Connect with us

Lajme nga vendi

Çdo dokument elektronik i prodhuar nga një organ shtetëror mund të përdoret në formë të printuar si dokument origjinal

Published

on

Me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet konfidenciale, së fundmi është bërë e mundur që çdo dokument elektronik i lëshuar nga një organ shtetëror të mund të përdoret në formën e tij të shtypur, njësoj si dokumenti origjinal dhe që qytetarëve të mos u kërkohet në formë letre, siç ishte praktikë në të kaluarën, me të cilën paguanin dy herë. Megjithatë, në praktikë qytetarët ende përballen me mospranimin e dokumenteve elektronike nga disa institucione.

Ministria e Transformimit Digjital (MTD) thotë për MIA-në se është përgatitur një Udhëzues me qëllim të zbatimit korrekt të ligjit dhe nëse qytetarët hasin në mospranimin e dokumentit të tyre elektronik të shtypur nga një institucion, duhet t’i referohen ligjit i cili i detyron institucionet që ta pranojnë dokumentin sepse është njësoj i vlefshëm si origjinali.

“Ende nuk kemi bërë analiza të detajuara, sepse ndryshimet në ligj kanë ndodhur muajin e kaluar, por përdorimi i shërbimeve të portalit kombëtar të shërbimit uslugi.gov.mk është në rritje të vazhdueshme, duke gjykuar nga reagimet pozitive nga qytetarët dhe bizneset, mund të themi se janë të kënaqur me këtë mundësi. Sa i përket institucioneve, së fundi ministri Andonovski deklaroi se presim ndoshta rezistencë apo injorancë nga ana e institucioneve dhe për këtë kemi përgatitur një udhëzues ku citohet neni i ligjit i cili i jep bazë ligjore që një dokument elektronik i shtypur të njihet si i vlefshëm. Nëse qytetarët hasin në mospranim të dokumentit të tyre nga një institucion, i bëjmë thirrje që t’i referohen ligjit që i detyron institucionet të pranojnë dokumentin sepse është njësoj i vlefshëm si origjinali”, thonë nga MTD.

Përndryshe, në Maqedoninë e Veriut ka nevojë të madhe për edukim digjital, por shtetit i mungon qasja strategjike për këtë çështje, veçanërisht për qytetarët që nuk janë pjesë e arsimit formal. Për planin vjetor të Qeverisë për vitin 2025, Fondacioni “Metamorfozis” ka propozuar nismën: Krijimi i një Strategjie Nacionale për Edukim Digjital. Ofrimi më i madh i mundësive për ndërtimin e shkrim-leximit digjital dhe qëndrueshmërinë e qytetarëve të vendit ndaj kërcënimeve kibernetike vjen nga shoqëria civile, në mesin e tyre edhe Fondacioni “Metamorfozis” me aktivitetet e tyre.

Lajme nga vendi

Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet

Published

on

“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.

Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/

Continue Reading

Lajme nga vendi

48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi

Published

on

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë.

Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria sqaron se kjo masë është e justifikuar për shkak të kompleksitetit të rastit dhe karakterit të tij ndërkombëtar, ku afatet kohore për veprim janë shpesh të kufizuara. Institucionet po vijojnë me intensitet punën për zbardhjen e plotë të lëndës dhe kanë paralajmëruar se publiku do të informohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

PROTESTA E PESTË NË TETOVË KUNDËR TATIMEVE RETROAKTIVE

Published

on

Protesta e pestë me rradhë. Qytetarët sot protestuan përsëri para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për tatimet të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës që ata kanë punuar jashtë vendit, ata thonë se kjo është e jashtëligjshme. Qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.

Semi Beqiri – Protestues
Protestuesit kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet e marra me efekt retroaktiv. Besir Abdullahi thotë se protestat janë apolitike dhe kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, megjithatë u bën thirrje kryetarëve të partive që t’i mbështesin në këtë mision.

Semi Beqiri – Protestues
Qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën derisa të dëgjohet zëri i tyre, ndërsa thonë se protestat do të dislokohen edhe në Shkup nëse nuk gjindet zgjidhje. Ata thonë se tash më janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me partitë opozitare dhe se çështja e tyre do të adresohet edhe në parlament së shpejti.
Semi Beqiri – Protestues

Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

Continue Reading

Më të lexuarat