Connect with us

Lajme nga vendi

MPB-Maqedoni: Qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve me aksidente të rreme, menjëherë të denoncojnë në polici

Published

on

Gjatë periudhës së kaluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) qytetarët kanë denoncuar gjithnjë e më shumë vepra penale “mashtrim”, që janë kryer ndaj personave më të moshuar. Kryerësit e veprave i kanë mashtruar personat në atë mënyrë që u janë paraqitur në telefon dhe u janë prezantuar si persona zyrtarë, më shpesh nëpunës të policisë, dhe nga ata kërkojnë mjete financiare për lirimin nga përndjekja penale e fëmijëve të tyre ose nipërve të cilët, kinse, pak para informimit kishin bërë aksident në komunikacion me pasoja të vdekjes.

Siç bëhet e ditur në kumtesën e sotme nga MPB, mashtruesit i kontaktojnë viktimat më shpesh në telefon fiks, por ka raste ku janë kontaktuar edhe përmes telefonit mobil me numër të fshehtë, ndërsa që të jenë më të bindshëm në prapavijë dëgjohet zë i cili kërkon ndihmë.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për pastrimin e veprave penale të denoncuara deri më tani dhe njëherësh u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve, ndërsa nëse kontaktohen, menjëherë të denoncojnë në polici”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lajme nga vendi

Mickoski për Badenteri: Është punë e kryer, nuk preket!

Published

on

Kryeministri Hristijan Mickoski, është pyetur sot, lidhur me deklaratat e ministrit të drejtësisë, Igor Filkov, i cili ka deklaruar se ndoshta ka ardhur koha të shqyrtohet badenteri.

Mickoski ka thënë se Badenteri është pjesë e Marrëveshjes së Ohrit dhe të Kushtetutës.

“Marrëveshja e Ohrit është përmbushur plotësisht dhe është mbyllur dhe kjo është temë e kryer dhe e mbyllur. Ajo që përfaqësonte problem thelbësor dhe institucional dhe ajo ishte balancuesi, siç e dini, ne kemi bërë ligj, ligji për përfaqësim të drejtë, I cili krahas përkatësisë etnike do të ketë komponentë e cila do të vlerësoj sipas kualitetit, kompetencës e kështu me radhë”, ka deklaruar Mickoski, raporton SHENJA.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Filkov: Ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar shumicën e Badenterit

Published

on

Ministri i Drejtësisë në RMV, Igor Filkov thotë se ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar shumicën e Badenterit dhe se Maqedonia duhet të ecë përpara.

Në një intervistë për të përjavshmen “Focus”, ai flet për miratimin e Kodit Zgjedhor në Parlament, dhe intervista është zhvilluar para votimit të së shtunës në Kuvendin e Maqedonisë, i cili nuk votoi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Shpresoj që deri në kohën kur të publikohet kjo intervistë, Kuvendi do ta ketë përfunduar tashmë punën e tij të brendshme dhe nuk do të lejojë që të krijohet një boshllëk ligjor. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë po abuzohet përdorimi i shumicës Badenterit. Nëse po, atëherë ndoshta është koha të mendohet për nevojën e rishikimit të saj. Maqedonia duhet të ecë përpara”, u përgjigj Filkov.

Continue Reading

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA, DINAMO DHE DRITA NË KËRKIM TË ARRITJES HISTORIKE

Published

on

Shkëndija e Tetovës, Drita e Gjilanit dhe Dinamo City e Tiranës në përballjet e sontme  evropiane sonte paritetit të  paraqiten  denjësisht  për të prezantuar futbollin shqiptar dhe për të arritur sukses historik

 Tri skuadra shqiptare, Shkëndija, Drita dhe Dinamo City, do të zbresin sonte në fushë për ndeshjet e para të ‘play-off’-it në garat evropiane, me synimin për të shkruar historinë e tyre.

Shkëndija e Tetovës, e cila synon të kalojë për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Skuadra  tetovare  sonte për herë të katërt garon në fazën e play off-it për kualifikim në grupet e  Ligës Europa. Shkëndija sonte në arenën ‘’Todor Proeski{  me fillim në ora  20:00   do të përballet me skuadrën e njohur bullgare, Ludogorets Razgradit.

Dinamo City e Tiranës, që nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja që eliminoi gjigantin kroat Hajduk Split, sonte nga ora 20:15 në kuadër të ‘play-off’-it të Ligës së Konferencës është mysafire ekipit Jagiellonia e  Byalistokut në Poloni

Ndërkaq në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, skuadra gjilanase e drejtuar nga Zekirija Ramadani do të përballet me Differdange 03 nga Luksemburgu, me fillim nga ora 20:00. Drita e njeh mirë këtë kundërshtar, pasi e kishte eliminuar në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve këtë verë.  

Advertisement

Tre  skuadrat shqiptare sonte kanë  për detyrë që në nivelin më të mirë të mundshëm  për  prezantohen   në   futbollin   evropian, pasi  suksesi  i  tyre  sjell  benifite  për  futbollin në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri së dhe Kosovës.

 

Shaban Sinani – TV Koha

Continue Reading

Më të lexuarat