Sport
CHAMPIONS: REAL M KTHEHET ME FITORE NGA ‘’ETIHAD‘’

Faza e play off-t në Ligën e Kampionëve në katër ndeshjet e zhvilluara mbrëmë dhuroi emocione të forta. Vendasit ishin më të mirë në një takim , ndërsa ekipet mysafire regjistruan tre fitore të sigurta.
Ndeshja Mançester Siti – Real Madrid që me të drejt konsiderohej finale para finale e vërtetoi këtë epitet me lojën e shkëlqyeshme të të dyja ekipeve që në fund fati ishte në anën e Real Madridit që fituan 2-3
Autor të dy golave për skuadrën vendase ishte Haland, ndërsa për skuadrën spanjolle shënuan Mbappe, Diaz dhe Belingham. Me këtë fitore skuadra e Real Madrit më 19 shkurt në “Santiago Bernabéu” me epërsi të dukshme si vendas do ta pres ndeshjen e kthimit
Dortmundi ka shënuar fitore të madhe në Lisbonë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 Sportigun.
Fitoren e vetme në cilësinë e vendasit e regjistroi Juventusi në përballjen me holandezët e PSV me rezultatin 2-1. Ndeshjet kthyese do të zhvillohen me 19 shkurt.
Pas ndeshjeve të mbrëmshme , gara më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe sot me katër ballafaqime tjera interesante pasi takohen :Club Brugge – Atalanta,, Seltik-Bayern Mynich, Feynoord – Milan dhe Monaco-Benfica
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
TENIS: ALCARAZ DHE SINNER NË FINALEN E MASTERS TË SINSINATI

Në finalen e turneut Masters të Sinsinati do të përballen Carlos Alcaraz dhe Janik Sinner, në kategorinë e meshkujve, ndërsa Jasmine Paolini dhe Iga Svietak takohen në finalen e femrave.
Janë përcaktuar tenistët finalistë të turneut Masters të Sinsinati, turneu i fundit i rëndësishëm në prag të Grand Slamit në US Open që nis pas një jave në Nju Jork.
Në finale të turneut Masters të Sinsinati në kategorinë e meshkujve përballë njëri tjetrit do të jenë aktualisht dy tenistët më të mirë në botë , pra numri 1 dhe numri 2 , përkatësisht tenisti italian Janik Sinner dhe spanjolli Carlos Alcaraz.
Carlos Alcaraz në gjysmëfinale mundi tenistin gjerman Alexander Zverev. 2-0 në sete 6-4 dhe 6-3 . Ndërsa Janik Sinner në gjysmëfinale mundi befasinë më të madhe në këtë turne Terence Atmane, me rezultatin 2-0 në sete 7-6, dhe 6-2
Ky do të jetë turneu i katërt radhazi në të cilin Sinner dhe Alcaraz përballen në finalen e madhe, ku tenisti spanjoll ishte më suksesshëm në Rome dhe më pas në turneun Roland Garos, ndërsa Sinner i dha fund “serisë së tij të zezë” me një fitore mbresëlënëse në Wimbledon.
Finalja e meshkujve Alcaraz dhe Sinner zhvillohet sonte në ora 21:00.
Janë përcaktuar tenistët Në kategorinë e femrave finalen do ta diskutojnë tenistja italiane Jasmine Paolini dhe ajo polake Iga Svietak. E cila është numri një në botë dhe fituese e Wimbledonit, ndaj edhe konsiderohet favorite
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E PARË: EKIPET MYSAFIRE NË ELEMENT 4 NDESHJE 4 FITORE

Java e dytë e kampionatit në elitën e futbollit vendor u karakterizua me katër fitore të skuadrave mysafire me 12 gola të shënuar dhe një ndeshje e cila nuk u zhvillua . Shkëndija. Vardari dhe Struga Trim me pikë maksimale në dy xhirot e para.
Shkëndija mban hapin e sigurt në kampionat dhe fiton edhe duelin e xhiros së dytë. Ademi, Krasniqi nga penaltia dhe Tamba shënuan golat për tre pikët e reja, derisa Glishiq realizoi golin e nderit për vendasit.
Vendasit nga minuta e 17-të mbeten me 10 lojtar në fushë pasi referi i kësaj ndeshje ndëshkoi me kartonë të kuq futbollistin vendas Kabarakas i cili me një ndërhyrje të ashpër lëndoi Fiton Ademi. Trajneri Jeton Beqiri I kënaqur me fitoren kundër Makedonmija Gj.P tha se u arrit q࡙llimi
“U arritë qëllimi. Objektivi ishte që të marrim tre pikët. Normal që ekipi gjatë kësaj periudhe është në rotacion e sipër, ku nga lodhja e Europës, secili futbollist meriton të ketë minuta. Jam i kënaqur me rezultatin dhe me fitoren, jam i kënaqur edhe me paraqitjen në tërësi edhe pse përballemi me kushte shumë të rënda. Por, i mërzitur shumë me pranimin e golit në minutat e fundit. Si asnjëherë më parë, ju kam bërtitur futbollistëve, pasi nuk duhet të lejojmë që në këto situata të pranojmë gol,” deklaroi trajneri Jeton Beqiri.
Por trajneri kuqezi Jetonin Beqiri në ë ndeshje të fituara e ka zemruar goli i pranuar në minutën e fundit të ndeshjes
“Patjetër, ato janë goditje që kundërshtari i ka një ose dy dhe ato i pranojmë gol. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, normalisht bie edhe përqendrimi te disa futbollistë të ri dhe te disa futbollist që ndoshta edhe lodhja i ka kapluar. Por, ne duhet të jemi shumë serioz, unë gjithmonë dua sakrificë. Futbollist të cilët duan të mbrojnë fanellën e Shkëndijës, duhet të jenë shumë serioz dhe duhet të sakrifikojnë deri në fund për shkak se Shkëndija nuk është klub i rëndomtë, është shumë i rëndësishëm, më shumë se një klub dhe unë nuk mbaj mend kur jam acaruar kështu pas ndeshjes dhe ju kam bërtitur futbollistëve, për shkak se këto duhet të jenë disa vërejtje neve duhet të na hapin shumë sytë.” th trajneri Beqiri
Fitore në transfertë sot regjistroi edhe Bashkimi i Kumanovës që mundi ekipin e Rabotniçkit në arenën “Todor Proeski” në Shkup 2-0. Autor të golave për ekipin e Bashkimit ishin Memeti dhe autogolin e Robagidze. Bashkimi në dy ndeshjet e para të sezonit të ri ka një fitore dhe një barazim, ndërsa ekipi i Rabotniçkit ka 1 barazim dhe një humbje.. Dje në program ishte ndeshja Shkupi – Sileksi por e njëjta nuk u zhvillua shkaku se vendasit nuk kishin siguruar terren se ku do të zhvillohej ndeshja
Sport
FUTBOLL: STRUGA TRIM LUM DHE VARDARI FITOJNË NË TRANSFERTË

Në dy ndeshjet hapëse të xhiros së dytë të sezonit të në Ligën e parë të futbollit vendor Struga Trim Lum dhe Vardari në cilësinë e mysafirit regjistruan fitore në përballjet me Arsimin e Çegranit gjegjësisht Tikveshin në Kavadar me rezultat identik 1-2
Ndeshja mes Arsimit dhe Struga Trim Lum që u zhvillua në pas ditën e së premtes në stadiumin e qytetit në Gostivar për vendasit ishte historike pasi për here pare si anëtare e elitës së futbollit vendor luajtën para publikut tѱ vet të cilët ishin mbi 1000 veta në tribunat e stadiumit. Ndeshja pas 90 minutave ku u luajt në ndeshje tipike kampionale përfundoi me fitoren e skuadrës mysafire 1-2. Të parët në epërsi kaluan vendasit në pjesën e pare me një gol të bukur të futbollistit në minutën e 42-të. Në pjesën e dytë fillimisht loja ishte e barabartë por pas dy gabimeve të mbrojtjes vendase struganët me golat e Radeskit dhe Kampaores përmbysën rezultatin dhe fituan 2-1 . Pas ndeshjes trajneri i Arsimit Vildan Saliju disfatën e ekipit të tij e arsyetoi me mungesën e përvojës
““Mendoj se e paguam faturën e përvojës, sigurisht zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, shumë agresive, ku përveç golit kishim edhe tre-katër raste shumë të mira për shënim. Pastaj pjesën e dytë sikur ekipi u tërhoq pak pas, ndoshta e respektuam më shumë kundërshtarin se sa duheshe, mendoj se nuk ka vend për dëshpërim, jemi ekip e re, pas kësaj humbje besoj do të dalim më të fortë, do mësojmë prej këtyre gabimeve që ndeshjeve të radhës mos na përsëriten, sigurisht Struga është një ekip me përvojë, një ekip e cila është ndërtuar për të qenë kampion i shtetit, dhe është vështirë me e përballuar. Jam i kënaqur me angazhimin e gjithë lojtarëve, sigurisht ne duhet edhe ta analizojmë ndeshjen pastaj të shohim se ku çalojmë, tash jemi edhe në afekt dhe mund të japim edhe ndonjë vlerësim gabim. Megjithatë humbja do të na bëj më të fortë, dhe unë jam i sigurt se do të kthehemi më të fuqishëm. “ deklaroi Vildan Saliju
Nga ana tjetër trajneri i Struga Trim Lum, Bledi Shkëmbi tha se fitorja e ekipit të tij erdhi si pasoj e cilësisë dhe përvojës së lojtarëve të tij dhe se Struga edhe në ndeshjet e radhës do të vazhdon këtë; rrugëtim të fitoreve në sezonin e ri
“”Për fat të mirë arritëm të kthejmë rezultatin, nuk është se jam i kënaqur shumë me skuadrën, pjesën e parë vuajtëm shumë, nuk luajtëm nëatë mënyrën që duhet të luajmë, por për pjesën e dytë mendoj që djemtë meritojnë komplimentet për kthimin e rezultatit.
Duhet të punojmë shumë, jemi mbrapa me disa lojtar që nuk janë në gjendjen fizike më të mirë, jemi një skuadër e ribërë, na duhet kohë, duhet të punojmë, shpresoj të vazhdoj kështu.” Deklaroi Bledi Shkëmbi
Me rezultat identik si në Gostivar ka përfunduar edhe ndeshja në Kavadar mes Tikveshit dhe Vardarit. Autor të golave ishin Ivanovski për Tikveshin , ndërsa Matiq dhe Mato për Vardarin . Xhiroja e dytë vazhdon të shtunën me dy ndeshje tjera si Makedonija Gjorçe Petrov që pret Shkëndijën e Tetovës, ndërsa Rabotniçki është nikoqire e Bashkimit. Të dielën është paraparë të zhvillohet vetëm një ndeshje, me Shkupin që po përballet me probleme të vazhdueshme dhe ende nuk dihet se a do ta zhvillohet ky takim dhe ku .Jva e dytë e sezonit të ri mbyllet të hënën me ndeshjen AP Brera – Pelisteri.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve