
Lajme nga vendi
48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë.
Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria sqaron se kjo masë është e justifikuar për shkak të kompleksitetit të rastit dhe karakterit të tij ndërkombëtar, ku afatet kohore për veprim janë shpesh të kufizuara. Institucionet po vijojnë me intensitet punën për zbardhjen e plotë të lëndës dhe kanë paralajmëruar se publiku do të informohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.
Lajme nga vendi
PROTESTA E PESTË NË TETOVË KUNDËR TATIMEVE RETROAKTIVE
Protesta e pestë me rradhë. Qytetarët sot protestuan përsëri para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për tatimet të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës që ata kanë punuar jashtë vendit, ata thonë se kjo është e jashtëligjshme. Qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.
Semi Beqiri – Protestues
Protestuesit kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet e marra me efekt retroaktiv. Besir Abdullahi thotë se protestat janë apolitike dhe kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, megjithatë u bën thirrje kryetarëve të partive që t’i mbështesin në këtë mision.
Semi Beqiri – Protestues
Qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën derisa të dëgjohet zëri i tyre, ndërsa thonë se protestat do të dislokohen edhe në Shkup nëse nuk gjindet zgjidhje. Ata thonë se tash më janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me partitë opozitare dhe se çështja e tyre do të adresohet edhe në parlament së shpejti.
Semi Beqiri – Protestues
Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

