Lajme nga vendi
Vrasja në afërsi të Q.T. Mavrovasja në Shkup, Elvin Kurtoviç dënohet me burgim të përjetshëm

Elvin Kurtoviç është dënuar me burgim të përjashtëm për vrasjen e Vasil Eftimovit, shkruan TV21. Elvin Kurtoviç paraprakisht pranoi fajësinë për vrasjen e Vasil Eftimovit më 20 gusht të vitit të kaluar, në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup, transmeton TV21. Ai para gjykatëses Monika Bahqovanovska tha se ka qenë nën ndikim të drogës dhe se nuk ka dashur që ngjarja të përfundojë në atë mënyrë.
“Nuk jam mirë as në anën emocionale, as psikike. Shpreh pendim për veprën penale. Nuk kam dashur ta vras, ndodhi aksident. Isha nën ndikimin e drogave disa ditë, me të vërtet. Më herët kam bërë burg për vepra të vogla, në krahasim me këtë. Shumë më vjen keq, kjo është gjithçka që kam për të thënë”, tha Kurtoviç.
Ndryshe, Vasil Eftimov ishte biznesmen dhe udhëheqës i kompanisë “Mitelmont” për shitje të pajisjeve për ujësjellës. U vra më armë zjarri, ndërsa me atë në veturë ishte edhe gruaja e tij.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve