Lajme nga vendi
BDI: Sot shënojmë katërvjetorin e nënshkrimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve

BDI në një kumtesë për media ka kujtuar katërvjetorin nënshkrimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, duke theksuar se do ta mbrojnë me çdo mjet demokratik Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nuk do të lejojnë kthim pas.
“Sot shënojmë katërvjetorin e nënshkrimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve – momenti kur pjesa legjislative e Marrëveshjes së Ohrit u përmbyll, duke i dhënë gjuhës shqipe vendin e merituar në shtetin tonë multietnik. Ky ligj nuk ishte thjesht një rregullim juridik, por një akt historik që vulosi barazinë dhe stabilitetin institucional të vendit. Por, katër vjet më vonë, shpirtrat anti-Ohër janë zgjuar sërish për të goditur aty ku zinxhiri është më i brishtë, aty ku mund të shkaktojnë më shumë përçarje – në çështjen e gjuhës, simbolin më të madh të barazisë dhe harmonisë ndëretnike”.
“Përpjekjet për të vënë në pikëpyetje kushtetutshmërinë e këtij ligji nuk janë asgjë tjetër veçse një sulm ndaj vetë themeleve të bashkëjetesës dhe orientimit euro-atlantik të vendit. BDI e konsideron këtë ndërhyrje të dirigjuar politikisht një akt regresiv, që nuk synon as drejtësi dhe as rregull institucional, por krijimin e tensioneve dhe hapjen e plagëve të së kaluarës”.
“Çdo tentativë për të kontestuar ligjin e gjuhës është një tentativë për të kontestuar Marrëveshjen e Ohrit dhe vetë rendin kushtetues të Maqedonisë së Veriut. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve shtetërore dhe faktorëve ndërkombëtarë që të mos lejojnë që vendi të rrëshqasë në rrugën e revizionizmit, që mund të çojë drejt një krize të thellë politike dhe institucionale me pasoja të paparashikueshme. BDI do të mbrojë me çdo mjet demokratik Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe nuk do të lejojë kthim pas”, thonë nga BDI.
Lajme nga vendi
MSH: Po trajnohen specializantë dhe studentë të mjekësisë, po krijojmë kapacitete sipas kritereve të larta evropiane

Në kuadër të Qendrës së Simulimit Mjekësor trajnohen specializantë, studentë të mjekësisë, ekipe të urgjencës, personel nga kujdesi intensiv, gjinekologjia dhe neonatologjia, krijohen kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve.
Simulatorët në QSM janë të teknologjisë më të avancuar, në të cilët mund të simulohen pothuajse të gjitha dukuritë dhe gjendjet patologjike të njeriut. Është një mjedis ku dija shndërrohet në përvojë, e përvoja bëhet siguri për çdo jetë që varet nga sistemi shëndetësor.
“Krijojmë kapacitete që i përshtaten kritereve më të larta evropiane dhe ku përgatitja e stafit vjen nga një model strategjik , i vendosur për edukim dhe punë të vazhdueshme. Me 600 specializantë të rinj dhe mbi 1.250 punësime në institucionet shëndetësore gjatë 45 ditëve të fundit, projektojmë shëndetësinë sipas nevojave reale të qytetarëve. Qasja jonë është e qartë – investojmë te njerëzit”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë nga ku theksojnë se ky vizion shndërrohet në praktikë përmes funksionimit të suksesshëm të Qendrës së Simulimit Mjekësor.
Lajme nga vendi
Turist turk gjendet i vdekur në një hotel në Shkup

MPB ka njoftuar se më datë 15.08.2025, në ora 07:37, në SPB Shkup është raportuar se në një hotel në rajonin e Bit Pazarit është gjetur i vdekur A.Z. (44) nga Turqia. Nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë është konstatuar vdekja pa shenja të dukshme dhune. Është kryer ekspertizë në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Lajme nga vendi
I morri 1700 euro për ta kaluar patent shoferin në Tetovë, denoncohet për mashtrim një person nga Shkupi

MPB njofton se me datë 15.08.2025, në orën 09:30, në Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës, një 19-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se ishte mashtruar për 1700 euro nga F.I. nga Shkupi, i cili i kishte premtuar se do ta ndihmonte të kalonte provimin e patentë shofeeit. Sipas raportimit, pasi i dha paratë, F.I. nuk ka pranuar të kontaktojë me të, pas së cilës ai e ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve