Connect with us

Lajme nga vendi

Murtezani në Athinë në takim me zëvendësministren e Punëve të Jashtme greke, Aleksandra Papadopullu

Published

on

Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, u takua sot në Athinë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme të Republikës Helene, ambasadoren Aleksandra Papadopullu, kumtoi MÇE.

Në takim u riafirmua angazhimi i përbashkët për avancimin e marrëdhënieve  fqinjësore dhe  thellimin e bashkëpunimit në fushat kyçe me interes reciprok. Ministri Murtezani theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Greqia, si dy vende fqinje, partnere dhe aleatë të NATO-s, duhet të vazhdojnë të punojnë në përforcimin e stabilitetit rajonal dhe zhvillimit ekonomik, me fokus të veçantë në lidhjen tregtare dhe energjetike, projektet e infrastrukturës dhe bashkëpunimin sektorial.

Theksi i bisedimeve u vendos në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, Planin e Rritjes së KE-së për BP dhe Agjendën  reformuese të vendit. Ministri Mourtezani shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Greqia i jep procesit tonë të integrimit evropian. Bashkëbiseduesit konstatuan se më shumë se dy dekada pas samitit historik BE-BP në Selanik në vitin 2003, kur Unioni riafirmoi perspektivën evropiane të rajonit, nevojitet veprim më i fortë dhe më efektiv për të siguruar që integrimi mbetet një proces i besueshëm dhe i realizueshëm.

Në këtë kontekst, Murtezani dhe Papadopullu diskutuan hapur për sfidat me të cilat përballet Maqedonia e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit të plotë, përfshirë nevojën për të kapërcyer çështjet e hapura që ndikojnë në dinamikën e negociatave. U theksua rëndësia e proceseve të reformave, por edhe nevoja për të ruajtur një perspektivë të qartë dhe të parashikueshme evropiane për vendin. Nga ana greke u riafirmua gatishmëria për të promovuar në mënyrë aktive  të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke ofruar mbështetje politike brenda institucioneve evropiane.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, gjatë së cilës u shkëmbyen pikëpamje mbi sfidat, por edhe mbi mekanizmat përmes të cilave të dyja palët mund të trajtojnë në mënyrë proaktive çështjet që dalin nga zbatimi i saj. Në të njëjtën kohë, u theksua se Marrëveshja Përfundimtare  krijoi mundësi të rëndësishme për përforcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin rajonal, kurse rezultatet e deritanishme tregojnë se me angazhim dhe një qasje konstruktive, mund të tejkalohen të gjitha sfidat dhe të shfrytëzohen të gjitha përfitimet që sjell bashkëpunimi.

Advertisement

Në kuadër të bisedimeve, u shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet më të gjera rajonale, me theks në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, nevojën për të ruajtur stabilitetin në rajon, si dhe për sfidat aktuale lidhur me çështjet globale të sigurisë. U theksua rëndësia e veprimit të përbashkët brenda organizatave ndërkombëtare, si NATO, OSBE dhe Këshillin e Evropës, për avancimin e paqes, demokracisë dhe sundimin e ligjit.

Ministri Murtezani falënderoi për diskutimin e hapur dhe konstruktiv dhe riafirmoi gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal me Greqinë, si dhe për të vazhduar reformat që do të përshpejtojnë procesin e integrimit evropian, njofton MÇE.

Lajme nga vendi

“One Macedonia”, në pronësi të grupit hungarez 4iG, bëhet operatori i tretë mobil!

Published

on

Agjencia për Komunikime Elektronike ka vendosur që kompania “One Macedonia Telecommunications”, në pronësi të grupit hungarez 4iG, është ofertuesi më i favorshëm në tenderin për përzgjedhjen e operatorit të tretë mobil në vend. Me këtë vendim nis afati prej 10 ditësh për pagesën e kompensimit njëherësh prej mbi 8 milionë eurosh për tre brezat e frekuencave.

Pas pagesës, kompania mund të pajiset me leje dhe të nisë menjëherë aktivitetin, fillimisht përmes rrjeteve ekzistuese deri në ndërtimin e infrastrukturës së vet. Sipas kushteve, operatori i ri duhet të fillojë shërbimet deri në fund të vitit 2026 dhe gradualisht të sigurojë mbulim 5G në të gjitha qytetet deri në vitin 2030.

Nga AKE vlerësojnë se hyrja e operatorit të tretë do të rrisë konkurrencën dhe do të ndikojë në uljen e çmimeve të shërbimeve mobile.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sonte Grupi i grave TEUTA nga Tetova është në FINALEN e MADHE të God Talent- Vision Plus VOTIMI FILLON NË ORA 21:00

Published

on

Sonte Grupi TEUTA është në FINALEN e MADHE të God Talent- Vision Plus
Këto zonja nuk janë vetëm artiste, janë nëna, motra, gra që mbajnë gjallë traditën, dinjitetin dhe forcën e gruas shqiptare.
VOTIMI NIS NË ORA 21:00
Le ta tregojmë se dimë të vlerësojmë punën, sakrificën dhe talentin e tyre.
Është obligim moral t’i përkrahim!
Mos e lini për më vonë, votoni, shpërndani, bëni zhurmë!
Sonte di t’i nxjerrim fituese ATO
VOTONI VOTONI VOTONI
Një votë për TEUTËN = respekt për gruan shqiptare!
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mungesë e tabelave të regjistrimit në Maqedoni – qytetarët përballen me vonesa, kosto shtesë dhe parregullsi

Published

on

Prej më shumë se tre javësh, qytetarët në Maqedoninë e Veriut po përballen me mungesë serioze të tabelave të regjistrimit të automjeteve, problem që po shkakton vonesa të mëdha në regjistrimin e veturave dhe po hap rrugë për abuzime dhe pagesa më të shtrenjta.

Sipas ankesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk po lëshon tabela të reja të regjistrimit, ndërsa arsyeja zyrtare për këtë mungesë ende nuk është bërë publike. Qytetarët thonë se po presin me javë të tëra për t’i pajisur veturat e tyre me tabela, ndërkohë që disa janë detyruar të mos i përdorin fare automjetet.

Por problemi nuk përfundon vetëm me vonesat. Sipas burimeve nga terreni, disa qytetarë po detyrohen të paguajnë shuma më të larta se zakonisht, vetëm për t’i marrë sa më shpejt tabelat, për shkak të mungesës së madhe dhe kërkesës së lartë. Kjo situatë ka krijuar hapësirë për spekulime dhe dyshime për keqpërdorime.

Edhe më shqetësuese është fakti se disa qytetarëve, sipas dëshmive të tyre, u janë dhënë tabela katrore – formë e cila nuk lejohet sipas rregullave standarde për shumicën e automjeteve – dhe këto tabela po paguhen më shtrenjtë, duke u arsyetuar me “mungesën e madhe në treg”.

“Kam pritur mbi dy javë për tabela. Më thanë se nuk ka fare dhe nëse dua më shpejt, duhet të paguaj më shumë. Në fund më dhanë tabela katrore, edhe pse vetura ime nuk i përshtatet atij modeli,” thotë një qytetar për mediat.

Advertisement

Qytetarë të tjerë shprehen se po ndihen të diskriminuar dhe të detyruar të pranojnë kushte që nuk janë as të qarta e as të drejta. Ata kërkojnë sqarim urgjent nga institucionet për arsyen e mungesës, si dhe hetim për rastet kur tabelat po jepen me çmime më të larta ose në forma të palejuara.

Deri tani, MPB nuk ka dhënë një shpjegim të qartë publik për mungesën e tabelave: a bëhet fjalë për problem teknik, mungesë furnizimi, procedura tenderimi apo ndonjë arsye tjetër. Heshtja institucionale vetëm sa po rrit dyshimet dhe pakënaqësinë te qytetarët.

Ekspertë të komunikacionit theksojnë se tabelat e regjistrimit janë dokument zyrtar dhe nuk guxon të ketë improvizime, forma të palejuara apo çmime “alternative”, sepse kjo dëmton besimin në institucionet shtetërore dhe krijon terren për korrupsion.

Derisa institucionet të reagojnë, qytetarët vazhdojnë të mbeten peng i një problemi që nuk e kanë shkaktuar vetë, duke paguar më shumë, duke pritur më gjatë dhe duke u ndier të pasigurt në një proces që duhet të jetë i thjeshtë, i shpejtë dhe i drejtë për të gjithë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat