Sport
LIGA E PARË: DUELE TË “ZJARRTA” NË TETOVË DHE GOSTIVAR
Java e dytë e sezonit pranveror dhe e 20-ta e kampionatit 2024/2025 në Ligën e parë të futbollit vendor të dielën sjell pesë duele të zjarrta si për ekipet që luftojnë kreun e tabelës ashtu edhe për ato që luftojnë për mbijetesë. Një ndeshje e “zjarrtë” pritet edhe në stadiumin buzë Sharrit aty ku do të përballen lideri aktual Shkëndija me kampionin vjeshtor Sileksin. Interesimi për këtë ndeshje është madh, ndaj edhe tifo grupi “Ballistët”pritet që të jenë në numër të madh në përkrahje të ekipit të tyre të zemrës. Nga a ana tjetër atmosfera në ekip pas fitores së madhe kundër Vardarit është në nivelin e duhur. Këtë e pohoi edhe mesfushori nigerian Adamu Alhassan para ndeshjes së nesërme me Sileksin
“Ne jemi gati për tu ngritur, ndeshja me Vardarin i takon të kaluarës, tani jemi duke menduar për Sileksin. Çdo ndeshje ne e marrim si finale, pasi duam të arrijmë atë që duam ta realizojmë. Ne jemi të koncentruar për ndeshjen e radhës kundër Sileksit. Shpresoj të ndjehemi mirë dhe të mund të luftojmë sërish më shumë se sa ndaj Vardarit. Kjo është ajo që ndjej se ekipi e ndjen. “deklaroi Adamu Alhassan
Sa i përket epilogut të kësaj ndeshje derbit nigeriani thotë se ka besim te ekipi duke u bazuar në qasjen e tyre në seancat stërvitore dhe dëshirën për tu bërë kampion
“Si që ju thash, kur shoh ekipin tonë në stërvitje sa të koncentruar jemi për tu bërë kampion, ne jemi gati të luftojmë sërish për ti bërë tifozët tanë krenar me ekipin. Shpresoj të bëjmë rezultat të mirë këtë javë kundër Sileksit dhe të luftojmë për të fituar ndeshjen. Secilën ndeshje e marrim si finale dhe jemi gati të luftojmë sërish” tha Adamu Alhassan.
Një ndeshje tepër e rëndësishme do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gostivar , mes ekipit Besa të Dobërdollit dhe Gostivarit. Pas vizitës që i kanë bërë presidenti Muhamed Tairi, së bashku me Izair Eminin dhe Bujar Kadriji, të cilët e kanë shprehur mbështetjen e tyre maksimale për ekipin, ndaj edhe kundër Gostivarit mund të pritet një kthesë sa i përket rezultatit, Në tre takimet tjera të javës së 20-të takohen: AP Brera – Shkupi, Tikveshi – Pelisteri, dhe Rabotniçki – Voska Sport. Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 14:00.
Sport
FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT
Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.
Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e xhiros së 20-të.
Kjo javë sjell disa ndeshje mjaftë tërheqëse sa i përket e ekipeve që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Një ndeshje më interesante pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të cilat aktualisht mbajnë mesin e tabelës.
Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.
Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:
Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.
Sport
RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!
Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend më lartë.
Federata e Botërore e futbollit FIFA ka publikuar renditjen e ekipeve për këtë muaj.
Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe Portugalisë.
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e 67-të. Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.
Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.
Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.
Përfaqësuesja e Kosovës e cila më 31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim në Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe më lartë në renditjen e FIFA-s.
Shabam Sinani – TV Koha
![]()
Sport
CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00
Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.
Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.
Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.
Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni3 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

