Connect with us

Sport

NBA OKLAHOMA VAZHDON KRYESYMIN NË PERËNDIM

Published

on

Katër fitore tre  ekipeve  vendase  dhe  katër e atyre   mysafire   është epilogu i tetë ndeshjeve  të zhvilluara  në mëngjesin e sotëm në  kampionatin amerikan të basketbollit  NBA

 Lideri  në konferencën e Perëndimit, Oklahoma ka pësuar disfatë para  tifozëve vendas  në përballjen me   ekipin Minnesota  me rezultatin  128-131. Kosha shënuesi më i mirë i ndeshjes  ishte Aleksandër Shai me  27pikë, 6 kërcime e 5 asiste. Edhe  pas  kësaj  humbje  në terrenin vendas  ekipi i Oklahoma   me  47 fitore e 11  disfata  kryeson Perëndimin.

Jashtë fushe fiton Denver, që mundi ekipin Indiana me rezultatin 125-116 . Gordon me 25 pikë ishte  më efikas  te  skuadra fituese. Fitore të thellë ka  regjistruar  ekipi i Çikagos  në  përballjen me Filadelfian me rezultatin 142-110

Ekipi i Detroit mundi Cliperrsin me rezultatin 106-97. Cunningham me 32 pikë ishte më efikas . Atlanta  para  tifozëve vendas shënon fitore  të rëndësishme  kundër Miami, me rezultatin 98-86 .

Konferencat i kryesojnë Oklahoma  në Perëndim dhe Cleveland në Lindje

Advertisement

 

 Rezultatet e sotme

Detroit – Clippers, 106-97

Indiana – Denver, 116-125

Philadelphia – Çikago, 110-142

Advertisement

Washington – Brooklyn, 107-99

Atlanta – Miami, 98-86

Oklahoma – Minnesota, 128-131

Utah Jazz – Portland, 112-114

Sacramento – Charlotte, 130-88

Advertisement

 

 Shaban Sinani –TV Koha

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat