Connect with us

Lajme nga vendi

Ndërron jetë Igor Jug i dënuar për 27 Prillin që kërkoi rigjykim dhe liri

Published

on

Igor Jug, i dënuari për 27 Prillin, i cili kërkonte rigjykim dhe liri, vdiq në ditëlindjen e vajzës së tij. Lajmin për Kuririn e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, Aleksandar Pandov transmeton Tetovasot

Jugu ka ndërruar jetë në shtëpi, në ditëlindjen e së bijës, ku është sëmurë dhe ka ndërruar jetë pak më pas,

Igor Jug dënuari për masakrën e “27 Prillit”, vuante dënimin me 12 vite burg. Ai ishte në pauzë nga vuajtja e dënimit për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tij. Jug vdiq në moshën 54-vjeçare, tetë prej të cilave i kaloi pas hekurave.

Në periudhën e kaluar Jug ka kërkuar lirinë dhe përsëritjen e procedurës së 27 prillit, duke theksuar se asnjë nga të dënuarit nuk është terrorist apo ka kryer akte terroriste që kërcënojnë rendin kushtetues dhe sigurinë.

Lajme nga vendi

“Ngjyra e emocione në vargje poetike, poet evropian dhe shqiptar”

Published

on

Orë letrare e realizuar nga Departamentiit ë Rinjëve i Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum në Tetovë të titulluar “Ngjyra e emocione në vargje poetike, poet evropian dhe shqiptar”. Një udhëtim I thellë në botën e brendshme të çdo individi, ku emocionet marrin formë dhe ngjyrë. Aktiviteti kulturor u mbajt në hapësirat e Qendrës ballkanike “Loja” në Tetovë duke ofruar një platform frymëzuese për të rinjtë krijues.
Sadije Aliti, kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum, në fjalën përshëndetëse theksoi se ky është një aktivitet letrar që është hartuar dhe organizuar nga departamenti i krijuesve të rinj, janë përzgjedhur poet evropian dhe shqiptar që kanë lënë gjurmë e vlera në krijimtarinë poetike pa mos shënuar një epokë të caktuar se kur kanë jetuar e krijuar, me të vetmen ide që të afrohen brezat krujes si urë lidhëse e së nesërmes.
Qëllimi i këtij manifestimi është të krijojë një bashkëpunim ndërlidhës mes traditës poetike evropiane dhe shqiptare, duke sjellë për mes zërit të të rinjve një mozaik emocionesh, reflektimesh dhe frymëzimi, të nxisë kreativitetin dhe shprehjen artistike të të rinjve. Poezitë e përzgjedhura nga autor evropian dhe shqiptar u deklamuan nga krijuesit e rinj, ndërsa pjesa e dytë e aktivitetit nxorri në skenë krijuesit tetovar me vargjet e tyre, ata krijues që ishin të pranishëm në aktivitet. Ky aktivitet letrar u koordinua nga krijueset e reja tetovare Merita Isaki dhe Azra Alija. Pika muzikore me flautë luajti Merita Emurllai, e cila edhe e moderoi këtë aktivitet dhe në kitarë Donjeta Rexha.

Të gjithë pjesëmarrësit shijuan krijimet më të bukura të përzgjedhura, zbuluan botën e brendshme, duke interpretuare mocionet e ndryshme për mes gjuhës së artit me një mundësitë shkëlqyer për të ndarë perspektivat unik edhe për të festuar diversitetin e shprehjes.
Nga sektori për informim: Sh Sh Oeneum, Tetovë

Continue Reading

Lajme nga vendi

Pas 7 muajsh filloi rigjykimi për “Besa Trans”, Haxhiu: Jam i pafajshëm

Published

on

Shtatë muaj pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rikthimin e lëndës “Besa Trans” në shkallë të parë, rigjykimi filloi sot. Pronari i kompanisë, Bekim Haxhiu, i cili është i akuzuar i parë në këtë lëndë ndiqet për falsifikim të certifikatës së licencës për transport ndërkombëtar. Në gjykimin e parë, u dënua me 20 muaj burg, megjithatë Haxhiu sërish sot para gjykatës deklaroi se nuk ndihet fajtor për veprën që organi i akuzës ia ngarkon, ndërsa njëjtë sikur ai, u shpreh edhe përfaqësuesi i subjektit juridik “Besa Trans BTB”, Arif Kovaçi.

Prokurori Vlladimir Milloshevski, theksoi që mbetet në akuzën fillestare, duke theksuar se autobusi i aksidentuar në Bullgari më 23 nëntor të vitit 2021 ku humbën jetën 45 persona, nuk ka pasur certifikatë licencë të vlefshme për transport ndërkombëtar. Gjithashtu, prej 10 janarit të vitit 2021 e deri në ditën e aksidentit, autobusi i njëjtë ka kaluar kufirin me certifikatë licence të falsifikuar 20 herë. Për këtë, sipas Prokurorisë është fajtor pronari i kompanisë Bekim Haxhiu, i cili nëpërmjet shoferëve të ndryshëm, ka mundësuar që autobusi të udhëtojë në relacione të ndryshme. Më i shpeshti, sipas listës që radhiti prokurori, ka qenë ai Shkup – Stamboll duke kaluar nëpërmjet pikës kufitare “Deve Bair”, ndërsa disa herë ka udhëtuar edhe në Prizren, Pogradec, Durrës e Tiranë përmes Bllacës” e “Qafë Thanës”.

Mbrojtja ka mohuar në vazhdimësi se ka bërë falsifikim të certifikatës së licencës, ndërsa insistojnë në formulimin se për të pasur falsifikim, duhet që dikush të krijojë një dokument të rrejshëm, që sipas tyre në këtë rast, nuk ka ndodhur. Megjithatë, Prokuroria ka deklaruar se provat kanë dëshmuar se autobusi i aksidentuar i kompanisë Besa Trans, në kufi e ka përdorur licencën e përgjithshme, e cila ka të bëjë vetëm me funksionimin e subjektit, në vend të licencës së posaçme.

Haxhiu, në bankën e të akuzuarit ndodhet prej 15 nëntorit të vitit 2022 kur për herë të parë filloi gjykimi për këtë lëndë. Më 7 mars të vitit 2024 Gjykata Penale shpalli aktgjykimin, me të cilin e dënoi Haxhiun me 20 muaj burg, ndërsa kompaninë me 13 mijë euro. Haxhiu u ankua në Gjykatën e Apelit, ndërsa në dhjetor të vitit 2024, Apeli e ktheu lëndën nga e para. Prej atëherë, disa seancë janë anuluar, ndërsa sot filloi rigjykimi. Seanca e radhës është caktuar për më 22 shtator, në të cilën pritet që të thirren për të dëshmuar përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe Doganave.

Tragjedia që ndodhi në Bullgari, mbetet ndër më të rëndat në historinë e vendit, kur autobusi i Besa Trans i cili po kthehej nga Stambolli me turistë vendas, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek. Në mesin e 45 të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa 7 mbijetuan. /Alsat.mk

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Andonovski: Regjistrimi i të porsalindurve dhe caktimi i kurorëzimeve do të bëhet online

Published

on

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, njoftoi se do të hapen terminale shërbimesh, ku qytetarët do të kenë qasje në shërbimet bazë, si dhe ligj për qasjen e personave me aftësi të kufizuara në faqet e internetit dhe aplikacionet mobile të institucioneve.

Andonovski tha se brenda një viti, ka 120 shërbime të reja digjitale dhe se me këtë turmat në sportele janë zvogëluar.
“Numri po rritet nga 1,000 në 6,000 transaksione në muaj, dhe kjo tregon qartë se njerëzit përdorin shërbime elektronike shumë më tepër sesa i kanë përdorur në të kaluarën. Në të njëjtën kohë, mund të vërej se turmat në sportele, të paktën në Drejtorinë e librave amë, nuk janë asgjë në krahasim me atë që ishin vitin e kaluar. Detyra jonë është të transferojmë të gjitha shërbimet nga kjo zyrë, siç janë dasmat, regjistrimi i të porsalindurve, madje edhe caktimi i dasmave, në portalin kombëtar uslugi.gov.mk. Në programin e partisë kemi premtuar se një nga shërbimet e para që do të jetë i madh dhe i digjitalizuar është regjistrimi i një të porsalinduri dhe deri në fund të vitit do ta zgjidhim atë”, tha Andonovski.
Ministri theksoi se po punohet për një aplikacion qeveritar që do të jetë aplikacion për të gjithë qytetarët, në të cilin do të ketë qasje në të gjitha shërbimet e ofruara nga portali kombëtar.

“Me aplikacionin, kemi idenë ta shkarkojmë atë në telefonat e njerëzve dhe praktikisht të kemi mundësinë të përdorim këto mjete digjitale, versionin elektronik të kartës së identitetit dhe patentës së shoferit dhe shërbimet elektronike. Vendimi për të pasur një aplikacion është me qëllim që të tërhiqen të gjitha shërbimet nga kujdesi shëndetësor, shërbimet administrative dhe të tjera në atë aplikacion”, njoftoi Andonovski.

Continue Reading

Më të lexuarat