Connect with us

Sport

KF BESA: MAKSIMALISHT E PËRGATITUR PËR SEZONIN PRANVEROR

Published

on

Me ndeshjet e xhiros së 19-të të dielën me fillim në ora 14:00, nis pjesa e pranverore e kampionatit 2024/2025, në ligën e parë të futbollit vendor. Të dielën krahas ekipeve që luftojnë për titullin kampion, një ndeshje shumë domethënëse do të zhvillohet edhe në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër aty ku do të përballen dy skuadrat që luftojnë për mbijetesë Voska Sport  dhe Besa e Dobërdollit.  Televizioni Koha  ishte e pranishme në një seancë stërvitore të ekipit nga Dobërdollit vetëm tre ditë para  se të nisë pjesa pranverore e kampionatit ku mori  opinionin e trajnerit Gorazd Mihajllov i cili vlerësoi pozitivisht punën pesë javore   të fazave  përgatitore

 “ Tashmë po afrohet edhe fillimi i pjesës pranverore për të cilat besoj se do të jenë mjaftë interesante nga shkaku se shumë ekipe janë përforcuar. Të njëjtën mund ta themi edhe për ne pasi jemi freskuar në pozicione ku mendonim se kemi nevojë. Mendoj se jemi të kënaqur edhe me lojtarët më të cilët disponojmë. Gjithashtu edhe rezultatet që i shënuam në këtë periudhë përgatitore na japin shpresë se duhet pozitivisht të shikojmë për pjesën tjetër të kampionatit, Jemi të vetëdijshëm se do të jetë rëndë, jemi të vetëdijshëm për situatën. Megjithatë thash edhe më parë se nuk është hera e parë  që gjendem në këtë situatë dhe besoj  në këtë prektë të ekipit Besa , besoj në këto lojtar dhe në stafin teknik që janë rreth meje  dhe besoj se maksimalisht jemi të përgatitur dhe se mision që kemi  pas nesh mbetjen në elitën e futbollit do ta realizojmë”, deklaroi trajneri Gorazd Mihajllov.

 Trajner  Mihajllov për ndeshjen kundër Voska S;port në Ohër tha  se shkojnë për  fitore të sigurt edhe pse nuk do të jetë lehtë

 “Po mirë është normale që të presim fitore, normalisht për atë punojmë unë që kur erdha  u thash djelmoshave se nuk duhet ti shikojmë ndeshjet miqësore por duhet të fokusohemi për xhiron e parë dhe faktikisht ne u përgatitëm për ndeshjen e raundit të parë kundër Voskës. Normalisht më një fillim të mbarë edhe vetëdija  te futbollistët do ngritët  dhe normalisht të nxjerrim rezultat pozitiv  në Ohri. Nuk kemi çka të fshehim shkojmë për tri pikë“ tha  trajneri Mihajllov

 Me punën që është bë gjatë fazave përgatitore optimist për një fillim të mbarë në sezonin pranverore  para mikrofonit të televizionit Koha u shprehë edhe kapiteni  Armend Alimi

Advertisement

 “Kemi bërë një përgatitje shumë të mirë, kemi qenë edhe në Ohër në një mini përgatitje 7  ditë. Kemi zhvilluara  4 ndeshje  mos  gabofsha, kemi korrur  të gjithat   fitore. Mendoj se  fizikisht  jemi  shumë mirë, po ashtu edhe psiqikisht e dimë se  na pret një punë e rëndë. E dimë situatën e ku jemi , edhe  situata  nuk na  jep komoditetin që të jemi të lirë për ndeshjet. Çdo ndeshje për ne  do të jetë finale, ndërsa  finalja e parë do të jetë kundër Voskës. Situata në Voskë e dimë se si është por  ajo  nuk na çorienton por përkundrazi   maksimalisht jemi  motivuar dhe  koncentruar  për tu kthyer me tre pikë” deklaroi Armend Alimi kapiten i ekipit Besa 

Kujtomë se Besa në sezonin vjeshtor nga 18 ndeshje të zhvilluara  ka regjistruar 3 fitore, 4 barazime dhe 11 humbje duke u renditur në pozitën e 10-të, ndërsa Voska Sport me  2 fitore, 6 barazime dhe 10 disfata me 12 pikë mbanë pozitën e fundit. Ndeshja e  së dielës Voska Sport – Besa e Dobërdollit luhet të dielën me fillim në ora 14:00.

 Shaban Sinani – TV Koha

Sport

BASKETBOLL: HAPOEL TEL AVIVI PRINË TABELS NË EUROLIGË

Published

on

Kompletohet java e 18-të e Euroligës së basketbollit në kategorinë e meshkujve ku skuadrat vendase regjistruan katër fitore, ndërsa ato mysafire gjashtë. Skuadra izraelite  Hapoel Tel Aviv e vetmuar  kryeson  tabelën

 Hapoel Tel Aviv  rikthehet  serish në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit  në Euroligën e basketbollit  për meshkuj edhe  pas  ndeshjeve  të  xhiros së  18-të. Skuadra  nga  Izraeli   mundi skuadrën gjermane Bayern Munih në transfertë  me rezultatin 82-72.  që ishte  fitorja e 13-të sezonale, Një ndeshje dramatike  u  zhvillua  mes Fenerbahçes dhe Barcelonës e cila përfundoi me fitoren e vendasve  me rezultatin e ngushtë 72-71. Dy ekipet  kanë  pretendimet parësore  për të sigurua  një biletë  për fazën play off.

 Fitore  të  rëndësishme  ka  shënuar edhe Valencia  Basket  në përballjen me  skuadrën e Baskonia Gasteiz  dhe ngjitet në pozitën e dytë në tabelë.  Zhgënjen   skuadra  Lituaneze, Zalgiris Kaunas që  para  tifozëve  vendas  pësoi   disfatë nga  Panathinaikosi me  rezultatin 85-92 . Në  zonën e play ofit prite të mbetet edhe  ekipi i Monakos  që  mundi  Real Madridin me rezultatin 100-95.

 Tabelën e  kryeson Hapoel Tel Aviv me  13 fitore e 5  disfata e  ndjekur  nga  Valencia,  Panathinaikosi dhe Barcelona  që kanë nga  12  fitore e 6  disfata .  Java e  19-të e  Euroligës së basketbollit  do të zhvillohet më  30  dhjetor.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

FFM: SEDLOSKI ZYRTARISHT U PROMOVUA SELEKTOR I REPREZENTACIONIT

Published

on

Goce Sedloski sot  edhe zyrtarisht është promovuar  në  postin e  seleksionuesit të reprezentacionit  “A” të futbollit  të Maqedonisë së Veriut . Sot ai u promovua zyrtarisht në një konferencë për shtyp ku morën pjesë presidenti i FFM-së, Masar Omeragiç, dhe drejtori i ekipeve kombëtare, Goran Pandev dhe seleksionuesi i ri Goce Sedloski.

 Goce Sedloski sot edhe zyrtarisht  është promovuar për seleksionues i reprezentacionit  të futbollit të Maqedonisë. FFM-ja  para mediumeve ku të pranishëm ishin kryetari  Masar Omeragiq, drejtori reprezentacionit Goran Pandev prezantuan  zyrtarisht Sedloski-n si seleksionues të ri të reprezentacionit  “A”. Kontrata e Goce Sedloskit është  firmosur për dy vjet, me të drejtë zgjatjeje edhe për dy të tjera. Ai do të drejtojë paralelisht edhe Vardarin dhe reprezentacionin deri në qershor të vitit të ardhshëm.

 FFM-ja e mbështet plotësisht Sedloski-n dhe stafin e trajnerëve. Kontrata është 2+2 vjet. Meqenëse kemi vetëm një dritare deri në qershor, Sedloski do të punojë edhe në FFM, dhe meqenëse nuk duam t’i shkaktojmë dëme asnjë klubi, siç ishte rasti me Staniq-in, ai do të punojë paralelisht në Vardar. Mund të kritikohet, mund të mos kritikohet, por është vendimi ynë. Do të ketë spekulime, kjo është normale në futboll. Jemi të bindur se Sedloski është zgjidhja më e mirë për një trajner kryesor, dhe koha do të tregojë nëse është e duhura apo jo“, tha Omeragiç.

Seleksionuesi i  ri  me këtë rast  Sedloski falënderoi FFM-në për besimin e dhënë dhe tha se do të krijoj  një sistem dhe disiplinë  si dhe gjithmonë do të kërkojë që të jepet maksimumi në çdo ndeshje.

Para së gjithash, dua të falënderoj FFM-në për besimin e treguar ndaj meje për të qenë trajner i ekipit kombëtar të Maqedonisë. Është një nder i madh dhe përgjegjësia më e madhe në karrierën time. Jam i vetëdijshëm për potencialin që ka ky reprezentacion . Qëllimi im është të zgjedh një sistem dhe disiplinë dhe një përfaqësi që do të luftojë për çdo top dhe do të japë gjithmonë maksimumin. Jemi të vetëdijshëm se në disa ndeshje nuk do të hyjmë si favoritë, por nuk do të na hiqet mundësia për të luftuar. Do të kërkoj nga kjo përfaqësi që të luftojë deri në fund. Besoj në cilësinë e lojtarëve, në dëshirën e tyre për të veshur fanellën e Maqedonisë. Jam i bindur se FFM do të na ofrojë kushtet më të mira të punës dhe me mbështetjen e ekipit profesional dhe të gjithëve përreth përfaqësisë, do të bëjmë hapa pozitivë dhe domethënës për përparimin e ekipit tonë kombëtar“, tha Sedloski.

Advertisement

 Mësohet se në stafin e seleksionuesit Goce Sedloski do të jenë edhe  Borçe Hristov – asistent i pare,  Erhan Selimi – asistent i dytë, Gogo Jovçev – trajner i portierëve dhe  Martin Hristov – analist i ndeshjeve

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

NBA: OKLAHOMA E VETMUAR  KRYESON KONFERENCËN E PERËNDIMIT

Published

on

Kampionati  amerikan i basketbollit NBA ka vazhduar edhe sot me shtatë ndeshje  ku ekipet  vendase  ishin më të  suksesshme . Oklahoma e vetmuar  kryeson Perëndimin me  26  fitore e  3  humbje

 Gjashtë  fitore  të ekipeve  vendase  dhe  vetëm një fitore e ekipit  mysafirë është  epilogu iu  shtatë ndeshjeve  të  zhvilluara  sot  në  kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Oklahoma  kryeson me 26  fitore e vetëm  3  disfata  para  Detroit  që ka  21  fitore  7  disfata

Skuadra kampione Oklahoma sot regjistroi  fitoren e radhës 119-108  ndaj ekipit Memfis  duke  regjistruar  fitoren e  26  sezonale . Aleksandër Shai  shënoi 31 pikë e  10 kërcime. Boston  mundoi  ekipin e  Indianes  me rezultat 103-95, ndërsa më efikas  në lojë ishte Jaulen Brown me 31 pikë. Denver  mundi   Juta  Jazz me rezultat135-112 .

Golden State triumfoi ndaj ekipit Orlando me rezultat bindës 130-97,  ku protagonist kryesor ishte Stephen Curry me 26  pikë, Detroit në transfertë mundi Portlandin 110-102

 Pas  29  ndeshjeve  të zhvilluara  Konferencën e Perëndimit e kryeson Oklahoma  me  26  fitore  e  3  disfata e ndjekur  nga  Denver dhe  Sakramento  që  kanë nga 21 firore dhe  nga  7  disfata  në pozitën e katërt është  Lakers  me  19  fitore e 8  disfata.

Advertisement

SHABAN SINANI  – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat