Lajme nga vendi
Mjekët amë në grevë për shkak të nevojës për verifikim në “Termini im”: Nuk jemi operatorë telefonikë, por mjekë
Kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë Amë, Lilia Çolakova Dervishova, tha se sot nga ora 11:00 të gjithë mjekët privatë amë kanë qenë në grevë pasi kanë marrë urdhër nga “Termini” (autoriteti elektronik i shëndetësisë) pa paralajmërim për verifikimin e telefonave celularë të pacientëve para se të lejohen t’i kontrollojnë. Sipas mjekes, mëngjesin e sotëm sistemi “Termini im” nuk ka lejuar ekzaminimin e pacientëve, disa prej të cilëve kanë të vjella, me grip dhe sëmundje të tjera – deri në vërtetimin e numrit të celularit të pacientit.
“Nga ora 11:00 deri në orën 12:00, ne mjekët specialistë privatë nuk do të punojmë në shenjë revolte për këtë reformë që na imponoi “Termini im”. Nuk lejohemi të kontrollojmë, por fillimisht me hyrjen në ordinancë të pacientit duhet të verifikojmë celularin e tij. Ne nuk jemi operatorë telefonikë, por mjekë dhe nuk do të punojmë kështu. Unë kam një pacient me të vjella, të marramendur dhe duhet t’i them fillimisht, “prit, të kontrolloj numrin e telefonit”? Pastaj ju merrni një kod sms kthimi për verifikim, kështu që prisni dy minuta për çdo pacient dhe vetëm atëherë mund të lëshoj referime dhe të punoj. Ne nuk e pranojmë këtë dhe nuk do ta bëjmë. Kjo është punë e administratorëve, jo e mjekëve”, ka thënë për “Sloboden Peçat”, mjekja Çolakova Dervishova.
Sipas saj, sot “Termini im” vendosi të testojë këtë veçori të re duke verifikuar numrat e telefonit të pacientëve.
“Nuk është problem me pacientët më të rinj, ata thonë kodin menjëherë dhe nuk humbet kohë. Por humbet koha e çmuar gjatë pritjes së mbërritjes së mesazhit SMS për një pacient të moshuar, i cili mund të mos ndihet mirë, për shembull, për shkak të presionit të lartë të gjakut dhe ka nevojë për ndihmë mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërsa, vetëm pasi të jetë futur kodi nga mesazhi SMS, ne mund të fillojmë ekzaminimin, lëshimin e recetave ose përshkrimin e terapisë. Kemi pacientë të rritur që nuk kanë as celular, kemi edhe pacientë me demencë që mezi dinë të shkojnë te mjeku, e lëre më të thonë një kod nga një mesazh. Në vend janë 350 mijë pensionistë dhe mijëra prej tyre janë vetëm, nuk kanë telefon. Ka shumë të sëmurë kronikë dhe të moshuar për të cilët fqinjët telefonojnë për të na thënë të japim terapi”, tha për Meta.mk dr. Lilia Çolakova Dervishova, mjeke amë dhe kryetare e Shoqatës së Mjekëve Privatë.
Në Ministrinë e Shëndetësisë, ajo ka alarmuar menjëherë zv.ministrin, i cili nuk ishte njohur me reformën.
Meta.mk, për sqarim rreth këtij lajmi, iu drejtua autoriteteve në “Termi im” si dhe Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku presin përgjigje gjatë ditës.
Sipas saj, sistemi i vjetër i funksionimit duhet të rikthehet në mënyrë që ata t’u shërbejnë të gjithë pacientëve.
Lajme nga vendi
Zgjedhjet lokale për 4 komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë, do të mbahen më 11 janar
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot për më 11 janar i shpalli zgjedhjet lokale për katër komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë, ku më 19 tetor, në raundin e parë të Zgjedhjeve Lokale nuk pati dalje të mjaftueshme të qytetarëve. Për në orën 13 seancë caktoi edhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili duhet t’i fillojë përgatitjet për votimin e përsëritur në këto komuna.
Lajme nga vendi
PËRSËRITJA E ZGJEDHJEVE NË KATËR KOMUNA MË 11 JANAR
-
Është gjithnjë e më e qartë se 11 janari do të jetë data e zgjedhjeve të përsërituranë Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë. Me propozimin ekreut të Kuvendit Afrim Gashi, pajtohet edhe kryeministri HristijanMickoski.“Mendoj se ishte 11 janari. Po, po na konvenon”, tha Hristijan Mickoski,Kryeministër.Kodi zgjedhor parashikon që zgjedhjet të përsëriten në afat prej 60ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve. Në një përgjigje ndaj kërkesave të opozitësshqiptare që zgjedhjet të mbahen më herët, kreu i Kuvendit Gashi thotë se këto nukjanë çështje të preferencave individuale.Opozita shqiptare kishte kërkuar qëzgjedhjet të mbahen në fund të dhjetorit, atëherë kur mërgimtarët janë me pushimenë vend.Kryetari i Kuvendit vepron vetëm në bazë të afateve dhe procedurave tëpërcaktuara në Kodin Zgjedhor. Procesi i shpalljes së zgjedhjeve nuk udhëhiqetnga preferenca apo propozime individuale, por nga dy parimethelbësore:Respektimi i detyrueshëm i afateve ligjore të Kodit Zgjedhor, Vlerësimidhe gatishmëria e Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, tha Kreu i Kuvendit, AfrimGashi.Zgjedhjet lokale do të përsëriten në katër komunat ku nuk u arrit censusi idaljes prej të paktën 1/3 së votuesve më 19 tetor.
Lajme nga vendi
Komuna e Tearcës së shpejti bëhet me nënstacion të zjarrfikësve
Kanë filluar përgatitjet konkrete për hapjen e Njësisë Rajonale të Zjarrfikësve në komunën e Tearcës. Nga Komuna e Tearcës kanë bërë të ditur se tashmë është caktuar lokacioni ku do të vendosen zjarrfikësit e kësaj komune. Sipas kryetarit të Komunës së Tearcës Daut Memishi, lokacioni ndodhet në fshatin Përshefcë, ndërsa do të duhet që Komuna të bëjë disa investime për rikonstrumin e objektit. “E kemi një lokacion në fshatin Përshefcë, ku objekti duhet të riparohet dhe të kthehet në gjendje normale për t`u shfrytëzuar. Kushtet ne të cilët i treguan mysafirët nga Austria për të marrë ne grante dhe për të marrë të gjitha ata të mira të cilët mund t`i ofrojnë siç janë pajisjet e zjarrfikësve dhe kamion të cilët janë apostafat për punën të cilët duhet ta kryejnë në komunën tonë. Pasi që zjarrfkësit si punë e kanë edhe dhënien e ndihmës së parë kur ndodhin aksidente, në rajonin tonë kemi shumë aksidente dhe kjo për ne do të jetë një ndihmë shumë e madhe kur do të funksionalizohet” tha kryetari Memishi. Që të realizohet ky projekt i rëndësishëm për banorët e kësaj Komune, gjatë ditës së sotme në këtë Komunë qëndruan përfaqësues të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë dhe përfaqësues të nga zjarrfikësit e Tirolit nga Austria.Komandanti i Njësisë Kundër Zjarrit në Tetovë Avni Ameti është shprehur se do të ndihmojnë komunën e Tearcës që të jetësohet njësia e zjarrfikësve. “Presim që të hapim një nënstacion të zjarrfikësve këtu në Komunën e Tearcës.Interesimi është i mirë dhe bashkëpunimi me ambasadën e Austrisë dhe kolegët tanë nga Tiroli janë këtu për të na ndihmuar në këtë drejtim. Kemi angazhim maksimal edhe nga komuna e Tearcës që kjo iniciativë të realizohet sa më shpejtë në Komunën e Tearcës” tha Avni Ahmeti, Komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Tetovë. Përfaqësuesit e zjarrfikësve të Tirolit nga Austria thonë se janë në dispozicion të Komunës së Tearcës për të sjellë pajisje që u nevojiten këtyre zjarrfikësve. “Në Komunën e Tearcës takova kryetarin e Komunës dhe shumë vullnetarë të tjerë, njerëz të mirë, poashtu edhe komandatin e njësisë së zjarrfikësve të Tetovës. Kur do të ndërtohet garazha në hapësirat që ne e kemi vizituar në Tearcëm do të jetë jetë kënaqësi për neve si donator nga Austria që të sjellim kamion dhe mjete që duhen” tha Petar Logan kordinator nga Tiroli. Ndryshe, sipas kreut të komunës së Tearcës, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve emergjente dhe mbrojtjes së qytetarëve në komunën tonë dhe në mbarë rajonin e Pollogut. Me këtë nismë, synohet që reagimi ndaj zjarreve dhe fatkeqësive natyrore të jetë më i shpejtë, më profesional dhe më i koordinuar, në përputhje me standardet evropiane të sigurisë, u theksua në takimin në Tearcë. Nga Komuna e Tetovës thonë se po hidhen themelet e një infrastrukture moderne të mbrojtjes civile, që do të garantojë më shumë siguri për çdo qytetar të komunës së Tearcës. /Tv Koha/Urim Hasipi/

-
Lajme nga rajoni2 months agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi3 weeks agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi2 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija

