Connect with us

Lajme nga vendi

Pas nëntë muajve janë hapur për operacion të gjithë sallat e operacionit në qendrën klinike Shkup

Published

on

Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup ka marrë stacion të ri të kompresorit me tre kompresorë të rinj, tha sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, transmeton Portalb.mk.

Disa nga dhomat e kirurgjisë në klinikat e Shkupit u mbyllën vitin e kaluar më 22 maj për shkak të koronavirusit. Për shpalljen e parë për stacion të ri kompresor në qershor nuk ka aplikuar asnjë kompani, ndërsa më 12 shtator, 2024, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se për shpalljen e dytë është pranuar një ofertë nga kompania “Vinora”.

“Fatmirësisht këtu është kompresori i vjetër, i cili do të shërbejë si rezervë, që ky problem të mos përsëritet më. Ne po zgjidhim problemet që kemi trashëguar. Stacioni i ri i kompresorit mbulon të 18-të dhomat kirurgjikale në Kirurgji, dhomat e Otorinolaringologjisë (ENT), Oftalmologjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale. Sistemi i kompletuar është testuar për 10 ditë, çdo gjë po funksionon siç duhet. Nga sot stacioni i kompresorit është në përdorim me të gjithë elementët që plotësojnë të gjitha standardet. Ne kemi zgjidhur një problem që ekziston në Qendrën Klinike për një kohë të gjatë, stacioni është i gatshëm që nëse është e nevojshme të bashkohen edhe klinikat tjera”, tha Taravari.

Kujtojmë se sallat e operimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ndaluan së punuari për shkak të një ere të pakëndshme që u përhap përmes sistemit të ventilimit dhe problemi i furnizimit me oksigjen. Prokuroria Themelore Publike është zotuar se do të hetojë rastin, në rast se ka vepër penale. Më 29 korrik, 2024 ministri Arben Taravari theksoi se në sistemin klinik për furnizimin me oksigjen është gjetur formaledih, e cila shkakton irritim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, syve dhe hundës dhe mund të shkaktojë alergji dhe inflamacione, ndërsa gjatë një ekspozimi afatgjatë mund të jetë edhe kancerogjen.

Lajme nga vendi

Sidoqoftë, u thashë se provimi i jurisprudencës do të jetë në gjuhën shqipe!

Published

on

Sot, në seancën e pyetjeve të deputetëve në Kuvendin e RMV-së, iu përgjigja pyetjeve të ardhura nga deputetët e opozitës.
Me këtë rast theksova se ne jemi të detyruar të merremi me korrigjimin e gabimeve të së kaluarës, duke ofruar zgjidhje për këto probleme. Andaj ne nuk merremi me propagandën e opozitës.
Transparenca dhe përgjegjshmëria mbeten parimet tona udhëheqëse dhe pikërisht për këtë edhe puna jonë dallon qartë nga përbërjet e kaluara qeveritare.
Të zënë me gjëra që nuk kanë qenë interes i qytetarëve, ata nuk kanë pasur kohë të merren me problemet reale të njerëzve.
Sidoqoftë, u thashë se provimi i jurisprudencës do të jetë në gjuhën shqipe!
Ne do të jemi gjithmonë pranë qytetarëve, duke i dëgjuar shqetësimet e tyre dhe duke punuar me përkushtim për zgjidhje konkrete në interes të të gjithëve.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Dogana e Maqedonisë sekuestron ar në vlerë të 9,460 €

Published

on

Në pikën kufitare “Bogorodicë”, zyrtarët doganorë kanë parandaluar një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë (rreth 9.460 euro), përcjell TV21. Sipas Drejtorisë së Doganave, personi që tentoi kontrabandimin kishte për qëllim të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan.

“Në Bogorodicë, zyrtarët doganorë parandaluan një tentativë për kontrabandim të bizhuterive prej ari me vlerë prej 581.900 denarë, për të cilat kryerësi kishte tentuar të shmangë pagesën e taksave në shumën prej 207.738 denarë. Bizhuteritë e arit u sekuestruan, ndërsa ndaj kryerësit nga Drejtoria për Hetime është ngritur padi penale për kryerjen e veprës penale “kontrabandim”, e dënueshme sipas Kodit Penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Continue Reading

Lajme nga vendi

GOSTIVAR – 109 FAMILJE PA SIGURIM SHËNDETËSORË SHKAKU I NJË BORXHI DEKADËSH

Published

on

Një borxh i para vitit 2013 ka bërë që të punësuarit e ndërmarrjes komunale të Gostivarit të mos kenë sigurim shëndetësor. Edhe pse pas vitit 2013, 109 të punësuarve të kësaj ndërmarrje rregullisht u është paguar sigurimi shëndetësor dhe pensional ata nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë të njëjtën shkaku të borxhit. Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski sot nga Gostivar tha se më së voni janë tjetër kjo çështje do të rregullohet këta të punësuar do të kenë sigurim shëndetësor.

“ Ndërmarrja komunale ka borxh para vitit 2013, borxh edhe para vitit 2009 ku edhe ky borxh ka mbetur i pa zgjidhur, shkak këto që 109 të punësuarit në këtë ndërmarrje janë pa sigurim shëndetësor.  Tani paguhet sigurimi, kjo është një ndër paradokset  pasi që nga viti 2013 rregullisht paguhet. Rreth 40 milion denarë ndërmarrja publike ka paguar sigurim shëndetësor dhe njëkohësisht nuk kanë sigurim shëndetësor pasi që askush nuk është angazhuar që t’i zgjidhë gjithë këta procedura administrative burokratike dhe labirinthe.”   

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se kjo është një padrejtësi që u është bërë punëtorëve të ndërrmarjes komunale për vite me rradhë, ku përveç tyre dhe familjet e 109 të punësuarve kanë qenë pa sigurim shëndetësorë. Aliu premtoi se zgjidhja do të jetë e shpjetë dhe efikase.

“ Po ta shihni nga këndvështrimi të punësuarve definiivisht  është bërë pa drejtësi pasi që ata punojnë janë paguar dhe nuk ka pasur sigurim shëndetësor , po ta shihni në aspektin administrativ dhe institucional fondi s’ka çka bën se ato kanë borxhe aty dhe nuk mund të aktivizohet , pakti shëndetësor për të punësuarit pasi që ligji thotë kështu dhe nuk mund ta anashkaloni ligjin, idja është që është dashur të ulen më herët me institucionet shëndetësore me institucionet në Gostivar dhe të zgjidhet ky problem.”

Rasti i të punësuarve në ndërmarrjen komunale të Gostivarit nxjerr në pah pasojat serioze që mund të shkaktojnë zvarritjet administrative dhe moszgjidhja e borxheve të vjetra institucionale. Edhe pse kontributet janë paguar me vite, mungesa e koordinimit dhe procedurat burokratike kanë lënë dhjetëra familje pa një të drejtë themelore si sigurimi shëndetësor. Premtimet e autoriteteve për zgjidhje të shpejtë japin shpresë se kjo padrejtësi do të marrë fund, ndërsa mbetet që institucionet përkatëse të veprojnë me efikasitet për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat