Connect with us

Sport

CHAMPIONS: REALI ME EPËRSI MINIMALE NDAJ ATLETIKOS

Published

on

Real Madridi, Arsenali dhe Aston Villa kanë  krijuar epërsi në ndeshjet e  para  të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa Borrusia Dortmund barazoi me  ekipin Lille. Sonte në program katër përballjet tjera , ndërsa spikat takimi PSYH – Liverpuli

Real Madrid ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të siguruar çerekfinalet e Ligës së Kampioneve duke fituar me shifrat 2-1 në derbin përballë Atletikos të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Reali gjeti shpejt avantazhin me anë të Rodrigos që në minutën e katërt të ndeshjes pas një aksioni individual të brazilianit. Barazimi do të vinte po në pjesën e parë me një tjetër gol spektakolar të shënuar nga Hulian Alvarez.  Ndërsa golin e fitores  për Realin e  realizoi Brahim Diaz në minute e  55-të

Arsenali turpëroi me 7 gola PSV-në në transfertë, në duelin e parë të vlefshëm për fazën e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve. “Topçinjtë” e Artetës arritën të triumfonin me rezultatin 1 me 7, duke hedhur një hap të madh drejt fazës tjetër.

Borusia Dortmund barazoi me  ekipin Lile  1-1, ndërsa Club Brige  pësoi  humbje  para  tifozëve vendas 1-3 nga  Aston Villa.

Advertisement

Ndeshjet kthyese të këtyre katër takimeve  zhvillohen më 12 mars.

Sot  në program janë katër ndeshjet luhen ndeshjet e tjera të fazës së të tetës së finales  në Ligën e kampionëve . ku do të përballen Fejnord – Inter,

Bajerni Munyh  – Bajer Leverkuzen, Benfika – Barcelona  dhe  PSYH – Liverpuli

Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement

Sport

Skandal në Rusi: Thirrjet ndaj Dakut, federata ruse nis hetimin për ngjarjen e shëmtuar

Published

on

Një episod i shëmtuar ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg, gjatë ndeshjes së fazës së grupeve të Kupës së Rusisë mes Zenitit dhe Rubinit të Kazanit. Sulmuesi shqiptar i Rubinit, Mirlind Daku, u bë objekt i thirrjeve fyese nga tifozët vendas, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin sportiv.

Kreu i Komitetit të Kontrollit dhe Disiplinës të Federatës Ruse të Futbollit (RFU), Artur Grigoryants, konfirmoi për agjencinë “RIA Novosti” se rasti do të shqyrtohet zyrtarisht:

“Do të analizojmë episodin me brohoritjet ofenduese të tifozëve të Zenitit, të drejtuara ndaj futbollistit të Rubinit, Mirlind Daku”, tha Grigoryants.

Ndeshja përfundoi me fitoren 3-0 të Zenitit, ndërsa Daku arriti të shënonte një gol që më pas u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it. Kujtojmë se gjatë verës Zeniti kishte shfaqur interes për transferimin e 27-vjeçarit shqiptar, por marrëveshja nuk u finalizua dhe Rubin vendosi t’i rinovojë kontratën.

Mbledhja e Komitetit Disiplinor do të zhvillohet më 20 gusht, ku pritet të merret një vendim për sjelljen e tifozëve të Zenitit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

FFM HEQ KOTIZIMIN PËR EKIPET E LIGËS SË DYTË

Published

on

Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka marrë një vendim të rëndësishëm duke hequr kotizimin për pjesëmarrje në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë.

 Për herë të parë në pothuajse 15 vjet, klubet e ligës së dytë nuk janë të detyruara të paguajnë një tarifë regjistrimi për pjesëmarrje në kampionat. Ky vendim, i marrë me iniciativën e Presidentit të FFM-së, Masar Omeragić, përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara drejt krijimit të kushteve më të mira të punës për klubet, lehtësimit financiar dhe promovimit të garës.

 Shuma totale financiare nga e cila klubet përjashtohen me këtë masë është 128,000 euro për një sezon garues, që përfaqëson mbështetje të drejtpërdrejtë dhe forcim të stabilitetit të tyre.

 Për më tepër, duke marrë parasysh që FK Besa 1976 nuk do të garojë më në sezonin 2025/26, FFM ka vendosur ta mbushë pozicionin vakant me FK Prespa. Në këtë mënyrë, garantohet mbrojtja e integritetit, vazhdimësisë dhe ekuilibrit konkurrues, si dhe respektimi i vazhdueshëm i parimeve të lojës së drejtë në Ligën e Dytë të Futbollit.

Continue Reading

Sport

KOMPLETOHET JAVA E DYTË NË LIGËN E PARË TË FUTBOLLIT

Published

on

Me ndeshjen  AP Brera – Pelisteri  që u zhvillua mbrëmë kompletohet  java e dytë e kampionatit në ligën e parë. Ekipet mysafire me  pikë  maksimale  në të gjitha ndeshjet

Me ndeshjes  e djeshme  mes AP Brera – Pelisteri  që përfundoi  me rezultatin 1-2  për mysafirët u kompletua java e  dytë e sezonit të ri  në Ligën e pare të  futbollit vendor. Kjo  javë  u karakterizua  me atë  që  në pesë  ndeshjet e zhvilluara    fitues  dolën  ekipet  mysafire , ndërsa edhe  ndeshja  mes  Shkupi – Sileksi  që  nuk u luajë  zyrtarisht është regjistruar  0-3  për ekipin nga  Kratova që do të thotë se  java e  dytë  doli  0-6  në favor të ekipeve  mysafire  ku  u regjistruan 15  gola

Në ndeshjen e  fundit  të javës së dytë që u zhvillua në Strumicë ekipi i Pelisteri pas  plot 7 sezoneve shënoi fitoren e pare  në cilësinë e mysafirit. Autor  të  golave në këtë ndeshje  ishin Antovski për  AP Brera, ndërsa Ivanovski nga penaltia dhe Boshkovski për ekipin e Pelisterit.

Sa i përket  golashënuesve   në dy ndeshjet e para  nga  2 gola kanë regjistruar Kompaore i Struga Trim Lum,  Besart Ibraimi i Shkëndijës , Dimitar  Danev e Mato Rogers Kassim të Vardarit  dhe Fereira Miguel Angel i Sileksit,

Pas  dy xhirove të zhvilluara në kampionatin e ri  2025/2026 , tabelën e kryesojnë Shkëndija, Vardari  dhe  Struga Trim Lum me  nga  6  pikë,  para Bashkimit  që ka  4 pikë, ndërsa ekipi i Makedonij a Gj.P, AP Brera dhe  Shkupi  nuk kanë të fituar  asnjë pikë

Advertisement

Rezultatet komplet të  javës së dytë

Arsimi  – Struga Trim Lum    1-2

Tikveshi – Vardari  1-2

Rabotniçki – Bashkimi    0-2

Makedonija Gj.P – Shkëndija  1-3

Advertisement

AP Brera – Pelisteri   1-2

 Shkup – Sileksi  0-3  zyrtarisht

Continue Reading

Më të lexuarat