Lajme nga vendi
Komuna e Çairit fiton grantin maksimal nga UNDP për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në shkolla

Komuna e Çairit është një nga vetëm tre komunat në nivel shtetëror që ka fituar grantin maksimal prej 50.000 dollarësh nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projekteve – Faza 2”, i mbështetur nga Qeveria e Suedisë dhe Byroja për Zhvillim Rajonal. Edhe pse në këtë proces kanë marrë pjesë shumë komuna, vetëm tre prej tyre kanë arritur të sigurojnë financimin maksimal.
Si e vetmja komunë shqiptare fituese e këtij granti, Komuna e Çairit, së bashku me kontributin e saj prej 376.728 denarëve, do të investojë në përgatitjen e dokumentacionit teknik për instalimin e pompave kontrolluese për ngrohje në shkollat fillore të komunës. Ky projekt synon krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe një mjedis më të qëndrueshëm energjetik në institucionet arsimore.
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës shkollore dhe rritjen e efikasitetit energjetik në institucionet arsimore.
Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar për të sjellë projekte dhe investime që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe mirëqenien e brezave të ardhshëm.
Kabineti i Kryetarit
Komuna e Çairit
Lajme nga vendi
MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.
Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.
“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.
Lajme nga vendi
Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Lajme nga vendi
I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve