Connect with us

Lajme nga vendi

GARË PËR TË GJET PUNËTORË! Profesionet më të kërkuara në Maqedoni dhe Gjermani

Published

on

Biznesi me vite ankohen se vështirë po gjen punonjës në Maqedoninë e Veriut. Ndër bizneset dhe veprimtaritë ekonomike që nuk po plotësojnë vendet vakante të punës janë edhe ndërtimtaria, bujqësia… Jo vetëm shpërngulja jashtë e punonjësve, por edhe ekonomia informale si dhe puna sezonale shkakton mungesën e fuqisë punëtore, shpjegojnë ekspertët. Njëherësh, këtë problem nuk e kanë vetëm investitorët e huaj që nuk po mundet të gjejnë punonjës për fabrikat e tyre, por edhe administrata që dikur ishte atraktive për punësim, nuk ka të interesuar për të zënë vendet e punës që kërkohen si rrjedhojë e nivelit të pakënaqshëm të të ardhurave mujore, shkruan gazeta KOHA.

Në shpalljet zyrtare për punë të Agjencisë së Punësimit kërkohen më së shumti punonjës pastrimi dhe operatorë në koll-qendrat, shitës, punëtorë të përgjithshëm dhe nëpunës administrativ. Profesionet tjera që kërkohen janë edhe vozitës kamioni, kamerier, administrator, kuzhinier, punonjës ndërtimi, banakier, rrobaqepës… Gjithashtu arkitektë, ndërtimtarë, ekonomistë… janë personeli që po pakësohet gjithnjë e më shumë në shumë njësi të vetëqeverisjes vendore. Pothuajse nuk ka kryetar komune që nuk ankohet për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar dhe problemi bëhet veçanërisht shqetësues në komunat e mëdha, ku punëtorët me përvojë dhe të mirëtrajnuar nga këto fusha nuk aplikojnë për mundësi punësimi. Sipas drejtuesve të komunave, vështirësitë e vërteta do të vijnë kur të gjithë ata tek të cilët realisht mbështetet më shumë administrata komunale, do të dalin në pension.

Kryetarët e komunave theksojnë tendencën e emigrimit të të rinjve, pagat relativisht të ulëta, si dhe procedurën e gjatë dhe komplekse për punësim të përhershëm si arsye kryesore për këtë situatë.

Nga ana tjetër, nuk e zgjidh problemin fakti që në vend janë gati 100 mijë të papunë. Oferta dhe kërkesa në tregun e punës në Maqedoni janë vazhdimisht në mos përputhje apo oferta nuk përkon me kërkesë, edhe pse me dekada ka përpjekje të shumta për të shfrytëzuar potencialin e lirë njerëzor në tregun e punës përmes kualifikimeve të ndryshme shtesë, rikualifikimeve, trajnimeve, arsimimit… Madje, edhe importi i fuqisë punëtore për të zgjidhur problemin e mungesës së fuqisë punëtore, duket se është i kotë.

Rezultatet e anketës së fundit të Agjencisë së Punësimit tregojnë se profesionet për të cilat punëdhënësit përballen me vështirësi në gjetjen e kuadrit të përshtatshëm për të plotësuar pozitat vakante vendet ndryshojnë sipas rajonit dhe arsyet më të zakonshme të vështirësive janë: mungesa e kandidatëve që posedojnë njohuri praktike dhe aftësi të nevojshme për kryerja e detyrave të punës në një profesion të caktuar, mungesë interesi dhe motivimi tek kandidatët për të kryer detyrat e punës në profesionin specifik, mungesa e kandidatëve për punësim me përvojë të përshtatshme pune, mungesa e kandidatëve që do të pranonin një vend pune për pagën e ofruar, si dhe mungesa e kandidatëve me arsim të përshtatshëm.

Advertisement

Në ndërkohë, punonjësit nga Ballkani që jetojnë në Gjermani më së shpeshti merren me punë fizike, në radhë të parë në ndërtim, dhe një numër i madh i tyre janë të punësuar në sistemet shëndetësore, si kujdestarë, teknikë mjekësorë, fizioterapistë, farmacistë, si dhe një numër i madh i mjekëve tanë që janë larguar.

Mungesa e dikurshme e punëtorëve të kualifikuar në Gjermani është kthyer prej kohësh në një mungesë të përgjithshme të fuqisë punëtore. Ka mungesë punëtorësh në sektorë gjithnjë e më shumë profesionalë. Kjo është veçanërisht e dukshme në ndërtim dhe zejtari. Shifrat e reja në shpalljet e hapura të punës tregojnë se kompani të shumta kërkojnë punëtorë, por shpesh më kot. Gjermania tashmë e ndjen qartë këtë – së bashku me çmimet e larta të ndërtimit dhe lëndëve të para, mungesa e fuqisë punëtore ka goditur ndjeshëm industrinë e ndërtimit dhe strehimit në Gjermani. Një analizë e gjerë e të dhënave të indeksit të postimeve të punës nga media gjermane tregon se sa punëtorë të rinj nevojiten në industrinë e ndërtimit dhe artizanatit si dhe në tregti.

Duke parë llojet e punësimit në ofertën e punës, është e qartë se punëtorët e kualifikuar në ndërtim dhe tregti janë deri tani më të kërkuarit. Kërkohen edhe vozitës profesionistë, si dhe shërbyese që mund të kenë të ardhura të mira, si dhe ju sigurohet akomodimi në hotelin ku punojnë. Çmohen edhe kamerierët, kuzhinierët, stafi i prodhimit të kuzhinës dhe ushqimit, si dhe punëtorët përgjegjës për mirëmbajtjen e higjienës së objektit. Gjermania po kërkon edhe saldatorë, elektricistë, molerë, auto-mekanikë.

Kërkesa kryesore për të punuar në Gjermani është gjuha. Megjithatë, kjo është edhe pengesa më e madhe, sepse njerëzit e mësojnë atë dobët. Ky është një nga kushtet, por sigurisht kyç. “Janë të shumtë ata që u larguan si punëtorë të pakualifikuar, që erdhën pa ditur asnjë gjuhë të huaj, por ia dolën. Gjithashtu, gjithçka varet nga kualifikimet tuaja, ose më saktë nga ajo punë për të cilën dëshironi të aplikoni këtu. Në përgjithësi, niveli B1 mund të përfundojë brenda një viti, ndërsa B2 merr pak më shumë kohë”, shkruajnë mediat gjermane. Natyrisht, punëtorët e pakualifikuar kanë më pak probleme për të gjetur një vend pune, ndërsa punëtorët e kualifikuar duhet të kenë të vërtetuar diplomën, domethënë të njohin në Gjermani diplomat e shkollës së mesme ose fakultetin, certifikatat, provimet dhe titujt akademikë që kanë marrë në vendlindje. (koha.mk)

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri 8, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 20 deri 26 gradë celsius.

Në fund të javës moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MINISTRIA E DREJTËSISË: JEMI PËR DIALOG – POR VETËM NË BAZË TË KUSHTETUTËS!

Published

on

“Ministria e Drejtësisë e respekton të drejtën për protestë si një nga të drejtat themelore demokratike të çdo qytetari. Shprehja e lirë e qëndrimeve dhe iniciativave përmes tubimeve publike përbën një segment të rëndësishëm të shoqërisë demokratike dhe kontribuon në avancimin e dialogut publik – thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë, pas protestës së sotme të studentëve.

Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate thotë se me keqardhje konstaton se protesta e sotme edhe një herë tregoi përpjekje për manipulim të qytetarëve nga struktura politike që për më shumë se dy dekada kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në krijimin e gjendjeve të këqija në sistemin e drejtësisë.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, këto veprime hapin dyshime për përpjekje për manipulim publik dhe instrumentalizim përmes nxitjes së çështjeve të ndjeshme, si dhe përdorimit të dukshëm të retorikës etnike për arritjen e qëllimeve afatshkurtra politike.

Në këtë kontekst, sipas Ministrisë së Drejtësisë, është evidente edhe mungesa e përdorimit të simboleve shtetërore në protestën e sotme, gjë që, sic thonë, vë në pikëpyetje kapacitetin demokratik të organizatorëve dhe qëndrimin e tyre ndaj shtetit dhe rendit kushtetues.

Sa i përket kërkesave lidhur me dhënien e provimit të jurisprudencës, Ministria e Drejtësisë edhe një herë thekson dhe konfirmon se ai zhvillohet në përputhje me kornizën ligjore në fuqi. Bëhet fjalë për një provim profesional që nuk përbën procedurë administrative, por një mekanizëm për sigurimin e cilësisë dhe profesionalizmit në sistemin e drejtësisë.

Advertisement

Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për dialog konstruktiv me të gjitha palët e interesuara dhe i shqyrton me kujdes të gjitha iniciativat dhe propozimet, ekskluzivisht në kuadër të kompetencave ligjore.

Nuk do të lejojmë asnjë keqpërdorim të Kushtetutës dhe ligjeve. – thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

PROTESTA E STUDENTËVE: AKUZA E KUNDËRAKUZA VLEN – BDI!

Published

on

I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot.

Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe! – kështu ka shkruar në Facebook, kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke pohuar se elita milionere e ish-pushtetit, e cila, sic thotë, tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë.

Por, pas takimit me zyrtaren e Ambasadës Amerikane në Shkup, një nga krerët e koalicionit VLEN u prononcua edhe para gazetarqëve.

Protestën e studentëve e kanë ndjekur edhe deputetë e zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Bujar Osmani përmes një postimi në Facebook thotë se në protestën e studentëve ka qenë si ligjerues, si prind po edhe si politikan.

Advertisement

“Ishte një vorbull emocionesh. Nga njëra anë u ndjeva krenar. Krenar për një gjeneratë që nuk bën kompromis për dinjitetin e vet.

Po në të njëjtën kohë u ndjeva edhe keq. Keq për ku e kanë sjellë disa politikanë shqiptarë këtë popull në pak vite” shkruan Osmani duke potencuar, sic thotë, prapa këtij degradimi ka emra dhe mbiemra konkret, të cilët, sipas tij, kanë me mbet në faqet e errëta të historisë.

Ka reaguar edhe Arbër Ademi i BDI-së, pas publikimit të pamjeve nëpër rrjetet sociale ku një qytetarë i kërkon të largohet nga protesta.

Personin në fjalë, Arbër Ademi e ka identifikuar si aktivist të Izet Mexhitit, duke pohuar se ky provokim ishte për kamera duke dashur të kompromitohet një kauzë studentore dhe jopartiake për ta mbrojtur Fillkovin dhe hajnitë e tyre.

VLEN-i erdhi për ta prishur protestën, por nuk ia doli.

Advertisement

Studentët do t’ia dalin mbanë, deshën apo nuk deshën ata që sot frika u ka hyrë në palcë” – thuhet në postimin e Arbër Ademit.

Continue Reading

Më të lexuarat