Lajme nga vendi
Limani: Le të fillojmë secili me një kontribut individual dhe të synojmë për të mirën e përbashkët
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, mori pjesë sot në konferencën me titull: “Së bashku jemi më të fortë”, organizuar nga Shoqata e personave me paralizë cerebrale dhe aftësi të tjera të kufizuara – Veles.
Në takim, përveç ministrit Limani, morën pjesë edhe presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Jain, kryetarë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe qytetare.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, ministri Limani shprehu kënaqësinë e madhe për nderin dhe mundësinë për të folur për një temë veçanërisht të rëndësishme.
“Si ministri resore në kompetencën e së cilës është kujdesi për kategoritë e cenuara të qytetarëve, ne kemi përgjegjësinë të punojmë ekskluzivisht në drejtim të avancimit të cilësisë së jetës së atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë. Dhe kështu do të vazhdojmë”, tha Limani.
Ai përshëndeti iniciativën e organizatorit, në prag të festës së gruas, për të folur për vajzat dhe gratë me aftësi të kufizuara, gratë nga zonat rurale dhe të margjinalizuarit. Sepse me çdo fjalim, me çdo manifestim kushtuar atyre, theksoi Limani, të gjithë së bashku kontribuojmë në shikueshmërinë e tyre më të madhe në shoqëri dhe përfshirjen e tyre në jetën shoqërore. Dhe ne u themi se ata nuk janë vetëm, ne jemi këtu për mbështetjen që ata kanë nevojë.
Ai theksoi se askush nuk mund ta dijë se si është të jesh në vendin e tyre, të jesh në këpucët e tyre, të përjetosh botën përmes shqisave të tyre, të jesh i pambrojtur, por ajo që mund të bëhet është t’u jepet mundësia për një jetë më të mirë, qasje në shëndetësi, arsim, të drejtat sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve, punësim, strehim, etj.
“Si ministri, ajo për të cilën kemi punuar intensivisht gjatë periudhës së kaluar është mundësimi i një spektri më të gjerë të shërbimeve sociale dhe rritja e numrit të qyteteve dhe vendbanimeve ku këto shërbime u ofrohen qytetarëve. Në këtë drejtim dua të njoftoj se vetëm nga fillimi i këtij viti kemi lidhur 81 kontrata menaxheriale me komunat dhe ofruesit e shërbimeve, që është 33% më shumë se në vitin 2024”, tha Limani.
Ai iu referua rëndësisë së këtyre marrëveshjeve. Që nënkupton marrjen e një shërbimi social për kategoritë e cenuara, por në të njëjtën kohë një përfitim tjetër i madh është përfshirja e njerëzve të vështirë për t’u punësuar në tregun e punës, nëpërmjet ofruesve të shërbimeve sociale që i trajnojnë ata për shërbimin e duhur. Marrja e mundësisë për të qenë një actor aktiv në shoqëri, për të qenë ekonomikisht i pavarur dhe krenar për veten për kontributin në familjen, komunitetin dhe shoqërinë në përgjithësi.
Limani foli edhe për mundësitë e përvetësimit të aftësive dhe zanateve të destinuara për gratë në nevojë, të cilat shoqatat i mundësojnë. Më pas, ndërtimi i kopshteve në zonat urbane dhe rurale. Që nënkupton përfshirjen e fëmijëve në procesin parashkollor dhe lirimin e nënave nga përgjegjësitë për t’u kujdesur për fëmijët në shtëpi, e me këtë edhe fuqizimin ekonomik të gruas në shoqëri.
“Së bashku jemi më të fortë – do të thotë se sot vetëm së bashku mund ta bëjmë të mundur atë që ishte e pamundur deri dje! Të gjithë jemi pjesë të mozaikut tonë, që quhet shtet. Le të fillojmë secilin me një kontribut individual dhe të synojmë për të mirën e përbashkët. Kur çdo qytetar në vendin tonë vlerësohet, ne synojmë mirëqenien kolektive”, tha Limani.
Lajme nga vendi
MPB, të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).
“Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”.
“Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës”, – thonë nga MPB.
Lajme nga vendi
Ulet numri i rasteve të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Gostivar
Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë.
Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës.
Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar 80 vizita të reja në shërbimin kujdestar, si dhe 13 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.
Lajme nga vendi
Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar
Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.
Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.
„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.
Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.
Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.
„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.
Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)

