Sport
FUTBOLLË PËRBALLJE TEJET INTERESANTE NË JAVËN E 21-të TË LIGËS SË PARË
Këtë fundjavë në elitën e futbollit vendor, në program janë ndeshjet e javës së 21-të të kampionatit ku në program janë disa ndeshje mjaft interesante si për ekipet që luftojnë për kreun e tabelës ashtu edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.
Lideri në renditjen e tabelës Shkëndija e cila pjesën pranverore e ka filluar ashtu siç edhe dëshironte pasi mundi Vardarin në Shkup, Sileksin në Tetovë, u kualifikua në gjysmëfinale të kupës dhe nesër para tifozëve vendas është nikoqir i Tikveshit nga Kavadari. Edhe pse tetovarët janë favorite absolute ekipi ka punuar me seriozitetin më lartë për të vazhduar rrugëtimin e sukseseve krejt në një atmosfere të nivelit të lartë
“Ekipi ndodhet në një gjendje shumë të mire, kemi një atmosfere shumë të mirë që është e gjithë çunave.Vim pas dy fitoreve n; kampionat dhe kualifikimin e kupës e cila vetvetiu e sjell atmosferën. Pra për ne ato kanë mbaruar I kemi arkivuar dhe tani jemi të përqendruar te ndeshje me Tikveshin i cili është një kundërshtarë shumë serioz”, tha futbollisti Klisman Cake
Futbollisti Cake i cili të dielën pritet të zhvillon ndeshjen e 100 me emblemën kuqezi thotë përkundër faktit se Tikveshi është një skuadër e parashikueshme, ato nuk kanë gjasa të nxjerrin rezultat pozitiv këtu në Tetovë.
“Patjetër që po gjithmonë ne jemi gati për të hyrë në fushë për ti mare tre pikët pasi edhe Tikveshi është një skuadër që I duhen pikët. Por besoj se në Tetovë nuk do të mund të marrin pikë” tha Cake

Sport
MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G
Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.
Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.
Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.
Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.
Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.
Sport
QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË
Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires
Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.
Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.
Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .
Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.
Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.
Sport
MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT
Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24
Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.
Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.
Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.
Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

