Lajme nga rajoni
Shefi i BE në Kosovë: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se qeveria re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit, i cili aspiron të bashkohet me BE-në.
“Për ta arritur këtë, qeveria e re duhet të punojë shumë, shumë aktivisht. Detyrat e vështira duhet të bëhen. Reformat duhet të realizohen”, citohet Orav në X nga Zyra e Bashkimit Evropian për Kosovë të ketë thënë për Associated Press.
Mbrëmjen e 9 shkurtit pas mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve filloi me publikimin e të dhënave mbi rezultatet preliminare.
KQZ ka numëruar 99.17 qind për qind të votave nga 2,512 qendra votimi nga gjithsej 2.533, deri në orën 19:10, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me partitë Guxo dhe Alternativa me 40.83 për qind ose 339 mijë 350 vota.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.16 për qind ose 184 mijë e 040, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.60 për qind ose 146 mijë e 147 vota.
AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet subjekti i katërt me 7.46 për qind ose 61 mijë e 968 vota.Më 9 shkurt qytetarët e Kosovës votuan për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për katër vitet e ardhshme. Ky proces zgjedhor është konsideruar demokratik dhe i qetë.
Lajme nga rajoni
Vrasja e trefishtë në Gjilan, Mefaili me djem ende në arrati

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur ditën e diel në Gjilan. Viktimat janë: Selami dhe Edmond Hasani (babë e bir), si dhe Abedin Hoxha.
Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë Kosovën. Në lidhje me këtë rast tragjik, në kërkim policor janë shpallur tre persona: Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonisi dhe Engulli që ende nuk janë kapur nga policia.
Dyshohet se fajdja ishte arsyeja që çoi në shkrepjen e armëve, ku humbën jetën tre persona.
Në një konferencë për media, drejtori rajonal i Policisë në Gjilan Adnan Rukiqi, dje bëri të ditur se po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore dhe është kërkuar bashkëpunim ndëkombëtar.
Rukiqi tha se janë njoftuar të gjitha pikat kufitare dhe janë kryer kontrolle me dyshimin për vendndodhjen e të dyshuarve, por ata ende nuk janë gjetur.
I dyshuari kryesor, Mefail Shkodra, është person i njohur për organet e drejtësisë dhe ka mbi 30 vepra për raste të ndryshme, përfshirë sulme, fajde, mashtrim, kërcënim dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Nga ana tjetër, prokurori i rastit, Isuf Sadiku, deklaroi për media se menjëherë pas marrjes së informacionit kanë ndërmarrë veprimet e para në vendin e ngjarjes dhe janë realizuar urdhërkontrolle, por të dyshuarit nuk janë gjetur.
Sa i përket motivit të ngjarjes, Sadiku ka deklaruar se është ende herët për të dhënë detaje, pasi do të merren në pyetje të dëmtuarit dhe do të vazhdohet me hetime.
Nga ngjarja e rëndë janë plagosur katër persona, tre prej të cilëve kanë ndërruar jetë.
Njëri nga viktimat vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët në spitalin rajonal të Gjilanit.
Një person tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa një i pestë ka pësuar lëndime me mjete të forta dhe jo me armë zjarri.
Derisa sot, do të varroset Abedin Hoxha, njëri prej viktimave nga kjo ngjarje makabre./alsat.mk/
Lajme nga rajoni
Gjykata Kushtetuese e urdhëron Vetëvendosjen: Albulena Haxhiu mund të jetë kandidate vetëm tre herë!

Lajme nga rajoni
Rama: Nëse Kosova miraton rezolutë për shkeljet në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë do ta mbështesë menjëherë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dhënë mbështetje protestës së sotme të veteranëve, e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook, Rama ka publikuar një fotografi nga protesta.
Protesta u zhvillua sot nga ora 17:00, ku mijëra qytetarë protestuan duke kërkuar “Drejtësi kundër padrejtësive në Hagë”.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve