Lajme nga vendi
Bastisje dhe ekspertizë mjeko-ligjore në telefonin të ish-zv. drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”

Me kërkesë të prokurorit publik dhe në bazë të urdhëresës së gjykatës, është bërë bastisje te ish-zëvendësdrejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Maqedonisë”, Sasho Drango, dhe po ndërmerren veprimet në procedurë para hetimore, njofton Prokuroria.
Po ashtu është duke u kryer edhe kontrolli i celularit të tij.
“Prokurori publik kompetent ka lëshuar edhe disa urdhra për MPB-në, disa prej të cilave ende janë duke u vepruar. Tek i dyshuari është bërë bastisje me kërkesë të prokurorit publik dhe me urdhër të gjykatës. Pas përfundimit të të gjitha veprimeve do të merret vendimi i prokurorit publik”, thonë nga Prokuroria Publike.
Dje u njoftua se Drango është shkarkuar nga posti i zv. drejtorit të NP “Rruga e Maqedonisë”./Telegrafi/
Lajme nga vendi
Thaçi: Bisedimet me Ali Ahmetin kanë dështuar

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi sot njoftoi se bisedimet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti kanë dështuar.
“Të dielën besoj se Kuvendi i partisë do të merr konkluza të sakta për të ardhmen.
Me keqardhje mund të konstatoi se bisedimet me Ali Ahmetin kanë dështuar”, tha Thaçi.
Për të konstatuar këtë tha se të dielën do të merr vendim edhe organet partiake.
Lajme nga vendi
Ali Ahmeti përkujton fjalët e Arbën Xhaferit: Më thoshte, “më konsidero si vëlla”

Trembëdhjetë vjet më parë u nda nga jeta politikani shqiptar nga Tetova, Arbën Xhaferi. Ali Ahmeti, kreu i BDI-së në Maqedoni të Veriut, e ka kujtuar Xhaferin, duke thënë se mungesa e tij ndjehet edhe sot.
“Edhe pse kanë kaluar 13 vjet nga ndarja e tij nga jeta, mungesa e Arbën Xhaferit ndjehet njësoj”, shkroi Ahmeti.
Më pas, ai kujtoi se si gjatë luftës së vitit 2001, “kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona”.
Ahmeti tha se edhe pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi mes tyre nuk u ndal.
“Shpesh më thoshte: ‘Më konsidero si vëlla të madh’. Dhe, ashtu ishte, një vëlla i madh, një mik i urtë dhe një mendje e kthjellët që e donte kombin mbi gjithçka”.
“I përjetshëm kujtimi për Arbën Xhaferin”, shkroi Ahmeti.
Arbën Xhaferi u nda nga jeta pasditen e 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjeçare pas një hemorragjie cerebrale në tru.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Monitorim i përforcuar i ndotjes me pajisje dhe teknologji të reja

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, gjatë vizitës në Laboratorin qendror të kwsaj ministrie ka theksuar se do të ketë monitorim të përforcuar të ndotjes së ajrit me pajisje dhe teknologji të reja.
Laboratori është pajisur me aparaturë të avancuar ICP-MS në vlerë prej 160 000 eurosh, e financuar nga UNOPS-i që do të mundësojë analizimin e saktë të metaleve të rënda në tokë, ujë dhe ajër. Gjithashtu, ka përfunduar me sukses edhe procesi i riakreditimit dhe Laboratori ka siguruar një certifikatë të re katërvjeçare që mbulon 20 metoda analitike, përfshirë matjen e zhurmës mjedisore dhe analizat e ujërave të ndotura.
“Në kuadër të projektit “EU for Clean Air”, laboratori është pajisur me aparaturë të avancuar ICP-MS në vlerë prej 160 000 eurosh, e financuar nga UNOPS-i, që do të mundësojë analizimin e saktë të metaleve të rënda në tokë, ujë dhe ajër” ka theksuar Mexhiti.
Ai gjithashtu ka njoftuar se instalimi i aparaturës dhe trajnimi i stafit do të realizohet gjatë muajit shtator, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt rritjes së kapaciteteve teknike dhe përmirësimit të cilësisë së të dhënave mjedisore.
Mexhiti informoi se gjatë periudhës së ardhshme Laboratori do të pajiset me akreditimin e metodave të reja që do tëpërforcojnë me tej kapacitetet e tij.
Laboratori Qendror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor është kyç në sistemin e mbrojtjes dhe menaxhimit të mjedisit në vend dhe shërben si një institucion teknik dhe shkencor në realizimin e detyrave ligjore dhe strategjike për monitorimin e ndotjes dhe mbrojtjen nga komponentët mjedisorë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve