Connect with us

Lajme nga vendi

Është shpallur thirrja e dytë për marrje të mjeteve financiare për projekte infrastrukturore për komunat

Published

on

Është shpallur thirrja e dytë publike në të cilën komunat mund të aplikojnë për marrjen e mjeteve financiare për realizimin e projekteve infrastrukturore. Mund të aplikojnë të gjitha komunat për marrje të fondeve deri në 15 miliardë denarë për projekte nga fusha e kulturës, sportit, mjedisit jetësor, inftarstrukturës rrugore, politikës sociale dhe arsimit. Formularet aplikuese duhet të dërgohen në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa dokumentacioni projektues deri te ministritë dikasteriale më së voni deri më 30 prill.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë komunat dhe komunat e Qytetit të Shkupit. Mund të aplikoni me një ose më shumë projekte infrastrukturore. Formularët e aplikimit duhet të dorëzohen në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe dokumentacioni i projektit në ministritë dikasteriale jo më vonë se data 30 prill.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski në konferencën për shtyp në Qeveri tha se kjo thirrje publike është krijuar konform kërkesave të kryetarëve të komunave dhe në të ka kushte të volitshme. Pret që të përdoren mjetet e planifikuara, për shkak se, thotë, komunat kanë probleme infrastrukturore.

“Risia është vazhdimi i afatit për aplikimin deri më 30 prill, ndërsa rrethanë lehtësuese ka edhe në pjesën e sigurimit të dokumentacionit të nevojshëm, e cila është e domosdoshme për fillimin  e furnizimit publik. Kjo është me qëllim që t’u ndihmohet komunave dhe t’u jepet hapësirë që ta sigurojnë dokumentacionin e nevojshëm derisa zgjat procedura. Këto janë dy risi të reja të kërkesave të kryetarëve”, tha Perinski.

Qëllimi i thurrjes publike është që të ndahen mjete për projekte që do të konribuojnë për avancimin e rëndësishëm të infrastrukturës në komunat me impakt të drejtpërdrejt pozitiv mdaj rritjes ekonomike dhe cilësisë së jetesës së qytetarëve

Advertisement

Shpërndarja e mjeteve do të kryhet në bazë të dy kritereve – popullata rezidente në komunë konfom Regjistrimit të fundit dhe dokumentacioni i plotë prpjektues të nevojshme për fillimin e furnizmit publik.

Kjo thirrje e dytë publike, sipas Perinskit, është vazhdim i thirrjes së parë publike, siç tha, tashmë jep rezultate në terren. Interes më të madh në thirrjen e parë ka pasur për realizimin e projekteve nga infrastrukturën rrugore.

Ai përmendi edhe disa nga projektet që kanë marrë mjete pas thirrjes publike.

“Ndërtimi i një kopshti në Inxhikovë dhe një sallë sportive në shkollën fillore në Creshevë në komunën e Gazi Babës. Rikonstruksioni i fazës së dytë të sallës sportive “Rabotniçki” në komunën Qendër. Rregullimi dhe mbrojtja e shtratit të lumit Serava, komuna Butel. Ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe atmosferik në vendbanimin “Dizhonska”, komuna e Çairit. Rindërtimi i Çarshisë së Vjetër, komuna e Gjevgjelisë. Në komunën e Aerodromit rehabilitimi i hapësirës publike prapa qendrës tregtare “Kapitol”, shtoi ministri.

Perinski në këto thirrje publike nuk sheh ryshfet zgjedhor sepse, thotë ai, të gjithë kryetarët e komunave mund të aplikojnë dhe të marrin fonde në thirrjet publike, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike.

Advertisement

Lajme nga vendi

Gjendet trupi i pajetë i një personi në lumin Vardar, MPB jep detaje

Published

on

Trupi i një personi u gjet në ujërat e lumit Vardar pranë Demir Kapisë, nga Sektori i Punëve të Brendshme – Veles.

Sipas informacionit nga SPB – Veles, dje rreth orës 15:30, në stacionin policor Negotinë u raportua gjetja e një trupi njerëzor në fazë të dekompozimit në ujërat e lumit, nën urën e rrugës komunale që lidh fshatin Korešnica me Demir Kapiën.

Një ekip i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve – Negotino e nxori trupin, ndërsa një ekip hetimor nga stacioni policor Negotinë kryeu inspektimin e vendit të ngjarjes, me autorizim të prokurorit.

Sipas urdhrit të prokurorit, trupi iu dorëzua obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, njoftuan nga SPB – Veles.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Janevska: Vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën

Published

on

Vërejtjet e fundit për Ligjin për Arsim të Lartë, mund të bëhen deri të hënën në mbrëmje, pasi i njëjti siç njoftoi ministrja e Arsimit Vesna Janevska, do të hyj në procedura qeveritare dhe parlamentare.

Duke u përgjigjur lidhur me përshtatjen e universiteteve private me Ligjin për Arsimin e Lartë, ministrja Janevska zbuloi parregullsi serioze në funksionimin e disa instituteve të arsimit të lartë të cilat kanë pasur të drejtën të lëshojnë diploma të njohura si në vend ashtu edhe jashtë vendit, duke theksuar se njëri prej tyre ishte i regjistruar si bastore.

“Shembulli më brutal ishte kur Komisioni i MASH-it bëri kontrolle në një institut, i njejti ishte regjistruar si bastore, në pjesën e prapme, ku supozohej të kryente funksionet e tij në dy karrige dhe dy dyshekë. Ne drejtojmë 34 institucione të arsimit të lartë në vend dhe është absolutisht e papranueshme që aktivitete të tjera të kryhen nën maskën e instituteve”.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dy orë pritje për të kaluar në Qafë Thanë, shqiptarët drejt Maqedonisë së Veriut për naftë dhe ushqime

Published

on

Fluks i lartë qytetarësh është shënuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Thanës. Sipas informacioneve, radhët janë krijuar si pasojë e nevojës për të blerë naftën dhe ushqimet me çmime më të ulëta, të cilat janë rritur në vend por edhe nëpër botë për shkak të luftës në Iran.

Nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, radha e makinave për të kaluar kufirin është kilometrike. Sipas raportimeve qytetarëve u duhet mbi 2 orë për të kaluar nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut. Një situatë e tillë raportohet edhe Kakavijë.

Continue Reading

Më të lexuarat