Lajme nga vendi
Janevska ka paralajmëruar se përveç avancimit të të drejtave dhe rritjes së pagave në arsimin e lartë ka edhe një sërë kushtesh që duhet plotësuar për të pasur arsim më cilësor
Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska ka paralajmëruar se përveç avancimit të të drejtave dhe rritjes së pagave në arsimin e lartë ka edhe një sërë kushtesh që duhet plotësuar për të pasur arsim më cilësor. Janevska mes tjerash theksoi modernizimin dhe reduktimin e programeve studimore.“Bëhet fjalë edhe për kushtet për punë për të cilat nuk mund të themi se janë shumë të mira, mund të përmirësohen. Megjithatë bëhet fjalë edhe për zgjidhje ligjore dhe reforma në arsimin e lartë dhe shkencë me qëllim për të përmirësuar cilësinë. Shumë herë e kemi thënë, duhet modernizim i programeve studimore, numri i madh i programeve të studimit duhet të reduktohet. Ne kemi nevojë për më shumë vëmendje dhe fokus në risitë reale që lidhen me shkencën dhe teknologjinë dhe e gjithë kjo do të bëhet në vazhdimësi në periudhën e ardhshme”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës.Ndërkohë, rektorja e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Biljana Angellova tha se këtë muaj institucioni që ajo drejton fillon një transformim të plotë dixhital. Fillimisht do të dixhitalizohen të gjitha shërbimet e studentëve ndërsa planifikohet që shërbimet bazë të përfundojnë plotësisht deri në fillim të vitit akademik 2025/2026 dhe procesi të përfundojë me futjen e një indeksi elektronik.Që nga janari i këtij viti, pjesa më e madhe e punonjësve në universitetet shtetërore kanë rritje të pagave bruto, duke përjashtuar përvojën e kaluar, me mesatare prej rreth 14%. Për një pjesë më të vogël të të punësuarve, rritja është mesatarisht rreth 8%. Buxheti i Universitetit Shwn Kirili dhe Metodi këtë vit është rritur për 1,5 miliardë denarë. Nga 2,2 miliardë denarë në vitin e kaluar, këtë vit arriti në 3,7 miliardë denarëKushtet e punës në arsimin e lartë nuk janë të mira
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

